Arrijnë deri mbi gju, vijnë në tekstura të ndryshme nga lëkura e lëmuar dhe efektet e llakuara deri në kadife të nuancave të ndryshme
Këto çizme i bëjnë këmbët të duken më të gjata dhe më të holla dhe u japin një dukje elegante.

Së shpejti do të mbathim këto çizme, ndërkohë në listën e më të famshmeve do të përfshihen modele tërheqëse ideale për veshje pak më të shkurtra.

Tekstura e llakuar në nuancat bezhë duket elegante, veçanërisht në një xhaketë me përmasa më të mëdha.
Ky është një kombinim i mirë i stileve të verës dhe vjeshtës, transmeton Telegrafi.

Këtu hyjnë në lojë edhe fustanet e shkurtra, sepse çizmet e larta megjithatë ngrohin.

Me një fustan të vogël të zi dhe jeni gati për të dalë.