Në një intervistë për “Sky News” ai ka prezantuar detaje të reja nga dëshmia e ish-nënkryetarit të Listës Serbe, se një pjesë të armëve, përveç BeH-së, dyshohet se i ka blerë edhe në Serbi dhe Kroaci. Ai ka paraqitur edhe detaje të reja. I pyetur për pretendimet e Prishtinës se Beogradi gjoja i ka planifikuar ngjarjet në Banjskë, presidenti i Serbisë thotë, se është gjithmonë më e lehtë të akuzosh Beogradin.
“Nuk mund ta ekstradoj Milan Radoiçiçin në Prishtinë, sepse ne nuk e njohim Kosovën, ai ishte aleat i ngushtë, por jo mik”, ka thënë presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç.
Presidenti serb përsërit se pjesëtarët e Policisë së Kosovës përdorin edhe armë të prodhuara në Serbi, por Serbia nuk ua ka shitur atyre.
“Ata djem që i ndiqnin serbët dhe që janë nga Policia e Kosovës, mbanin AK të prodhuara këtu në Kragujevc”, tha Vuçiç.