1/16/2026 4:48:28 AM

Vuçiq thotë se s’do t’i zbatoj pikat që kanë të bëjnë me njohjen e Kosovës

Duhet të lexoni

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, në një intervistë për “TV Prva” ka thënë se në Bruksel të enjten ua ka bërë të qartë presidentit të Francës, Emmanuel Macron, kancelarit gjerman Olaf Scholz, kryeministres së Italisë, Giorgia Meloni, përfaqësuesit të lartë të BE-së për politikë të jashtme Josep Borrell, presidentit të Këshillit Evropian, Charles Michel dhe emisarit për dialogun Kosovë – Serbi, Miroslav Lajçak, se nuk do ta zbatojë asnjë pikë të marrëveshjes që ka të bëjë me njohjen e Kosovës apo anëtarësimin e saj në OKB.

Vuçiq dhe kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, të enjten në Bruksel zhvilluan takime të ndara me krerët e shteteve më të fuqishme evropiane dhe krerët e BE-së. Takimet u zhvilluan në margjina të Samitit të BE-së.

“Vendi ynë nuk është në pozitë të lehtë, por njerëzit nuk kanë arsye për t’u shqetësuar. Kur flasim për Banjskën, shumë thonë se vdiq një person, por vdiqën katër. Ne jemi gati t’i përmbushim gjërat që nuk kanë të bëjnë me plotësimin e kushteve për Pavarësinë e Kosovës. Ne jemi të gatshëm të bëjmë tjerat dhe dikush duhet ta formojë AKS-në. Shqiptarët po mendojnë dredhi pas dredhie. Nuk po ja dalin, por kjo është në dëm të popullit tonë në Kosovë, që po vuajnë nga terrori i Kurtit”, tha Vuçiq.

Vuçiqi tha se negociatat janë si “një rreth vicioz dhe se shqiptarët po shpikin dredhi pas dredhie”.

Nga Qeveria e Kosovës, pas takimit në Bruksel, u tha se kryeministri Kurti ofroi të nënshkruhej marrëveshja e Brukselit dhe aneksi i zbatimit i dakorduar në Ohër. Dhe se Kosova është e gatshme t’i plotësojë të gjitha pikat, përfshirë edhe pranimin e draftit “modern evropian” të Asociacionit të komunave me shumicë serbe që u ofrua nga emisarët.

“Por, Vuçiqi refuzoi këtë dhe deshi t’ia bashkëngjiste një letër shtesë marrëveshjes me të cilën praktikisht zhbën tri parime të Marrëveshjes bazë, aneksit të Zbatimit si dhe të draftit të propozuar nga pesë emisarët më 21 tetor të vitit 2023”, u tha nga Qeveria.

Vuçiqi ka thënë se nuk ka kërkuar të pranohet asnjë letër anësore.

“Nuk kam ofruar asnjë letër anësore, siç ka thënë Kurti. Kam thënë se jemi të gatshëm t’i kryejmë obligimet tona, pastaj kam vënë presje dhe kam shtuar se nuk mund të pranojmë asgjë që ka të bëjë me njohjen e Kosovës apo anëtarësimin në OKB. E kam thënë në Ohër dhe në Chisinau, e kam thënë çdo herë”, tha Vuçiq.

Ai ka thënë se është konsultuar me juristë e profesorë dhe insiston çdo herë në këto dy çështje.

“Kurti nuk dëshiron të flasë për AKS-në. E patë që në shumë vende ka akterë politikë që nuk duan ta shohin AKS-në, si rasti i Alicia Kearnsit. Nga ana tjetër, autoritetet në Gjermani po kërkojnë zbatimin e tij, por e kam fjalën për disa qarqe tjera”, ka thënë Vuçiq.

Vuçiqi ka thënë se në Bruksel në Samit ishte kërkuar të dënohej sulmi në Banjskë.

“Ata kërkuan që të dënohet akti i dhunshëm i grupeve paraushtarake të cilat janë mbështetur nga autoritetet serbe. Fqinjët tanë donin ta fusnin këtë, por nuk kaloi. Të gjithë e dinë se kush janë fqinjë. Shqiptarët nuk janë, ata nuk janë anëtarë të Këshillit Evropian”, tha ai.

Presidenti i Serbisë është mburrur se është vendi i vetëm që nuk i ka vendosur Rusisë sanksione.

“Unë kam zhvilluar politikë të përgjegjshme dhe serioze”.

Ai ka treguar edhe si refuzoi të nënshkruante atë që i propozoi presidenti francez Macron.

“Unë isha ulur përballë Macronit, Scholzit, Borrellit, Lajçakut. Macroni më jep letra dhe ai më thonë të nënshkruajë, dhe unë ulem vetëm dhe llogaris me kokë dhe në fund u them se kam Kushtetutën e Serbisë, të cilën e dua dhe e respektoj dhe nuk mund ta nënshkruaj”..KOHA

MM


- Hapsirë reklamuese - Metro Real Estate

Më shumë

Showbiz

Rudina Dembacaj thyen heshtjen, flet për fejesën me Eduart Grishaj

Rudina Dembacaj dhe marrëdhëniet e saj kanë qenë gjithmonë një temë mjaft e bujshme në median rozë.Por n& ...

Aksidentohet Osmani i “Stupcave”, kjo është gjendja e tij shëndetësore

Një aksident trafiku ka ndodhur minuta më parë në rrugën Prishtinë -Gjilan, saktësish në Graçanicë ...

Venera Lumani dhe Lind Islami bëhen prindër për herë të parë! Ja emri që i kanë vendosur djalit!

Një kapitull i ri ka nisur për çiftin Venera Lumani dhe Lind Islami, të cilët janë bërë prindër pë ...

Jetë / Stil

Konsumi i përditshëm i kosit ul rrezikun e prekjes nga kjo sëmundje

Njerëzit që hanë kos çdo ditë kanë një rrezik më të ulët të zhvillimit të osteoporoz&eum ...

Si të kuptoni personalitetin dhe karakterin e dikujt me vetëm një pyetje

Takimi me njerëz të rinj është një nga gjërat më të mira në jetë. Çdo person i rëndë ...

Shurupi i kollës me shegë dhe mjaltë! Si ta përdorni për shërim të shpejtë

Kolla nuk duhet nënvlerësuar apo anashkaluar. Ajo shkakton vështirësi në sistemin imunitar dhe e drobit organizmin. Pasi dob& ...

Sport

Tensione në Paris para ndeshjes PSG – Aston Villa, përleshen tifozët

Në prag të ndeshjes së shumëpritur të Ligës së Kampionëve mes Paris Saint-Germainit dhe Aston Villës jan& ...

Salah drejt largimit, Liverpooli përgatitë 140 milionë euro për yllin e Realit

Liverpool po përgatitet për largimin e mundshëm të Mohamed Salah duke ofruar 140 milionë euro për Rodrygo Goes të R ...

Pjesë e Bayern Munich prej 25 vitesh, Muller njofton largimin

Thomas Muller do të largohet nga Bayern Munich në fund të sezonit. Sulmuesi njoftoi këtë të Shtunë se janë mua ...
- Hapsirë reklamuese - Brain Inside Sh.P.K

Të fundit

- Hapsirë reklamuese - Metro Real Estate