11/24/2025 2:23:16 AM

Gazetari Radovanoviq: Vuçiq porositësi, Radoiçiq realizuesi i ngjarjes në Banjskë

Duhet të lexoni

Mendoj se shteti i Serbisë qëndron pas asaj që ndodhi në Banjskë të Kosovës dhe ne ende nuk i kemi parë kthesat emocionuese të dramës tashmë të përgjakshme, thotë në një intervistë për Geopost, gazetari dhe publicisti Rade Radovanoviq.

Radovanoviq është autor i librit “Të qeshura nën trekëmbësh: “Çfarë do të donit të mos dinit për luftën në Kosovë”, i cili i përkthyer në shqip (nga Flaka Surroi) u botua edhe në Kosovë.

Bashkëbiseduesi i TheGeopost beson se ngjarjet e fundit në Banjskë nuk janë organizuar me iniciativën personale të Milan Radoiçiqit, pavarësisht se çfarë thotë Vuçiq.

“Ai (Radoiçiq) është zbatues i një nisme të caktuar, mendoj, shtetërore që mund të përkufizohet edhe si parashtetërore, pra shteti i Serbisë, dhe pastaj si i tillë është dëshmitar i rrezikshëm sepse nuk ka gjasa që sipas kushteve të caktuara të procedurës së drejtë, një dëshmitar i tillë do të pajtohej me çdo gjë dhe për çdo gjë, të mbronte dikë që miratoi dhe ishte në dijeni, e ai është Aleksandar Vuçiq”.

Radovanoviq thekson se shteti i Serbisë është pothuajse pronë private e një autokrati, i cili në kushte të tilla është edhe prokurori, edhe gjykatësi, edhe shteti edhe media.

Duket se varianti epik shpesh thirret në Serbi për ndihmë dhe kështu mendohet.

“Propaganda e tillë vazhdon sepse nacionalizmi që çon në shovinizëm drastik, veçanërisht ndaj shqiptarëve, dhe këtë jam përpjekur ta trajtoj në librin tim që trajton luftën në Kosovë në vitet 1998/99, është terren pjellor për rindezjen, ndezjen e të gjithë ekstremizmit, dhe mbi të gjitha, i nacionalizmit dhe shovinizmit që me qëllim, d.m.th., “plotësisht logjikisht” vjen deri në pikën që nuk ka më, se nuk mund të tolerohet, por duhet të hyjmë në luftë edhe një herë, gjë e cila u paralajmërua nga qindra grafite 50 metra, 100 metra, që jepte shumë qartë direktivën për të mos thënë komandën: ‘Kur të kthehet ushtria në Kosovë’.


- Hapsirë reklamuese - Metro Real Estate

Më shumë

Showbiz

Rudina Dembacaj thyen heshtjen, flet për fejesën me Eduart Grishaj

Rudina Dembacaj dhe marrëdhëniet e saj kanë qenë gjithmonë një temë mjaft e bujshme në median rozë.Por n& ...

Aksidentohet Osmani i “Stupcave”, kjo është gjendja e tij shëndetësore

Një aksident trafiku ka ndodhur minuta më parë në rrugën Prishtinë -Gjilan, saktësish në Graçanicë ...

Venera Lumani dhe Lind Islami bëhen prindër për herë të parë! Ja emri që i kanë vendosur djalit!

Një kapitull i ri ka nisur për çiftin Venera Lumani dhe Lind Islami, të cilët janë bërë prindër pë ...

Jetë / Stil

Konsumi i përditshëm i kosit ul rrezikun e prekjes nga kjo sëmundje

Njerëzit që hanë kos çdo ditë kanë një rrezik më të ulët të zhvillimit të osteoporoz&eum ...

Si të kuptoni personalitetin dhe karakterin e dikujt me vetëm një pyetje

Takimi me njerëz të rinj është një nga gjërat më të mira në jetë. Çdo person i rëndë ...

Shurupi i kollës me shegë dhe mjaltë! Si ta përdorni për shërim të shpejtë

Kolla nuk duhet nënvlerësuar apo anashkaluar. Ajo shkakton vështirësi në sistemin imunitar dhe e drobit organizmin. Pasi dob& ...

Sport

Tensione në Paris para ndeshjes PSG – Aston Villa, përleshen tifozët

Në prag të ndeshjes së shumëpritur të Ligës së Kampionëve mes Paris Saint-Germainit dhe Aston Villës jan& ...

Salah drejt largimit, Liverpooli përgatitë 140 milionë euro për yllin e Realit

Liverpool po përgatitet për largimin e mundshëm të Mohamed Salah duke ofruar 140 milionë euro për Rodrygo Goes të R ...

Pjesë e Bayern Munich prej 25 vitesh, Muller njofton largimin

Thomas Muller do të largohet nga Bayern Munich në fund të sezonit. Sulmuesi njoftoi këtë të Shtunë se janë mua ...
- Hapsirë reklamuese - Brain Inside Sh.P.K

Të fundit

- Hapsirë reklamuese - Metro Real Estate