Zëvendësdrejtori i përgjithshëm i Policisë së Kosovës, Fehmi Hoti, tha se përveç informacioneve zyrtare për vrasjen e një rreshteri të Policisë, plagosjen e një zyrtari policor e lëndimin e një tjetri, nuk kanë informacione për të plagosur të tjerë.
“Zyrtarisht nuk kemi informaciona ka apo nuk ka. Në momentet që po flasim ka ende shkëmbim zjarri. Këta persona të armatosur të cilët posedojnë kalibra të ndryshëm të armatimit, janë të rrethuar, qysh e tha edhe Kryeministri janë të rrethuar”, tha Hoti.
Në konferencë për medie, ai tha se janë marrë masat e sigurisë dhe është vendosur perimetri i Policisë.