Ambasadorja e Izraelit në Kosovë, Tamar Ziv, është shprehur mirënjohëse për mbështetjen e palëkundur të Kosovës ndaj Izraelit lidhur me sulmet e fundit të ndodhura nga Hamasi në këtë vend.
Ziv ka thënë se mbështetja e Kosovës në këto ditë të vështira ka një rëndësi të madhe për Izraelin.
“Jemi thellësisht mirënjohës për mbështetjen e palëkundur nga miqtë tanë në Kosovë. Mbështetja juaj ka një rëndësi të madhe për ne në këto ditë jashtëzakonisht të errëta dhe të vështira. Ndërsa situata në Izrael vazhdon të zhvillohet, zemrat dhe mendimet tona janë me familjet dhe komunitetet në rajonin jugor”, ka shkruar ajo.