1/16/2026 8:31:40 AM

Irani: Sulmet e Izraelit në Gazë mund t'i detyrojnë të gjithë të veprojnë

Duhet të lexoni

Presidenti iranian, Ebrahim Raisi, tha më 29 tetor se bombardimet e vazhdueshme të Izraelit në Gazë “mund të detyrojë të gjithë” të veprojnë. Ky është paralajmërimi i fundit i lëshuar nga Republika Islamike që kur nisi lufta mes Izraelit dhe grupit militant palestinez, Hamas, tri javë më parë.

Izraeli ka bombarduar territorin e Rripit të Gazës që kur militantët e Hamasit sulmuan jugun e Izraelit më 7 tetor, duke vrarë mbi 1.400 persona, shumica prej tyre civilë.

Që atëherë, në Gazë janë vrarë mbi 7.700 persona, gjysma e tyre fëmijë, sipas Ministrisë së Shëndetësisë në Gazë.

“Krimet e regjimit zionist kanë kaluar vijat e kuqe dhe kjo mund të detyrojë të gjithë që të ndërmarrin veprime”, shkroi Raisi në X, që më herët njihej si Twitter.

“Uashingtoni na ka kërkuar ne që të mos bëjmë asgjë, por ata vazhdojnë t’i japin mbështetje të madhe Izraelit”, tha ai.

“SHBA-ja ka dërguar mesazh te Boshti i Rezistencës, por ka marrë një përgjigje të qartë në fushëbetejë”, tha Raisi, duke iu referuar rrjetit që ka Republika Islamike dhe aleatët e saj, sikurse Hezbollahu në Liban, rebelët huthi në Jemen dhe forca të tjera shiite në Irak dhe Siri.

Edhe pse nuk është ende e qartë se çfarë iu referua Raisi, megjithatë ka pasur një sërë sulmes ndaj forcave amerikane në Irak dhe Siri, por edhe shkëmbim të zjarrit midis Hezbollahut dhe forcave izraelite në kufi me Libanin që kur ka nisur lufta midis Izraelit dhe Hamasit.

Irani, që mbështet financiarisht dhe ushtarakisht Hamasin, e ka cilësuar sulmin e 7 tetorit të grupit militant palestinez si “sukses”.

Megjithatë, Teherani ka insistuar se nuk ka qenë i përfshirë në sulm.

“Irani e konsideron si detyrë për të mbështetur grupet e rezistencës, por grupet e rezistencës janë të pavarura sa i përket mendimeve të tyre, vendimeve dhe veprimeve”, tha një ditë më parë Raisi gjatë një interviste për Al-Jazeera./REL


- Hapsirë reklamuese - Metro Real Estate

Më shumë

Showbiz

Rudina Dembacaj thyen heshtjen, flet për fejesën me Eduart Grishaj

Rudina Dembacaj dhe marrëdhëniet e saj kanë qenë gjithmonë një temë mjaft e bujshme në median rozë.Por n& ...

Aksidentohet Osmani i “Stupcave”, kjo është gjendja e tij shëndetësore

Një aksident trafiku ka ndodhur minuta më parë në rrugën Prishtinë -Gjilan, saktësish në Graçanicë ...

Venera Lumani dhe Lind Islami bëhen prindër për herë të parë! Ja emri që i kanë vendosur djalit!

Një kapitull i ri ka nisur për çiftin Venera Lumani dhe Lind Islami, të cilët janë bërë prindër pë ...

Jetë / Stil

Konsumi i përditshëm i kosit ul rrezikun e prekjes nga kjo sëmundje

Njerëzit që hanë kos çdo ditë kanë një rrezik më të ulët të zhvillimit të osteoporoz&eum ...

Si të kuptoni personalitetin dhe karakterin e dikujt me vetëm një pyetje

Takimi me njerëz të rinj është një nga gjërat më të mira në jetë. Çdo person i rëndë ...

Shurupi i kollës me shegë dhe mjaltë! Si ta përdorni për shërim të shpejtë

Kolla nuk duhet nënvlerësuar apo anashkaluar. Ajo shkakton vështirësi në sistemin imunitar dhe e drobit organizmin. Pasi dob& ...

Sport

Tensione në Paris para ndeshjes PSG – Aston Villa, përleshen tifozët

Në prag të ndeshjes së shumëpritur të Ligës së Kampionëve mes Paris Saint-Germainit dhe Aston Villës jan& ...

Salah drejt largimit, Liverpooli përgatitë 140 milionë euro për yllin e Realit

Liverpool po përgatitet për largimin e mundshëm të Mohamed Salah duke ofruar 140 milionë euro për Rodrygo Goes të R ...

Pjesë e Bayern Munich prej 25 vitesh, Muller njofton largimin

Thomas Muller do të largohet nga Bayern Munich në fund të sezonit. Sulmuesi njoftoi këtë të Shtunë se janë mua ...
- Hapsirë reklamuese - Brain Inside Sh.P.K

Të fundit

- Hapsirë reklamuese - Metro Real Estate