Opinionistja Kimete Berisha, ka kritikuar kryeministrin Albin Kurti në lidhje me qasjen e tij në dialogun në mes të Kosovës dhe Serbisë.
Po ashtu, ajo ka kritikuar Kurtin edhe për çështjen e korrupsionit.
Berisha ka thënë se Kurti ka përfunduar si avokat i hajnave.
“Nga premtimet për drejtësi, për barazi e për luftë kundër korrupsionit, Albin Kurti ka përfunduar si avokat i hajnave e hajneshave të qeverisë së tij që e kanë vjedhur bukën e popullit”, ka shkruar Berisha në “Facebook”.