Në vend që të “shantazhojë” serbët nga Kosova nga autoritetet, do të ishte “këshillë shumë më e mirë” që presidenti i Serbisë të dëgjojë zërat e serbëve autentikë nga Kosova, edhe nëse nuk i pëlqejnë ata, ka deklaruar redaktori i ‘Radio Gorazhdevac’ Darko Dimitrijeviq p[r portalin serb ‘N1’.
“Kjo do të ishte më produktive. Dhe sikur të kishte qenë kështu gjatë gjithë këtyre 10 viteve, të gjithë do të ishim në një pozitë shumë më të mirë dhe ndoshta nuk do të flisnim për Banjskën”.
Në këtë mënyrë, pas sulmit ndaj policit të Kosovës, kur ai mbeti i vrarë, dhe konfliktit që shpërtheu, ai beson se kryeministri i Kosovës është në “pozitë shumë më të mirë se sa ishte javën e kaluar”.
Nuk do të ishte çudi nëse do ta ndalonin Listën Serbe, por kjo mbetet për t’u parë, duke pasur parasysh se “gjërat serviren ngadalë”.
Ai foli për situatën aktuale dhe jehonën e konfliktit në këtë fshat në veri të Kosovës, kur fillimisht u vra në një pritë të dielën një polic kosovar, e më pas tre sulmues të dyshuar.
Pse?
Banjska është një tragjedi për viktimat dhe familjet e tyre, por edhe për marrëdhëniet e plota ndëretnike ndërmjet serbëve dhe shqiptarëve në Kosovë, tha Dimitrijeviq.
Publiku prej ditësh shtron pyetje – Pse, për çfarë arsye.
“Ende nuk mund të zbulojmë se cili është motivi, shkaku dhe kuptimi që 30 persona erdhën të armatosur dhe bënë atë që ndodhi, ndërsa në anën tjetër janë 400 deri në 500 policë, pjesëtarë të KOR-it dhe EULEX-it”, bën një pyetje tipike Dimitrijeviq.
Serbët janë humbës të mëdhenj
Në mungesë të përgjigjes, është evidente se pala serbe është “humbja e madhe” dhe se pozita e kryeministrit të Kosovës është lehtësuar.
“Ajo që ndodhi në veri e nxori në njëfarë mënyre Kurtin, i cili shtrëngohej pas kashtës, nga ajo vorbull politike që u përpoq ta tërhiqte deri në fund dhe prandaj askush në qarqet serbe nuk e ka të qartë pse ndodhi Banjska”.
Duke kujtuar se Kosova tashmë kishte marrë praktikisht një paketë masash ndëshkuese, me paralajmërime për të tjerat, situata tani ka ndryshuar.
Pavarësisht befasisë dhe të panjohurave, ajo që është plotësisht e qartë është se serbët janë vënë në një pozitë të vështirë, thotë ai.
“Këtu e kam fjalën për çështjen e të drejtave të serbëve – njerëzve të thjeshtë dhe qytetarëve që çdo ditë i ndjejnë në lëkurën e tyre efektet e asaj që kemi pasur 20 vjet, dhe Serbia do të jetë e vetmja humbëse në të gjitha këto, nëse vërtetohet se ka lidhje me aksionin në veri”.
Në jug ka edhe frikë tek serbët për shkak të ngjarjeve të fundit. “Askush në asnjë komunitet serb nuk është i lumtur për këtë. Po kështu në zonat tona në jug të Ibrit. Askush nuk e vë në dyshim apo dyshon ndoshta qëllimet më të mira të atyre që vdiqën në veri të Kosovës, por sigurisht që është e diskutueshme në cilin moment ka ndodhur dhe prandaj askujt nuk e ka të qartë. Pse ndodhi kjo tani kur Kurti po mbytej në atë vorbull politike dhe kur e indinjoi fort bashkësinë ndërkombëtare për të gjitha masat diskriminuese dhe represive ndaj komunitetit serb?”, vazhdoi ai.
Rreziku i përsëritjes
Tension ndihet si te shqiptarët ashtu edhe te serbët, gjë që Dimitrijeviq e vlerëson si situatë “shumë të rrezikshme”.
“Kemi parë shumë filmime të policisë së Kosovës duke shkuar në veri me këngë të UÇK-së, me këngë që nuk duhet të portretizojnë multietnicitetin, dhe nga ana tjetër, tani kemi një situatë tjetër po aq të rrezikshme ku viktimat fatkeqe dhe të gjitha këto veprimet në Serbi, ai ende po bën rrugën e heroizmit, që në thelb nuk është ajo”.
Ai paralajmëron se ky lloj mirëkuptimi i çon shumë të rinj në rrugë të gabuar se edhe ata mund të bëjnë të njëjtën gjë nesër.
“Gjithçka është e palogjikshme dhe çdo gjë është e mundur në periudhën e ardhshme, aq më tepër që autoritetet e Kosovës janë ngritur nga ai fund dhe kanë një argument në duart e tyre me autoritetet ndërkombëtare për të kërkuar atë që kanë thënë që në fillim”, thotë ai.
Presidenti asnjëherë nuk ka folur sinqerisht për serbët nga Kosova
Duke iu referuar fjalimeve të Vuçiqit për situatën, Dimitrijeviq thotë: “Nuk besoj se presidenti ka folur ndonjëherë sinqerisht për serbët nga Kosova. Ai në agjendën e tij politike ka përdorur ekskluzivisht serbët nga Kosova dhe kjo është e dukshme nëse analizohet e gjithë periudha e qeverisjes së tij. Nga një fitore 97 për qind, që nuk është realiste, deri te shumë zgjidhje të imponuara, shtypja e shtresës intelektuale të popullsisë”.
Dhe në fakt, Dimitrijeviq tregon se Lista Serbe e ka humbur besueshmërinë e saj. Lista serbe e ka humbur besueshmërinë, por gjatë gjithë kohës ka mekanizma dhe leva me të cilat ka ushtruar presion mbi qytetarët. Ju kujtoj se Lista Serbe ka marrë me vete 10 mijë veta në kohën kur njësitet speciale pushtuan komunat veriore”.
“Lista Serbe ka marrë pjesë aktive në të gjitha situatat në të cilat serbët, edhe pse mund të kenë qenë në pozitë më të mirë, kanë humbur pozita të rëndësishme strategjike për mbijetesën e serbëve në Kosovë”, tha Dimitrijeviq.