Postimi i fundit i Matthew Perry në profilin e tij në Instagram, tregon aktorin teksa relakzohet në xhakuzin e tij, që supozohet se i mori jetën, vetëm pak ditë para se ai të gjendej pa ndjenja në moshën 54-vjeçare.
Postimi i fundit i Matthew në Instagram ishte bërë para pesë ditësh, në të cilin shihet duke u relaksuar në xhakuzi në orët e vona të natës, me kufje ne vesh dhe me një pamje të mrekullueshme të qytetit.
Oh, ky uji kaq i ngrohtë që vërtitet përreth, të bën të ndihesh mirë? Unë jam Mattman”, ka shkruar akotri bashkangjitur postimit.
Burime pranë autoriteteve kanë raportuar se aktori është gjetur pa ndjenja në shtëpinë e tij, ditën e shtunë, në Los Anxheles, në orën 16:00 pasi asistenti i tij ka njoftuar ambulancën, pasi dyshonte për një arresti kardiak.
Burimet kanë shtuar gjithashtu se aktori është gjendur brenda xhakuzit pa shenja jeta ndërkohë që nuk janë gjetur gjurmë të përdorimit të drogërave në skenën e ngjarjes.
Thuhet se ai kishte luajtur një lojë dy-orëshe “Pickleball” para vdekjes së tij, pas së cilës ai dërgoi asistentin e tij jashtë për të kryer një punë. Kur u kthye, asistenti besohet se e gjeti Perry-n pa ndjenja dhe menjëherë telefonoi ambulancën.
Perry është më i famshëm për rolin e tij si Chandler Bing në serialin e viteve ’90, i cili u shfaq për 10 sezone.
Personazhi i tij ishte i preferuar nga fansat. Ndërsa ‘Friends’ i dha famën, aktori ka luajtuar edhe në filma të tjerë si ‘Boys Will Be Boys’, Groëing Pains’, ‘Silver Spoons’, ‘Charles në Charge, “Sydney”, “Beverly Hills, 90210”, “Home Free”, “Ally McBeal”, “The ëest ëing”, “Scrubs” dhe “Studio 60 në Sunset Strip”.