12/19/2025 2:58:36 AM

Nga Luiz Ejlli e deri tek Blendi Fevziu, ja kush ishin 15 personazhet më të ndjekur në Instagram gjatë muajit të kaluar

Duhet të lexoni

Pushimet verore janë shoqëruar këtë verë edhe me shumë postime nga personazhet e njohur të showbiz-it. Rrjetet sociale i shohin si punë apo mjet për të promovuar profesionin e tyre. Kështu ndodh me këngëtarët që ndajnë me fansat suksesin e një sezoni të ngjeshur me koncerte apo blogerëve që përditshmërinë e tyre e pasqyrojnë online.

“Terra Data Analitics” ka studiuar profilet e 621 personazhe të njohur shqiptarë në Instagram, të cilët kishin 1389 postime gjatë muajit gusht. Mes tyre, janë 15 personazhe që kryesojnë listën, si më të ndjekurit gjatë muajit të nxehtë që lamë pas.

Në vend të parë qëndron këngëtari Luiz Ejlli. Me mbi 617 mijë ndjekës, Luizi grumbulloi 1 milionë e 892 mijë “reactions” (reagime) në Instagram. Ndonëse një ditë më parë, Luizi vetë njoftoi se profili i tij nuk është më i verifikuar dhe “tick-u” blu është “zhdukur”, faqja e tij vazhdon të rritet dita ditës.

Suksesin në “Instagram” gjatë gushtit e përjetoi edhe partnerja e tij, Kiara Tito. Edhe pse më një rënie të lehtë, ajo qëndron në vend të tretë, me mbi 974 mijë “reaction”.

Në vend të dytë të listës së publikuar nga “Terra Data Analitics” qëndron Gashi. Këngëtari numëron mbi 1.5 milion ndjekës në rrjetet sociale dhe gjatë gushtit grumbulloi mbi 999 mijë “reactions”.

Futbollisti Granit Xhaka qëndron në vendin e katërt. Pas tij vjen këngëtari Ylli Limani, që përveç postimeve për karrierën, kujdeset që profili i tij të jetë i mbushur me humor dhe pozitivitet.

Përkushtimin më të madh për Instagramin e tij e ka hoxhë Ahmet Kalaja, i cili vetëm gjatë gushtit ka bërë 210 postime. Pas tij, me një kontent të ngjashëm është edhe hoxhë Elvis Naçi.

Në listën e personazheve më të ndjekur qëndrojnë këngëtarët Noizy, Morena Taraku, Azet, Kida dhe Fero. Po ashtu moderatorët Bora Zemani dhe Blendi Fevziu, që kanë postuar vazhdimisht momente nga udhëtimet dhe pushimet verore, si dhe kampioni Florian Marku.

  • Tags

- Hapsirë reklamuese - Metro Real Estate

Më shumë

Showbiz

Jozi ofendon shumë keq Gjestin, priten të merren masa drastike

Pak ditë para finales së Big Brother VIP Albania 4, një situatë e tensionuar ka rikthyer në qendër të vëmendje ...

Nuk përmbahet Rozana, hedh në pishinë Loredanën!

Atmosfera në oborrin e “Big Brother VIP Albania” u ndez nga batutat dhe të qeshurat, ndërsa Rozana Radi dhe Loredana Zefi k ...

Aferdita Paqarada shfaqet e zhveshur si asnjëherë më parë

Afërdita Paqarada është ndër më të komentuarat në media rozë.Ajo merr vëmendje nga fotot e ndryshme q&eum ...

Jetë / Stil

Konsumi i përditshëm i kosit ul rrezikun e prekjes nga kjo sëmundje

Njerëzit që hanë kos çdo ditë kanë një rrezik më të ulët të zhvillimit të osteoporoz&eum ...

Si të kuptoni personalitetin dhe karakterin e dikujt me vetëm një pyetje

Takimi me njerëz të rinj është një nga gjërat më të mira në jetë. Çdo person i rëndë ...

Shurupi i kollës me shegë dhe mjaltë! Si ta përdorni për shërim të shpejtë

Kolla nuk duhet nënvlerësuar apo anashkaluar. Ajo shkakton vështirësi në sistemin imunitar dhe e drobit organizmin. Pasi dob& ...

Sport

Tensione në Paris para ndeshjes PSG – Aston Villa, përleshen tifozët

Në prag të ndeshjes së shumëpritur të Ligës së Kampionëve mes Paris Saint-Germainit dhe Aston Villës jan& ...

Salah drejt largimit, Liverpooli përgatitë 140 milionë euro për yllin e Realit

Liverpool po përgatitet për largimin e mundshëm të Mohamed Salah duke ofruar 140 milionë euro për Rodrygo Goes të R ...

Pjesë e Bayern Munich prej 25 vitesh, Muller njofton largimin

Thomas Muller do të largohet nga Bayern Munich në fund të sezonit. Sulmuesi njoftoi këtë të Shtunë se janë mua ...
- Hapsirë reklamuese - Brain Inside Sh.P.K

Të fundit

- Hapsirë reklamuese - Metro Real Estate