1/14/2026 7:15:29 PM

Serbia njofton për arrestimin e dy kosovarëve në kufi me Hungarinë për kontrabandë me migrantë e armë

Duhet të lexoni

Policia e Serbisë ka njoftuar se ka arrestuar të shtunën dy persona nga Kosova, në kufi me Hungarinë, të cilët dyshohen për kontrabandë me emigrantë dhe furnizim me armë.

Qindra oficerë serbë u dërguan të shtunën në një zonë kufitare me Hungarinë, ku ata arrestuan disa persona pasi të shtënat mes emigrantëve rezultuan metre persona të vrarë dhe një tjetër të plagosur, tha policia, raporton Associated Press.

Raportimet për dhunë dhe përleshje me armë janë bërë të zakonshme pranë kufirit midis Serbisë dhe vendit anëtar të Bashkimit Evropian, Hungarisë. Mijëra emigrantë kanë kampuar në zonë, duke kërkuar mënyra për të kaluar me ndihmën e kontrabandistëve.

Ministri i Brendshëm Bratislav Gasic, i cili vizitoi zonën, u zotua se “ne nuk do të lëvizim nga këtu derisa të largohet çdo person përgjegjës për ndonjë akt apo incident kriminal”.

Veprimet e policisë kanë për qëllim “frenimin e migrimit të parregullt dhe rritjen e nivelit të sigurisë në këtë pjesë të vendit, ku përplasjet mes emigrantëve janë të shpeshta, jo rrallë me përdorimin e armëve të zjarrit”, thuhet në një deklaratë.

Të premten vonë, policia serbe raportoi se ka arrestuar katër shtetas afganë dhe dy turq të dyshuar për posedim të paligjshëm të armëve dhe eksplozivëve. Nuk dihet menjëherë nëse ndonjë nga të arrestuarit do të akuzohet për të shtënat që ndodhën më herët të premten.

Përplasja e dyshuar mes grupeve të emigrantëve ka ndodhur në magazina të braktisura bujqësore pranë fshatit Horgos.

Policia bastisi zonën dhe sekuestroi dy automatikë dhe municione. Ata gjetën gjithashtu 79 emigrantë dhe i transferuan në qendrat e pritjes, thuhet në deklaratë.


- Hapsirë reklamuese - Metro Real Estate

Më shumë

Showbiz

Rudina Dembacaj thyen heshtjen, flet për fejesën me Eduart Grishaj

Rudina Dembacaj dhe marrëdhëniet e saj kanë qenë gjithmonë një temë mjaft e bujshme në median rozë.Por n& ...

Aksidentohet Osmani i “Stupcave”, kjo është gjendja e tij shëndetësore

Një aksident trafiku ka ndodhur minuta më parë në rrugën Prishtinë -Gjilan, saktësish në Graçanicë ...

Venera Lumani dhe Lind Islami bëhen prindër për herë të parë! Ja emri që i kanë vendosur djalit!

Një kapitull i ri ka nisur për çiftin Venera Lumani dhe Lind Islami, të cilët janë bërë prindër pë ...

Jetë / Stil

Konsumi i përditshëm i kosit ul rrezikun e prekjes nga kjo sëmundje

Njerëzit që hanë kos çdo ditë kanë një rrezik më të ulët të zhvillimit të osteoporoz&eum ...

Si të kuptoni personalitetin dhe karakterin e dikujt me vetëm një pyetje

Takimi me njerëz të rinj është një nga gjërat më të mira në jetë. Çdo person i rëndë ...

Shurupi i kollës me shegë dhe mjaltë! Si ta përdorni për shërim të shpejtë

Kolla nuk duhet nënvlerësuar apo anashkaluar. Ajo shkakton vështirësi në sistemin imunitar dhe e drobit organizmin. Pasi dob& ...

Sport

Tensione në Paris para ndeshjes PSG – Aston Villa, përleshen tifozët

Në prag të ndeshjes së shumëpritur të Ligës së Kampionëve mes Paris Saint-Germainit dhe Aston Villës jan& ...

Salah drejt largimit, Liverpooli përgatitë 140 milionë euro për yllin e Realit

Liverpool po përgatitet për largimin e mundshëm të Mohamed Salah duke ofruar 140 milionë euro për Rodrygo Goes të R ...

Pjesë e Bayern Munich prej 25 vitesh, Muller njofton largimin

Thomas Muller do të largohet nga Bayern Munich në fund të sezonit. Sulmuesi njoftoi këtë të Shtunë se janë mua ...
- Hapsirë reklamuese - Brain Inside Sh.P.K

Të fundit

- Hapsirë reklamuese - Metro Real Estate