12/19/2025 5:14:14 AM

Vazhdon katastrofa, çmimet e derivateve rriten përsëri e MINT paralajmëron vendim të ri

Duhet të lexoni

Në një euro e 58 cent ka shkuar çmimi i naftës gjatë ditës së hënë.

E vetëm 5 cent më lirë është çmimi i benzinës.

Megjithëse çmimi lëviz 2 ose 3 cent në litër për derivate, nëpër kompani të ndryshme, këtë javë çmimet janë rritur.

Ndër kategoritë më të prekura nga çmimet e derivateve janë edhe taksistit, të cilët thonë se çmimi në Kosovë është më i larti në rajon dhe atyre po u shkakton dëme të shumta.

Heset Hasani, taksist ka thënë se “Ndikon shumë, se mundemi mos me pasë punë ne më shumë përshkak se me ardh me marr një pasagjerë na me dërgu ne diku, qysh e kemi qu na përpara nuk mujm se është çmimi i naftës shumë i shtrenjtë dhe nuk mundemi me ja dal na me qeto sene me punu”.

Edhe qytetarët thonë se çmimi është i lartë për standardin në Kosovë, teksa kërkojnë që masa të merren nga institucionet.

Lul Hasanxhekaj, qytetar ka thënë se “Duhet të kontrollohen, pa marrë parasysh se çfarë, ajo normal se çdo kund në botë institucionet e rregullojnë çmimin e naftës, sa e di unë e jo ata që e shesin”.

Se institucionet përgjegjëse duhet të ndërmarrin masa për uljen e çmimeve e thotë edhe ekonomisti Safet Gerxhaliu, i cili shton se duhet të ketë inspektime më shumë.

Safet Gërxhaliu, ekonomist ka thënë se “Ajo çka është shqetësuese është fakti që në Kosovë, përkundër inflacionit dhe situatës aktuale nuk ka masa të cilat e kontrollojnë ekonominë spekulative, kur flasim për ekonominë spekulative duhet të kuptohet që shumë produkte dhe cmime janë më tepër ne mëshirën e tregtarit, sesa në mëshirën e qytetarit dhe të institucioneve”.

Por, kjo rritje e çmimeve, nga kryetari i shoqatës së naftëtarëve të Kosovës, është arsyetuar se ka rritje në tregjet ndërkombëtare dhe me reduktim të prodhimeve, teksa ka thënë se çmimet në Kosovë janë më të lirat në rajon.

Fadil Berjani nga Shoqata e Naftarëve ka thënë se “Sa i përket çmimeve sot në Kosovë sillen përafërsishtë: Dizelli 1.49 cent  deri 1.55, Benzina 1.48 cent deri 1.52. Çmimi i derivateve për standardin tonë për qytetarët tonë është i lart çmimi real për qytetarët tonë kishte me qenë 1€, por kjo nuk varet nga ne, po as nga Qeveria, çmimin e përcakton berza dhe organizata prodhuese Opec. Qytetarët tanë janë duke u furnizuar me çmime më të lira në regjion. Përveç Maqedonisë Veriore e cila ka akcizen për dizell më të ulët se ne, për 22 cent, ndërsa benzinën e kanë si te ne. Ne këtë javë që shkoi kemi pas rritje të çmimit të derivateve në berz dhe reduktim të prodhimit nga organizata prodhuese OPEC. Dhe kemi pas ni rritje të lehtë të çmimeve. Për çmimet në ditët në vijim, çfarë çmime do të kemi s’mundemi me paragjyku se po ka lëvizje të mëdha në tregje ndërkombëtare dhe berz”.

Nga Ministria e Tregtisë, kanë thënë se janë duke analizuar cmimet e derivateve, dhe se varësisht nga situtata, do të mund të ketë edhe ndonjë vendim të ri rreth kësaj.

“Vendimi i MINT ka qenë në fuqi nga data 03/08/2023 – 03/09/2023, pasi që mbi bazën e një analize në treg është konstatuar se kishte lëvizje të paarsyeshme të çmimeve të derivateve në treg; Gjatë periudhës sa Vendimi ishte në fuqi, Inspektorati i Tregut në bashkëpunim me Inspektoratin e ATK-së kanë realizuar 30 inspektime ku është bërë analiza e çmimeve të furnizimit dhe është kalkuluar marzha tregtare; Nga gjithsejtë 30 inspektime, është konstatuar se 14 operatorë ekonomik nuk kanë respektuar vendimin e MINT për rregullimin e çmimit të produkteve të naftës; Ndaj të gjitha subjekteve të lartcekura, të cilat nuk kanë respektuar marzhën tregtare të përcaktuar me Vendim, është iniciuar lëndë në Gjykatën Themelore dhe pritet të shqiptohen ndëshkime meritore; Aktualisht jemi duke analizuar sërish lëvizjet e çmimeve dhe gjatë ditëve në vijim do të konstatohet nëse është e arsyeshme që të ketë një vendim të ri. Vlen të theksohet se çmimi i furnizimit është rritur ndjeshëm megjithatë kjo në asnjë mënyrë nuk duhet të keqpërdoret nga operatorët ekonomik që t’i rrisin çmimet jo proporcionalisht me çmimin e furnizimit”, ka thënë MINT.

Pas rritjes së vazhdueshme nga kompanitë, ministria e Industrisë kishte ndërmarrë vendime të ndryshme për çmimet e derivateve, duke vendosur edhe çmim tavan të përditshëm./rtvd

  • Tags

- Hapsirë reklamuese - Metro Real Estate

Më shumë

Showbiz

Rudina Dembacaj thyen heshtjen, flet për fejesën me Eduart Grishaj

Rudina Dembacaj dhe marrëdhëniet e saj kanë qenë gjithmonë një temë mjaft e bujshme në median rozë.Por n& ...

Aksidentohet Osmani i “Stupcave”, kjo është gjendja e tij shëndetësore

Një aksident trafiku ka ndodhur minuta më parë në rrugën Prishtinë -Gjilan, saktësish në Graçanicë ...

Venera Lumani dhe Lind Islami bëhen prindër për herë të parë! Ja emri që i kanë vendosur djalit!

Një kapitull i ri ka nisur për çiftin Venera Lumani dhe Lind Islami, të cilët janë bërë prindër pë ...

Jetë / Stil

Konsumi i përditshëm i kosit ul rrezikun e prekjes nga kjo sëmundje

Njerëzit që hanë kos çdo ditë kanë një rrezik më të ulët të zhvillimit të osteoporoz&eum ...

Si të kuptoni personalitetin dhe karakterin e dikujt me vetëm një pyetje

Takimi me njerëz të rinj është një nga gjërat më të mira në jetë. Çdo person i rëndë ...

Shurupi i kollës me shegë dhe mjaltë! Si ta përdorni për shërim të shpejtë

Kolla nuk duhet nënvlerësuar apo anashkaluar. Ajo shkakton vështirësi në sistemin imunitar dhe e drobit organizmin. Pasi dob& ...

Sport

Tensione në Paris para ndeshjes PSG – Aston Villa, përleshen tifozët

Në prag të ndeshjes së shumëpritur të Ligës së Kampionëve mes Paris Saint-Germainit dhe Aston Villës jan& ...

Salah drejt largimit, Liverpooli përgatitë 140 milionë euro për yllin e Realit

Liverpool po përgatitet për largimin e mundshëm të Mohamed Salah duke ofruar 140 milionë euro për Rodrygo Goes të R ...

Pjesë e Bayern Munich prej 25 vitesh, Muller njofton largimin

Thomas Muller do të largohet nga Bayern Munich në fund të sezonit. Sulmuesi njoftoi këtë të Shtunë se janë mua ...
- Hapsirë reklamuese - Brain Inside Sh.P.K

Të fundit

- Hapsirë reklamuese - Metro Real Estate