11/15/2025 5:52:39 PM

A mund të bëhet regjistrimi i popullsisë në veri: Flasin nga ASK

Duhet të lexoni

Kryeshefi i Agjencisë së Statistikave të Kosovës, Ilir Berisha, i tha Ekonomia Online, se sipas rekomandimeve ndërkombëtare që regjistrimit i popullsisë të jetë i suksesshëm kërkohen disa parakushte.

Sipas tij, nuk rekomandohet që ky proces të zhvillohet kur situata politike është e tensionuar, e duke marr parasysh situatën në veri të vendit ai tha se shpreson që edhe këto komuna me shumicë serbe të marrin pjesë në këtë proces.

“Në rekomandimet ndërkombëtare të regjistrimit të popullsisë për një regjistrim të suksesshëm kërkohen parakushtet. Zakonisht kërkohen që në një vend të mos ketë zgjedhje për shkak se fushatat mund të ngatërrohen me njëra tjetrën dhe nuk rekomandohet të ketë të njëjtën kohë fushat për regjistrim të popullsisë dhe për zgjedhje”.

“Pastaj situatat e jashtëzakonshme siç ishte rasti i pandemisë apo tërmeteve, apo fatkeqësitë e tjera natyrore. Gjithashtu edhe situata politike konsiderohen që nuk rekomandohet të organizohet regjistrim i popullsisë në ato zona. Ne besojmë dhe shpresojmë që do të mbizotëroj paqja dhe do të krijohen kushte që me një nëntor të realizohet regjistrimi i popullsisë edhe në këto katër komuna veriore”, tha ai.

Berisha shtoi se shtyrja e procesit të regjistrimit të popullsisë për 1 nëntor, është bërë për shkak të vonimit të procedurave për ta trajtuar marrëveshjen e bashkëpunimit me Zyrën e Kombeve të Bashkuara për Shërbimet e Projekteve (UNOPS).

Berisha tha se legjislacioni në Kosovë në momentin kur ka marrëveshje në vlera të mëdha kërkohen proceduar më të gjata.

“Siç e dini ASK-ja është e përkushtuar në realizimin e projektit të regjistrimit të popullsisë, ekonomive shtëpiake dhe banesave si projekti më i madh nacional statistikor në Kosovë si gjithandej në gjitha vendet e botës. Në kemi filluar angazhimin tonë që nga viti 2019, ligji është aprovuar në vitin 2022 dhe në shator të viti 2022 është caktuar data e fillimit në teren me 1 shtator 2023”.

“Ne provuam që të arrihet një marrëveshje siç ishte praktikë që gjitha procedurat të zhvillohen përmes një marrëveshje me organizatën UNOPS, procedurat e prokurorimit dhe aktivitete e tjera, duke e parë që ata në baze të legjislacionit që kanë procedojnë me procedura më të shpejta duke e ditur që legjislacioni jonë aktual ka proceduar të zgjatura për kontrate që kanë vlera të mëdha. Pas disa muajve ne nuk arritëm të nënshkruajmë këtë marrëveshje dhe filluam që aktivitetet tona të i realizojmë përmes procedurave tona atëherë kërkuam nga qeveria nga kryeministri që të na jap afat edhe për dy muaj të tjerë”, tha ai.

Regjistrimi i fundit i popullsisë në Kosovë është bërë në vitin 2011, ndërsa regjistrimi që është dashur të bëhet në vitin 2021, është shtyrë për shkak të pandemisë Covid-19.

Sipas regjistrimit të 2011 numri i përgjithshëm i banorëve në Kosovë, llogaritet të jetë rreth 1.8 milion banorë. Por që në këtë regjistrim nuk ishin përfshirë banorët e komunave me shumicë serbe në veri të Kosovë – Leposaviq, Zubin Potok, Zveçan dhe Mitrovicë e Veriut, të cilat në atë kohë ata kishin refuzuar të merrnin pjesë në këtë procesin. /EO


- Hapsirë reklamuese - Metro Real Estate

Më shumë

Showbiz

Rudina Dembacaj thyen heshtjen, flet për fejesën me Eduart Grishaj

Rudina Dembacaj dhe marrëdhëniet e saj kanë qenë gjithmonë një temë mjaft e bujshme në median rozë.Por n& ...

Aksidentohet Osmani i “Stupcave”, kjo është gjendja e tij shëndetësore

Një aksident trafiku ka ndodhur minuta më parë në rrugën Prishtinë -Gjilan, saktësish në Graçanicë ...

Venera Lumani dhe Lind Islami bëhen prindër për herë të parë! Ja emri që i kanë vendosur djalit!

Një kapitull i ri ka nisur për çiftin Venera Lumani dhe Lind Islami, të cilët janë bërë prindër pë ...

Jetë / Stil

Konsumi i përditshëm i kosit ul rrezikun e prekjes nga kjo sëmundje

Njerëzit që hanë kos çdo ditë kanë një rrezik më të ulët të zhvillimit të osteoporoz&eum ...

Si të kuptoni personalitetin dhe karakterin e dikujt me vetëm një pyetje

Takimi me njerëz të rinj është një nga gjërat më të mira në jetë. Çdo person i rëndë ...

Shurupi i kollës me shegë dhe mjaltë! Si ta përdorni për shërim të shpejtë

Kolla nuk duhet nënvlerësuar apo anashkaluar. Ajo shkakton vështirësi në sistemin imunitar dhe e drobit organizmin. Pasi dob& ...

Sport

Tensione në Paris para ndeshjes PSG – Aston Villa, përleshen tifozët

Në prag të ndeshjes së shumëpritur të Ligës së Kampionëve mes Paris Saint-Germainit dhe Aston Villës jan& ...

Salah drejt largimit, Liverpooli përgatitë 140 milionë euro për yllin e Realit

Liverpool po përgatitet për largimin e mundshëm të Mohamed Salah duke ofruar 140 milionë euro për Rodrygo Goes të R ...

Pjesë e Bayern Munich prej 25 vitesh, Muller njofton largimin

Thomas Muller do të largohet nga Bayern Munich në fund të sezonit. Sulmuesi njoftoi këtë të Shtunë se janë mua ...
- Hapsirë reklamuese - Brain Inside Sh.P.K

Të fundit

- Hapsirë reklamuese - Metro Real Estate