1/14/2026 10:53:12 PM

Bajrami për VV-në: Parim e kishin ardhjen në pushtet, tash mashtrojnë me Zajednicë dhe injorojnë minatorët

Duhet të lexoni

Deputetja e LDK’së, Hykmete Bajrami, ka thënë se VV parim e kishin ardhjen në pushtet, ndërsa tani po mashtrojnë me Zajednicë, po i injorojnë minatorët dhe po manipulojnë me shifra.

“”E kam saktifiku veten për parime”, tha kryeministri. Çfarë ironie d.m.th. Albin Kurti gjithmonë ka qenë i ndarë nga parimet e tij. Zaten ne të gjithë e dimë që s’ke pasë parime asnjëherë. “

Ajo tha se kryeministri Kurti i ka sakrifikuar të tjerët.

“E vërteta qëndron krejt ndryshe. Albin Kurti i ka sakrifiku të tjerët për parimet që nuk i ka pasë kurrë. Ka sakrifiku aktivistë të LVV-së, ka shpallë tradhtarë, ka mashtru 51% të votuesve në zgjedhjet e fundit. Ia ka humbur Kosovës disa vite dhe është kthyer jo në pikën zero, por diku nën të, në minus.”

Ajo ka kritikuar Kurtin dhe ministrin Murati që nuk kanë folur në lidhje me minatorët që janë duke grevuar qe 6 ditë.

“Minatorët janë në grevë urie që disa ditë, disa prej tyre tanimë në spital për shkak të gjendjes jo të mirë shëndetësore dhe a e keni dëgju Kryeministrin të thotë një fjalë për ata? Ministrin e Ekonomisë – JO. Të gjithë ne e dimë se sikur Albini të ishte në opozitë gjasat janë maksimale se ai do të ishte bashkangjitur grevës së minatorëve që disa ditë. Tani në pushtet ‘të majtit’ janë kundër sindikatave, kundër punëtorëve të arsimit, kundër minatorëve dhe me politika populliste kundër qytetarëve të vendit.”

Ajo ka komentuar dhe disa shifra tw publikuara nga pushteti.

“Që po thuajse tri vjet në pushtet LVV ke arritur të realizojë të vetmin gjë që ka thanë nuk do ta bëjë kurrë ‘ZAJEDNICËN’. Hekuran Muratit për çudi i rritet punësimi kur i bie rritja ekonomike në 2.02% dhe kur i bien eksportet -10%, Ministri i Financave tha se për herë të parë 410 mijë të punësuar, që nga 1999 trendi është pozitiv por më i ngadalti në tri vitet e fundit. Nga rreth 900 milionë të ndara për investime kapitale për vitin 2023, deri më 30 shtator janë realizuar vetëm 263 milionë. Super Ministri rreth 40 milionë euro mjete vetanake të komunave i ka mbajtur të bllokuara deri në muajin gusht. Subvencionet po ju shkojnë mirë, pa asnjë kriter në baza ditore po ndajnë mjete. Kujt dhe si, sigurisht se do të dalin në sipërfaqe pak më vonë.”

Ajo ka pyetur pushtetin nëse transparenca ka qenë parim i tyre.

“Transparenca a ka qenë ndonjëherë parim i juaji, çka ndodhi pse po frikësoheni t’i njoftoni qytetarët për “sakrificat” që keni bërë ditëve të fundit, po Rezolutën që e patëm nxjerrë bashkë kur ishit në opozitë për raportim në Kuvend?!”


- Hapsirë reklamuese - Metro Real Estate

Më shumë

Showbiz

Rudina Dembacaj thyen heshtjen, flet për fejesën me Eduart Grishaj

Rudina Dembacaj dhe marrëdhëniet e saj kanë qenë gjithmonë një temë mjaft e bujshme në median rozë.Por n& ...

Aksidentohet Osmani i “Stupcave”, kjo është gjendja e tij shëndetësore

Një aksident trafiku ka ndodhur minuta më parë në rrugën Prishtinë -Gjilan, saktësish në Graçanicë ...

Venera Lumani dhe Lind Islami bëhen prindër për herë të parë! Ja emri që i kanë vendosur djalit!

Një kapitull i ri ka nisur për çiftin Venera Lumani dhe Lind Islami, të cilët janë bërë prindër pë ...

Jetë / Stil

Konsumi i përditshëm i kosit ul rrezikun e prekjes nga kjo sëmundje

Njerëzit që hanë kos çdo ditë kanë një rrezik më të ulët të zhvillimit të osteoporoz&eum ...

Si të kuptoni personalitetin dhe karakterin e dikujt me vetëm një pyetje

Takimi me njerëz të rinj është një nga gjërat më të mira në jetë. Çdo person i rëndë ...

Shurupi i kollës me shegë dhe mjaltë! Si ta përdorni për shërim të shpejtë

Kolla nuk duhet nënvlerësuar apo anashkaluar. Ajo shkakton vështirësi në sistemin imunitar dhe e drobit organizmin. Pasi dob& ...

Sport

Tensione në Paris para ndeshjes PSG – Aston Villa, përleshen tifozët

Në prag të ndeshjes së shumëpritur të Ligës së Kampionëve mes Paris Saint-Germainit dhe Aston Villës jan& ...

Salah drejt largimit, Liverpooli përgatitë 140 milionë euro për yllin e Realit

Liverpool po përgatitet për largimin e mundshëm të Mohamed Salah duke ofruar 140 milionë euro për Rodrygo Goes të R ...

Pjesë e Bayern Munich prej 25 vitesh, Muller njofton largimin

Thomas Muller do të largohet nga Bayern Munich në fund të sezonit. Sulmuesi njoftoi këtë të Shtunë se janë mua ...
- Hapsirë reklamuese - Brain Inside Sh.P.K

Të fundit

- Hapsirë reklamuese - Metro Real Estate