Të vdesësh për atdhe, është sikur të rilindësh përsëri” – kështu e ka nisur postimin e tij Arton Bunjaku, familjar i policit të vrarë në orët e para të ditës së sotme në fshatin Bajnskë të Zveçanit.
Bunjaku në postimin e tij ka thënë se sot i erdhi një lajm i kobshëm për familjen e tyre, familje nga Samdrexha e Vushtrrisë.
“Familjari jonë Afrim Bunjaku, rreshter në Policinë e Kosovës është vrarë derisa ndodhej në detyrë, në veriun e Kosovës” – ka thënë ai.