9/12/2025 11:17:24 AM

Sveçla: Së paku tre të vrarë, janë duke u kryer procedurat e identifikimit

Duhet të lexoni

Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, ka thënë se Policia e Kosovës ka arritur që të vë nën kontroll territorin në Banjskë.

Ai ka thënë se deri tani janë tre të vrarë nga ana e sulmuesve, gjashtë të arrestuar prej të cilëve dy janë të plagosur dhe me uniformim, dhe katër të tjerë që janë kapur duke mbështetur operacionin me radiolidhje.

“Vendosëm këtë territor nën kontroll. U bë pas disa betejave të njëpasnjëhsme. Kishim një viktimë. Kryem operacionin pa viktima të tjera. Kemi gjashtë të arrestuar, dy nga ta të plagosur me uniformë , dhe katër të tjerë që mbështesnin operacionin me radiolidhje. Se paku tre sulmues të vrarë, po identifikohen dhe barten”, ka thënë kreu i MPB-së.

Ai ka treguar se Policia ka zbuluar edhe një sasi të madhe të municionit, eksploziv, uniforma, logjistikë dhe ushqime.

Policia e Kosovës ka zbuluar një sasi të jashtëzakonshëm të rëndë, eksploziv, unifroma, logjistikë, ushqime, pajisje për barrikada, ishin pajisje për disa qindra sulmues të tjerë. Ata janë përgatitur për të cenuar sovranitetin e Kosovës”, shtuar tutje kreu i MPB-së.

Disa prej personave të arrestuar Sveçla thotë se janë të organizatës terroriste “Mbrojtja Civile”

“Ata kanë dështuar falë sakrificës dhe përkushtimit të Policisë së Kosovës. Ky është grup terrorist, duke qenë se kanë qenë të kyçur të në akte terroriste. Disa prej tyre të identifikuar si pjesë e Mbrojtjes Civile”, ka thënë Sveçla.

Ministri i Brendshëm ka thënë se edhe pelegrinët e ndodhur në Manastirin e Banjskës në mënyrë që të sigurohen se s’ka të infiltruar nga grupi terrorist.

“Pelegrinët po kontrollohen në mënyrë që të sigurohemi se se s’ka të infiltruar”, ka shtuar tutje ministri Sveçla./Express/


- Hapsirë reklamuese - Metro Real Estate

Më shumë

Showbiz

Rudina Dembacaj thyen heshtjen, flet për fejesën me Eduart Grishaj

Rudina Dembacaj dhe marrëdhëniet e saj kanë qenë gjithmonë një temë mjaft e bujshme në median rozë.Por n& ...

Aksidentohet Osmani i “Stupcave”, kjo është gjendja e tij shëndetësore

Një aksident trafiku ka ndodhur minuta më parë në rrugën Prishtinë -Gjilan, saktësish në Graçanicë ...

Venera Lumani dhe Lind Islami bëhen prindër për herë të parë! Ja emri që i kanë vendosur djalit!

Një kapitull i ri ka nisur për çiftin Venera Lumani dhe Lind Islami, të cilët janë bërë prindër pë ...

Jetë / Stil

Konsumi i përditshëm i kosit ul rrezikun e prekjes nga kjo sëmundje

Njerëzit që hanë kos çdo ditë kanë një rrezik më të ulët të zhvillimit të osteoporoz&eum ...

Si të kuptoni personalitetin dhe karakterin e dikujt me vetëm një pyetje

Takimi me njerëz të rinj është një nga gjërat më të mira në jetë. Çdo person i rëndë ...

Shurupi i kollës me shegë dhe mjaltë! Si ta përdorni për shërim të shpejtë

Kolla nuk duhet nënvlerësuar apo anashkaluar. Ajo shkakton vështirësi në sistemin imunitar dhe e drobit organizmin. Pasi dob& ...

Sport

Tensione në Paris para ndeshjes PSG – Aston Villa, përleshen tifozët

Në prag të ndeshjes së shumëpritur të Ligës së Kampionëve mes Paris Saint-Germainit dhe Aston Villës jan& ...

Salah drejt largimit, Liverpooli përgatitë 140 milionë euro për yllin e Realit

Liverpool po përgatitet për largimin e mundshëm të Mohamed Salah duke ofruar 140 milionë euro për Rodrygo Goes të R ...

Pjesë e Bayern Munich prej 25 vitesh, Muller njofton largimin

Thomas Muller do të largohet nga Bayern Munich në fund të sezonit. Sulmuesi njoftoi këtë të Shtunë se janë mua ...
- Hapsirë reklamuese - Brain Inside Sh.P.K

Të fundit

- Hapsirë reklamuese - Metro Real Estate