12/19/2025 10:43:21 PM

Bardhyl Mahmuti nis dëshminë në gjykimin ndaj Pjetër Shalës

Duhet të lexoni

Në Gjykatën Speciale në rastin ndaj Pjetër Shalës ka filluar dëshminë e tij Bardhyl Mahmuti, një ndër themeluesit e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK), në cilësinë e dëshmitarit.

Ai është duke dëshmuar pa masa mbrojtëse dhe po përgjigjet në pyetjet e avokatit Jean-Louis Gilissen.

Nga ana e kryetares së trupit gjykues, gjykatëses Mappie Veldt-Foglia është dhënë një udhëzim për dëshmitarin Mahmuti në sesion privat.

Seanca po vazhdon në sesion publik, ku mbrojtja synon që për tri orë ta përfundojë marrjen e tij në pyetje.

Paraprakisht, gjykatësja Mappie Veldt-Foglia ka dhënë disa urdhra dhe udhëzime për vazhdimin e procedurës në këtë çështje, raporton “Betimi për Drejtësi”..

Ajo ka urdhëruar mbrojtjen që të shkurtojë kohëzgjatjen për marrjen në pyetje të disa dëshmitarëve, duke i lejuar kështu mbrojtjes 31.5 orë për marrjen në pyetje të dëshmitarëve.

Po ashtu, ka kërkuar që të përcaktohen datat e sakta për dëshmitarët, si dhe të paraqiten me kohë kërkesat për video-konferenca nëse është e nevojshme, transmeton Klankosova.tv.

Më tej, trupi gjykues ka pranuar kërkesën e mbrojtjes për shtimin e shtatë materialeve në listën e provave, por në anën tjetër ka refuzuar përdorimin e dy materialeve për dëshmitarin e sotëm me arsyetimin se nuk është vërtetuar lidhja e tyre me akuzat ndaj Shalës.

Por, është lejuar përdorimi i disa materialeve rishtazi për këtë dëshmitar, me arsyetimin se janë nxjerrë në kohën e duhur dhe se mbrojtësi i viktimave dhe Zyra e Prokurorit të Specializuar kanë pasur kohë të mjaftueshme për t’i lexuar.

Gjykatësja Veld-Foglia ka kërkuar që mbrojtja të japë emrin e ekspertit të tyre deri në fund të këtij muaji, ndërkaq ka kërkuar që deri më 11 tetor të paraqesin pyetjet me shkrim për ekspertin e mbrojtësit të viktimave.

Disa çështje janë diskutuar edhe në sesion privat.

  • Tags

- Hapsirë reklamuese - Metro Real Estate

Më shumë

Showbiz

Rudina Dembacaj thyen heshtjen, flet për fejesën me Eduart Grishaj

Rudina Dembacaj dhe marrëdhëniet e saj kanë qenë gjithmonë një temë mjaft e bujshme në median rozë.Por n& ...

Aksidentohet Osmani i “Stupcave”, kjo është gjendja e tij shëndetësore

Një aksident trafiku ka ndodhur minuta më parë në rrugën Prishtinë -Gjilan, saktësish në Graçanicë ...

Venera Lumani dhe Lind Islami bëhen prindër për herë të parë! Ja emri që i kanë vendosur djalit!

Një kapitull i ri ka nisur për çiftin Venera Lumani dhe Lind Islami, të cilët janë bërë prindër pë ...

Jetë / Stil

Konsumi i përditshëm i kosit ul rrezikun e prekjes nga kjo sëmundje

Njerëzit që hanë kos çdo ditë kanë një rrezik më të ulët të zhvillimit të osteoporoz&eum ...

Si të kuptoni personalitetin dhe karakterin e dikujt me vetëm një pyetje

Takimi me njerëz të rinj është një nga gjërat më të mira në jetë. Çdo person i rëndë ...

Shurupi i kollës me shegë dhe mjaltë! Si ta përdorni për shërim të shpejtë

Kolla nuk duhet nënvlerësuar apo anashkaluar. Ajo shkakton vështirësi në sistemin imunitar dhe e drobit organizmin. Pasi dob& ...

Sport

Tensione në Paris para ndeshjes PSG – Aston Villa, përleshen tifozët

Në prag të ndeshjes së shumëpritur të Ligës së Kampionëve mes Paris Saint-Germainit dhe Aston Villës jan& ...

Salah drejt largimit, Liverpooli përgatitë 140 milionë euro për yllin e Realit

Liverpool po përgatitet për largimin e mundshëm të Mohamed Salah duke ofruar 140 milionë euro për Rodrygo Goes të R ...

Pjesë e Bayern Munich prej 25 vitesh, Muller njofton largimin

Thomas Muller do të largohet nga Bayern Munich në fund të sezonit. Sulmuesi njoftoi këtë të Shtunë se janë mua ...
- Hapsirë reklamuese - Brain Inside Sh.P.K

Të fundit

- Hapsirë reklamuese - Metro Real Estate