12/20/2025 8:24:34 AM

Nga më besniket tek ato më pak, renditja e shenjave të horoskopit!

Duhet të lexoni

Pasi të lexoni më poshtë, do ta keni më të lehtë që herës tjetër të dalloni nëse keni të bëni me një tradhtar/e. Përpara se të lidheni me një shenjë të tillë, shikoni me kujdes se si renditen ato për nga besnikëria në një lidhje.

Gaforrja

Mund të rrini të qetë sepse një gaforre nuk do t’ju tradhtojë në asnjë mënyrë. Padyshim, shenja më besnike e zodiakut. Zakonisht e ka të vështirë të gjejë shpirtin binjak, por sapo një Gaforre bie në dashuri me të vërtetë, përkushtohet dhe nuk tradhton.

Akrepi

Akrepi dihet se është një nga shenjat më xheloze dhe posesive të zodiakut. Sidoqoftë, është gjithashtu një nga njerëzit më besnikë që do të takoni. Dhe kjo nuk lidhet vetëm për marrëdhëniet në çift. Akrepët janë miq besnikë dhe punonjës të tillë gjithashtu.

Demi

Demi dallohet për vendosmërinë dhe kokëfortësinë e tij. Nuk heqin dorë lehtë dhe kjo i bën ata një shenjë besnike. Nëse Demi do ta linte partnerin në vështirësi, kjo do konsiderohej nga ata si një humbje e tyre.

Virgjëresha

Duke qenë një shenjë toke, Virgjëresha pëlqen të mbajë gjithçka në rregull. Nuk i pëlqen të bëjë lojëra dhe zakonisht është e qëndrueshme dhe besnike. Kur një Virgjëreshë bën një betim dhe premton të qëndrojë me ju në kohë të vështira, jini të sigurt se nuk do të largohet kurrë nga ju.

Luani

Kjo është shenja që nuk mund ta durojë dikë që e fyen ose e nënçmon, në asnjë mënyrë. Ata kanë një personalitet të ashpër dhe janë krejtësisht të aftë të mbrojnë veten dhe të tjerët. Sidoqoftë, kjo nuk do të thotë që ata kënaqen duke e ulur partnerin e tyre vetëm që të ndihen superior. Luani është besnik vetëm ndaj atyre që kanë një vend të veçantë në zemrën e tij.

Binjakët

Përkundër besimit dhe pavarësisht se janë shenjë uji, Binjakët janë në fakt një shenjë mjaft besnike, dhe i duan lidhjet afatgjata. Binjakëve u pëlqen të luajnë, gjë që zakonisht i bën njerëzit të mendojnë se ata kurrë nuk mund të përfshihen në një lidhje serioze.

Peshorja

Epo, gjërat nuk janë aq të thjeshta kur bëhet fjalë për këtë shenjë të zodiakut. Ajo që i pengon Peshoret të jenë 100% besnike ndaj partnerit të tyre është natyra e pavendosur, e cila shpesh i bën ata të veprojnë në mënyrë të paqëndrueshme në një marrëdhënie.

Bricjapi

Bricjapët kanë zakon të mbajnë për vete të gjithë ngarkesën emocionale nga marrëdhëniet e mëparshme. E gjithë trauma që ata kanë kaluar në të shkuarën, dobëson aftësinë e tyre për t’u lidhur me njerëz të rinj. Gabimi më i madh është fakti që ata mendojnë se të gjithë do t’i lëndojnë njësoj si ish-at e tyre, gjë që nuk i lejon të jenë plotësisht besnikë ndaj partnerit.

Dashi

Dashi është një shenjë që ndjek gjithmonë ndjenjat, pa marrë parasysh se çfarë do të vijojë. Mos u keqkuptoni, kjo nuk do të thotë që Dashi nuk është aspak i aftë të jetë besnik. Thjesht, personat e kësaj shenje nuk do kenë problem të largohen nga lidhja e tyre afatgjatë, nëse ndodh që ata të bien në dashuri me dikë tjetër. Kjo, në një farë mënyre, i pengon ata të dallohen si shenja më besnike e zodiakut.

Shigjetari

Ata janë gjithmonë në kërkim të aventurave dhe nuk mund të qëndrojnë në një vend për një kohë të gjatë. Kështu, Shigjetari nuk është një shenjë shumë besnike, pasi shpirti i lirë i drejton ata.

Peshqit

Peshqit, shpesh janë aq të zhytur në botën e tyre imagjinare. Sapo të ndiejnë se kanë marrë shumë nga një lidhje dhe e kanë konsumuar atë, do të largohen pa bërë shumë zë.

Ujori

Kur bëhet fjalë për shenjën më pak besnike në zodiak, Ujori është i pari! Kjo është shenja, e cila ka frikë të tregojë fytyrën e vërtetë dhe dobësitë.

  • Tags

- Hapsirë reklamuese - Metro Real Estate

Më shumë

Showbiz

Rudina Dembacaj thyen heshtjen, flet për fejesën me Eduart Grishaj

Rudina Dembacaj dhe marrëdhëniet e saj kanë qenë gjithmonë një temë mjaft e bujshme në median rozë.Por n& ...

Aksidentohet Osmani i “Stupcave”, kjo është gjendja e tij shëndetësore

Një aksident trafiku ka ndodhur minuta më parë në rrugën Prishtinë -Gjilan, saktësish në Graçanicë ...

Venera Lumani dhe Lind Islami bëhen prindër për herë të parë! Ja emri që i kanë vendosur djalit!

Një kapitull i ri ka nisur për çiftin Venera Lumani dhe Lind Islami, të cilët janë bërë prindër pë ...

Jetë / Stil

Studimi: 2 mosha specifike kur plakja rritet në mënyrë dramatike!

Nëse keni vërejtur se po ju dalin rrudhat, një siklet ose një ndjenjë e përgjithshme e plakjes që duket se ndodh br ...

A mund t’i arrini gishtat e këmbëve? Nëse jo, trupi juaj po ju dërgon një mesazh të rëndësishëm

Shumë njerëz që ushtrojnë rregullisht dhe bëjnë jetë aktive i lënë pas dore ushtrimet e fleksibilitetit. ...

Tiroidet me probleme/ Mos i neglizhoni më këto simptoma!

Kur nuk ndihemi mirë shpesh fajësojmë ndonjë problem fizik, gripin, të ftohtin apo edhe vetë moshën, por injorojm&e ...

Sport

Tensione në Paris para ndeshjes PSG – Aston Villa, përleshen tifozët

Në prag të ndeshjes së shumëpritur të Ligës së Kampionëve mes Paris Saint-Germainit dhe Aston Villës jan& ...

Salah drejt largimit, Liverpooli përgatitë 140 milionë euro për yllin e Realit

Liverpool po përgatitet për largimin e mundshëm të Mohamed Salah duke ofruar 140 milionë euro për Rodrygo Goes të R ...

Pjesë e Bayern Munich prej 25 vitesh, Muller njofton largimin

Thomas Muller do të largohet nga Bayern Munich në fund të sezonit. Sulmuesi njoftoi këtë të Shtunë se janë mua ...
- Hapsirë reklamuese - Brain Inside Sh.P.K

Të fundit

- Hapsirë reklamuese - Metro Real Estate