Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, ka reaguar pas vrasjes së një polici dhe plagosjen e dy të tjerëve në veri të vendit, duke thënë se vrasja u bë nga “strukturat e organizuara terroriste e kriminale të dirigjuara nga Beogradi”.
Haxhiu ka thënë se adresa e krimit është Beogradi zyrtar me në krye Vuçiqin.
“Dënoj ashpër këtë agresion të Serbisë dhe bëj thirrje tek partnerët tanë që të veprojnë, të dënojnë ashpër këtë akt dhe të jenë me Republikën e Kosovës duke marrë kështu anën e së drejtës. Nuk duhet të ketë qëndrime indiferente apo pozicionim që nuk i kontribuon sundimit të ligjit dhe drejtësisë. Krimi është i qartë, ka adresë dhe organizim, dhe ai është Beogradi zyrtar me në krye Vuçiqin.” – ka shkruar ajo.
Shkrimi i saj:
Vrasja e policit dhe plagosja e një polici tjetër në veriun e Kosovës nga strukturat e organizuara terroriste e kriminale të dirigjuara nga Beogradi, është sulm kundër sovranitetit të Republikës së Kosovës.
Dënoj ashpër këtë agresion të Serbisë dhe bëj thirrje tek partnerët tanë që të veprojnë, të dënojnë ashpër këtë akt dhe të jenë me Republikën e Kosovës duke marrë kështu anën e së drejtës. Nuk duhet të ketë qëndrime indiferente apo pozicionim që nuk i kontribuon sundimit të ligjit dhe drejtësisë. Krimi është i qartë, ka adresë dhe organizim, dhe ai është Beogradi zyrtar me në krye Vuçiqin.
Që në orët e hershme të mëngjesit kam qenë në komunikim me institucionet përgjegjëse. Do të ketë bashkëpunim serioz institucional në kapjen e ekzekutorëve dhe sjelljen e tyre para drejtësisë.
Në këtë moment të trishtë, shpreh ngushëllimet dhe solidaritetin tim me familjarët dhe kolegët e policit të vrarë. Jemi me ta në këto momente të vështira.