12/20/2025 7:40:47 AM

Muzikë estoneze në Gjirokastër/ 40 artistët e një grupi koral, interpretuan muzikën tradicionale

Duhet të lexoni

40 artistë nga Estonia të grupit koral “Kalev” interpretuan në një koncert me pjesë traditcionale estoneze. në qytetin e Gjirokastrës, duke u vlerësuar me duartrokitje nga artdashësit.

Repertori i veçantë i grupit “Kalev”, u gërshetuar me polifoninë e jugut në një mbrëmje krejt të veçantë kulturore për qytetin.

 “Grupi “Kalev” ka ardhur nga Talin në Estoni, është një kor dhome dhe kryesisht në repertorin tonë sjellim këngë romantike dhe motive kombëtare romantike nga Estonia, kryesisht nga shekulli i 19-të dhe 20-të. Ne gjendemi në një tur në Shqipëri i cili ka nisur nga Tirana dhe duke udhëtuar po shohim shumë rajone të Shqipërisë. U impresionuam nga qyteti dhe arkitektura por edhe nga malet. Në Estoni nuk kemi male kështu që ishte kënaqësi për sytë dhe sfidë për këmbët ngjitja në këtë terren të pjerrët.“-tha Martin Ejnman, dirigjent.

“Ishte një performancë e mrekullueshme pasi u mbështetëm shumë nga audienca. Largohemi me një përshtypjet më të mira nga ky qytet dhe jam e bindur se shumica prej nesh do rikthehen përsëri me familjet e veta për ta parë Gjirokastrën”- tha Elu Poles, artiste.

Përgjatë sezonit të verës në qytetin e Gjirokastrës performuan artistë dhe grupe muzikore me emër të muzikës tradicionale dhe asaj bashkëkohore nga vende të ndryshme të botës.

Eventet me natyrë ndërkombëtare ishin mes ngjarjeve më të rëndësishme kulturore të këtij sezoni në Gjirokastër dhe arsyeja e tërheqjes së mijëra vizitorëve.

Operatorët turistikë megjithatë mendojnë se një kalendar i paracaktuar vjetor i eventeve do ti shërbente më mirë planifikimin të prurjeve me interesa të veçanta. Më parë gjatë verës Festivali Folklorik Kombëtar u ndoq nga mbi 10 mijë vizitorë dhe sfidoi kapacitetet pritëse të qytetit pasi koha e përgatitjes për eventin ishte vetëm pak muaj.

Top Channel


- Hapsirë reklamuese - Metro Real Estate

Më shumë

Showbiz

Jozi ofendon shumë keq Gjestin, priten të merren masa drastike

Pak ditë para finales së Big Brother VIP Albania 4, një situatë e tensionuar ka rikthyer në qendër të vëmendje ...

Nuk përmbahet Rozana, hedh në pishinë Loredanën!

Atmosfera në oborrin e “Big Brother VIP Albania” u ndez nga batutat dhe të qeshurat, ndërsa Rozana Radi dhe Loredana Zefi k ...

Aferdita Paqarada shfaqet e zhveshur si asnjëherë më parë

Afërdita Paqarada është ndër më të komentuarat në media rozë.Ajo merr vëmendje nga fotot e ndryshme q&eum ...

Jetë / Stil

Konsumi i përditshëm i kosit ul rrezikun e prekjes nga kjo sëmundje

Njerëzit që hanë kos çdo ditë kanë një rrezik më të ulët të zhvillimit të osteoporoz&eum ...

Si të kuptoni personalitetin dhe karakterin e dikujt me vetëm një pyetje

Takimi me njerëz të rinj është një nga gjërat më të mira në jetë. Çdo person i rëndë ...

Shurupi i kollës me shegë dhe mjaltë! Si ta përdorni për shërim të shpejtë

Kolla nuk duhet nënvlerësuar apo anashkaluar. Ajo shkakton vështirësi në sistemin imunitar dhe e drobit organizmin. Pasi dob& ...

Sport

Tensione në Paris para ndeshjes PSG – Aston Villa, përleshen tifozët

Në prag të ndeshjes së shumëpritur të Ligës së Kampionëve mes Paris Saint-Germainit dhe Aston Villës jan& ...

Salah drejt largimit, Liverpooli përgatitë 140 milionë euro për yllin e Realit

Liverpool po përgatitet për largimin e mundshëm të Mohamed Salah duke ofruar 140 milionë euro për Rodrygo Goes të R ...

Pjesë e Bayern Munich prej 25 vitesh, Muller njofton largimin

Thomas Muller do të largohet nga Bayern Munich në fund të sezonit. Sulmuesi njoftoi këtë të Shtunë se janë mua ...
- Hapsirë reklamuese - Brain Inside Sh.P.K

Të fundit

- Hapsirë reklamuese - Metro Real Estate