Që nga hyrja e saj në shtëpi, Vesa ka folur për këtë çështje me banorët e tjerë, shkruan lajmi.net.
Përveç se për ish të fejuarin e saj, Vesa ka folur edhe për familjen e tij, disa prej të cilëve edhe kanë reaguar nga jashtë.
Sipas Vesës ajo që ata po flasin jashtë po i ndihmon asaj brenda shtëpisë.
“Ata veq reklamë po më bëjnë”, thotë Vesa gjatë bisedës së saj me Ledin e cila nuk pajtohet me të.
Sipas Ledit, reklama e keqe nuk i duhet Vesës pasi që kjo mund të ndikoj në të ardhmën e saj.
Përderisa Vesa ka treguar shumë rreth lidhjes së saj me Mërgimin, ai dhe bashkëeshortja e tij kanë vendosur të heshtin./Lajmi.net/
