12/17/2025 1:15:03 PM

Seriali Harry Potter do t’u qëndrojë më besnik librave sesa filmave, pohon producenti i tij

Duhet të lexoni

Më herët këtë vit HBO konfirmoi se do të kemi një seri për djaloshin e famshëm magjistar. Kasti i serialit Harry Potter pritet të jetë krejtësisht i ri dhe besohet se do të duhen vite për t’u filmuar pasi çdo sezon do të përfaqësojë komplotin e një prej shtatë librave në total. Producenti i serialit është David Heyman, i cili nuk është i panjohur për botën e Harry Potter. Ai ishte producent i të tetë filmave, si dhe tre paravazhdimeve të Harry Potter, Fantastic Beasts.

Edhe pse pothuajse asgjë nuk dihet për serialin, Heyman vendosi të shikojë prapa dhe t’u japë adhuruesve një pamje të vogël të asaj që duhet të presin, shkruan Katror.info.

“Është herët. Ne nuk kemi punësuar as skenaristë për të filluar të shkruajmë. Është pak herët. Por shpresojmë se do të jetë diçka shumë e veçantë, e cila na jep mundësinë të studiojmë librat dhe të shijojmë një seri që eksploron librat më thellë”, tha ai.

Informacioni për serialin mbahet në minimum, por supozohet se një sezon do të përbëhet nga tetë deri në 10 episode. Për adhuruesit e këtij ekskluziviteti, duhet theksuar se autori i librave, J.K. Rowling, do të punojë në serial, gjë që e mbështet më tej deklaratën e Heyman.

Daniel Radcliffe, aktori që mishëroi Harry Potter në filma, la të kuptohej dy muaj më parë se nuk do të shfaqej në serial.

“Kam kuptuar se ata duan të bëjnë një fillim të ri. Jam i sigurt se kushdo që po punon për të do të dëshirojë të lërë gjurmë në të”, tha Radcliffe./Katror.info


- Hapsirë reklamuese - Metro Real Estate

Më shumë

Showbiz

Jozi ofendon shumë keq Gjestin, priten të merren masa drastike

Pak ditë para finales së Big Brother VIP Albania 4, një situatë e tensionuar ka rikthyer në qendër të vëmendje ...

Nuk përmbahet Rozana, hedh në pishinë Loredanën!

Atmosfera në oborrin e “Big Brother VIP Albania” u ndez nga batutat dhe të qeshurat, ndërsa Rozana Radi dhe Loredana Zefi k ...

Aferdita Paqarada shfaqet e zhveshur si asnjëherë më parë

Afërdita Paqarada është ndër më të komentuarat në media rozë.Ajo merr vëmendje nga fotot e ndryshme q&eum ...

Jetë / Stil

Konsumi i përditshëm i kosit ul rrezikun e prekjes nga kjo sëmundje

Njerëzit që hanë kos çdo ditë kanë një rrezik më të ulët të zhvillimit të osteoporoz&eum ...

Si të kuptoni personalitetin dhe karakterin e dikujt me vetëm një pyetje

Takimi me njerëz të rinj është një nga gjërat më të mira në jetë. Çdo person i rëndë ...

Shurupi i kollës me shegë dhe mjaltë! Si ta përdorni për shërim të shpejtë

Kolla nuk duhet nënvlerësuar apo anashkaluar. Ajo shkakton vështirësi në sistemin imunitar dhe e drobit organizmin. Pasi dob& ...

Sport

Tensione në Paris para ndeshjes PSG – Aston Villa, përleshen tifozët

Në prag të ndeshjes së shumëpritur të Ligës së Kampionëve mes Paris Saint-Germainit dhe Aston Villës jan& ...

Salah drejt largimit, Liverpooli përgatitë 140 milionë euro për yllin e Realit

Liverpool po përgatitet për largimin e mundshëm të Mohamed Salah duke ofruar 140 milionë euro për Rodrygo Goes të R ...

Pjesë e Bayern Munich prej 25 vitesh, Muller njofton largimin

Thomas Muller do të largohet nga Bayern Munich në fund të sezonit. Sulmuesi njoftoi këtë të Shtunë se janë mua ...
- Hapsirë reklamuese - Brain Inside Sh.P.K

Të fundit

- Hapsirë reklamuese - Metro Real Estate