12/19/2025 9:27:48 PM

Analistët në Beograd: Përmes Asociacionit po synohet të fitohet kohë

Duhet të lexoni

Zyrtarët në Serbi deklarojnë se yrtarët në Serbi deklarojnë se pas takimit të fundit me Kosovën, janë të kënaqur që nuk janë etiketuar si fajtorë nga Brukseli zyrtar. Por analistët atje deklarojnë se përmes Asociacionit po synohet të fitohet kohë deri në zgjedhjet amerikane dhe evropiane.

Beogradi zyrtar u shpreh i kënaqur pas takimit në Bruksel, por jo me rezultatet, sa për faktin se nuk është etiketuar si fajtor. Sipas shefit te ekipit negociator të Serbisë, Petar Petkoviq, çfarë ndodhi në Bruksel nuk është fundi i bisedimeve. Ai tha se Kosova refuzoi formimin e Asociacionit, kurse presidenti Vuçiq do të bisedojë me serbët e Kosovës për zgjedhjet.

Sidoqoftë, opinioni pro-evropian në Serbi mendon se problemi më i madh është mungesa e zgjidhjes për zbatimin e marrëveshjes së Ohrit.

“Nuk ka zgjidhje të guximshme, dhe problemi që e vështirëson zgjidhjen e guximshme është Asociacioni, që është bërë fjalë më e shtrenjtë. Me duket se ky është bërë një shkop në duar, që shërben për të fituar kohë deri në përfundimin e zgjedhjeve në SHBA dhe zgjedhjeve në Evropë”, deklaroi Gjorgjo Zhujoviq nga Shoqata e Liberalëve dhe Demokratëve.

Në Beograd konsiderohet se tani palët kanë një vit deri në zgjedhjet amerikane, për të gjetur një kompromis.

“Asociacioni është arma më e fortë në duart e Qeverisë së Serbisë pasi nuk është formuar ende, është obligimi nga Brukseli. E kuptoj që ka mosbesim dhe skepticizëm në Qeverinë e Kosovës se si duhet të duket, por duhet të formohet disi dhe ai kompromis do të jetë më i rëndësishmi. Pjesëmarrja e serbëve në zgjedhjet dhe formimi i Asociacionin sipas kompromisit, mendoj se do të ishte një hap serioz përpara”, tha ndërkaq Ivan Videnoviq nga Organizata politike “Zëri”.

Ndërkohë, partitë nga blloku nacionalist kanë akuzuar presidentin e Serbisë për pranimin e kompromisit evropian, i cili përfshin punën paralele për formimin e Asociacionit dhe për aspektet politike të normalizimit, që sipas tyre, është në kundërshtim me Kushtetutën e Serbisë./rtk


- Hapsirë reklamuese - Metro Real Estate

Më shumë

Showbiz

Rudina Dembacaj thyen heshtjen, flet për fejesën me Eduart Grishaj

Rudina Dembacaj dhe marrëdhëniet e saj kanë qenë gjithmonë një temë mjaft e bujshme në median rozë.Por n& ...

Aksidentohet Osmani i “Stupcave”, kjo është gjendja e tij shëndetësore

Një aksident trafiku ka ndodhur minuta më parë në rrugën Prishtinë -Gjilan, saktësish në Graçanicë ...

Venera Lumani dhe Lind Islami bëhen prindër për herë të parë! Ja emri që i kanë vendosur djalit!

Një kapitull i ri ka nisur për çiftin Venera Lumani dhe Lind Islami, të cilët janë bërë prindër pë ...

Jetë / Stil

Konsumi i përditshëm i kosit ul rrezikun e prekjes nga kjo sëmundje

Njerëzit që hanë kos çdo ditë kanë një rrezik më të ulët të zhvillimit të osteoporoz&eum ...

Si të kuptoni personalitetin dhe karakterin e dikujt me vetëm një pyetje

Takimi me njerëz të rinj është një nga gjërat më të mira në jetë. Çdo person i rëndë ...

Shurupi i kollës me shegë dhe mjaltë! Si ta përdorni për shërim të shpejtë

Kolla nuk duhet nënvlerësuar apo anashkaluar. Ajo shkakton vështirësi në sistemin imunitar dhe e drobit organizmin. Pasi dob& ...

Sport

Tensione në Paris para ndeshjes PSG – Aston Villa, përleshen tifozët

Në prag të ndeshjes së shumëpritur të Ligës së Kampionëve mes Paris Saint-Germainit dhe Aston Villës jan& ...

Salah drejt largimit, Liverpooli përgatitë 140 milionë euro për yllin e Realit

Liverpool po përgatitet për largimin e mundshëm të Mohamed Salah duke ofruar 140 milionë euro për Rodrygo Goes të R ...

Pjesë e Bayern Munich prej 25 vitesh, Muller njofton largimin

Thomas Muller do të largohet nga Bayern Munich në fund të sezonit. Sulmuesi njoftoi këtë të Shtunë se janë mua ...
- Hapsirë reklamuese - Brain Inside Sh.P.K

Të fundit

- Hapsirë reklamuese - Metro Real Estate