11/22/2025 4:54:57 AM

Shqiptarët mendojnë se sulmi terrorist do t’i përshkallëzojë tensionet Kosovë-Serbi

Duhet të lexoni

Qytetarët shqiptarë mendojnë se sulmi terrorist në Banjskë të Zveçanit do t’i përshkallëzojë tensionet mes Kosovës dhe Serbisë. Sipas sondazhit të publikuar në faqen e Webit të Top Channel pyetjes: A mendoni se sulmi terrorist në veri të Kosovës do t’i përshkallëzojë tensionet Kosovë-Serbi?  

50.56% e votuesve kanë votuar opsionin Po, ndërsa 49.44% opsionin Jo.

Diferenca mes dy alternativave është shumë e vogël, ku një pjesë e shqiptarëve mendojnë se ndërhyrja e ndërkombëtarëve mund ta ndalojë përshkallëzimin e mëtejshëm dhe me fare pak diferencë, pjesa tjetër mendojnë se nuk do të ndikojë në shtimin më shumë të tensioneve midis dy vendeve.Kujtojmë se situata mes Kosovës dhe Serbisë vijon prej vitesh tashmë e tensionuar, ku kjo e fundit ende nuk e njeh Republikën e Kosovës.

Policia e Kosovës u sulmua në orët e para të 24 shtatorit nga një grup i armatosur në veri të Kosovës. Si pasojë e sulmeve mbeti i vrarë rreshteri i Policisë së Kosovës, Afrim Bunjaku, ndërsa mbetën të vdekur edhe tre sulmues pas përballjes me policinë. Policia e Kosovës është ende duke kryer hetime në zonën malore të Banjskës, pas sulmit terrorist.

Autoritetet e Kosovës kanë fajësuar Serbinë për sulmin, por autoritetet në Beograd e kanë hedhur poshtë këtë akuzë. Përgjegjësinë për sulmin në Banjskë e ka marrë Millan Radojçiç, ish-nënkryetar i Listës Serbe. Sulmi ndaj Policisë në Banjskë është dënuar ashpër nga Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian dhe është bërë thirrje për përballjen e autorëve me drejtësinë.

Top Channel


- Hapsirë reklamuese - Metro Real Estate

Më shumë

Showbiz

Rudina Dembacaj thyen heshtjen, flet për fejesën me Eduart Grishaj

Rudina Dembacaj dhe marrëdhëniet e saj kanë qenë gjithmonë një temë mjaft e bujshme në median rozë.Por n& ...

Aksidentohet Osmani i “Stupcave”, kjo është gjendja e tij shëndetësore

Një aksident trafiku ka ndodhur minuta më parë në rrugën Prishtinë -Gjilan, saktësish në Graçanicë ...

Venera Lumani dhe Lind Islami bëhen prindër për herë të parë! Ja emri që i kanë vendosur djalit!

Një kapitull i ri ka nisur për çiftin Venera Lumani dhe Lind Islami, të cilët janë bërë prindër pë ...

Jetë / Stil

Konsumi i përditshëm i kosit ul rrezikun e prekjes nga kjo sëmundje

Njerëzit që hanë kos çdo ditë kanë një rrezik më të ulët të zhvillimit të osteoporoz&eum ...

Si të kuptoni personalitetin dhe karakterin e dikujt me vetëm një pyetje

Takimi me njerëz të rinj është një nga gjërat më të mira në jetë. Çdo person i rëndë ...

Shurupi i kollës me shegë dhe mjaltë! Si ta përdorni për shërim të shpejtë

Kolla nuk duhet nënvlerësuar apo anashkaluar. Ajo shkakton vështirësi në sistemin imunitar dhe e drobit organizmin. Pasi dob& ...

Sport

Tensione në Paris para ndeshjes PSG – Aston Villa, përleshen tifozët

Në prag të ndeshjes së shumëpritur të Ligës së Kampionëve mes Paris Saint-Germainit dhe Aston Villës jan& ...

Salah drejt largimit, Liverpooli përgatitë 140 milionë euro për yllin e Realit

Liverpool po përgatitet për largimin e mundshëm të Mohamed Salah duke ofruar 140 milionë euro për Rodrygo Goes të R ...

Pjesë e Bayern Munich prej 25 vitesh, Muller njofton largimin

Thomas Muller do të largohet nga Bayern Munich në fund të sezonit. Sulmuesi njoftoi këtë të Shtunë se janë mua ...
- Hapsirë reklamuese - Brain Inside Sh.P.K

Të fundit

- Hapsirë reklamuese - Metro Real Estate