12/17/2025 9:50:13 AM

Baronesha Ashton zbulon si lindi ideja e Asociacionit, ka një porosi për Qeverinë Kurti

Duhet të lexoni

Ish-Përfaqësuesja e Lartë e Bashkimit Evropian, Baronesha Catherine Ashton, të cilës i kishte rënë hise të ndërmjetësonte edhe marrëveshjen e vitit 2013 mes Kosovës dhe Serbisë, ka thënë se Asociacioni u bë si përpjekje për të zgjidhur problemin specifik të Kosovës me veriun.

Ajo ka thënë për T7 se ideja prej ku kishte rrjedhur Asociacioni, ishte sigurimi i një raporti të mirë mes të Qeverisë në Prishtinë dhe serbëve që jetojnë në veri. Baronesha britanike thotë se Asociacioni është diçka për të cilën Qeveria e Kosovës duhet të punojë, meqë kjo do të mundësonte dialog me njerëzit në veri dhe lehtësim të negociatave në Bruksel.

“Çdo gjë që kërkon shumë kohë për të zgjidhur, nuk është e mirë. I bëj thirrje të dyja palëve që të fillojnë një dialog për këtë sa më shpejt të jetë e mundur”, ka thënë Ashton për T7.

Ashton ka komentuar edhe deklaratën e kryeministrit Albin Kurti, i cili gjatë ditës së djeshme në Bruksel u shpreh se koha e Ashtonit, Thaçit dhe Daçiqit ka ikur. Diplomatja britanike thotë se është e vërtetë një gjë e tillë, por potencon se trashëgimia ka mbetur.

Sa i përket masave të BE-së ndaj Kosovës, Catherine Ashton thotë se i takon Brukselit zyrtar të vendos se kur i heq ato duke theksuar se një gjë e tillë mund të ndodh në momentin që përmirësohet situata. Ajo thotë se përgjegjësia e presidentes Vjosa Osmani dhe e kryeministrit Kurti është e madhe. Ajo ka pasur për fund edhe një porosi për Qeverinë Kurti, duke i thënë se sa më shumë që punon për zgjidhjen e problemeve, pavarësisht nga vijnë, është shumë më mirë.

Intervista e plotë:

T7: Në prill, u bë një dekadë që kur u nënshkrua marrëveshja Kosovë-Serbi me lehtësimin tuaj. Gjashtë pikat e para në lidhje me asociacionin, të cilat u vlerësuan si jo-kushtetuese nga Gjykata Kushtetuese dy vjet më vonë, nuk u zbatuan kurrë, pavarësisht ndryshimeve në udhëheqjen në Kosovë me pesë kryeministra të ndryshëm. Sa e dëmshme e konsideroni këtë situatë për shtetin, siç janë shprehur shumica prej kryeministrave?

Ashton: Pra, çështja e asociacionit ishte se ne po përpiqeshim të zgjidhnim një problem specifik në veri të Kosovës. Njëra prej tyre ishte se si të sigurohej se ka një marrëdhënie të fortë ndërmjet qeverisë së Prishtinës dhe njerëzve që jetojnë në veri, më konkretisht serbëve. Pra, asociacioni vjen nga një ide për ta përmirësuar këtë situatë dhe për ta bërë atë në një mënyrë në përputhje me ligjin e BE-së. Pra, ajo që unë shpresojë është se asociacioni duhet të jetë ende diçka që qeveria e Kosovës kërkon ta arrijë. Dhe kjo do të mundësonte dialogun me njerëzit në veri por edhe lehtësim në kontekstin e dialogut në Bruksel. Çdo gjë që kërkon shumë kohë për të zgjidhur, nuk është e mirë. I bëj thirrje të dyja palëve që të fillojnë një dialog për këtë sa më shpejt të jetë e mundur.A duhet të krijohet asociacioni ashtu siç po kërkojnë vendet perëndimore, pa kompetenca ekzekutive?

Ashton: Nuk e di se çfarë kërkojnë qeveritë e tjera. E vetmja gjë që mund të them është se qëllimi i asociacionit është të zhvillojë një marrëdhënie mes njerëzve në veri dhe qeverisë së Prishtinës.

Aktualisht, pozicionin tuaj në BE e mban Josep Borrell, ndërsa Miroslav Lajçak shërben si emisar i posaçëm për dialogun, i cili ishte bashkëpunëtor i juaji. Si do ta vlerësonit punën e tyre në procesin e dialogut?

Ashton: Është një angazhim i madh nga përfaqësuesi i lartë dhe veçanërisht nga Miroslav Lajçak. Ka shumë gjëra që mund të bësh në jetë, por ai zgjodhi të ishte ky person duke e ditur se nuk do të ishte e lehtë. Dhe mendoj se është fantastike që ai është i gatshëm të shpenzojë kohën dhe energjinë e tij për të ndihmuar njerëzit e Kosovës dhe Serbisë për të zgjidhur çështjet mes tyre. Nuk është e lehtë, por shpresoj që të gjithë të vazhdojnë, sepse në fund të fundit kjo është shumë e rëndësishme.

A keni pasur ndonjë komunikim me kreun aktual të qeverisë në Kosovë? Si e shihni pozicionin e tij dhe implikimet e tij në procesin e dialogut në Kosovë? Dje ka përmendur se kohët kur ju, Thaçi dhe Daçiq keni qenë pjesë e takimeve kanë kaluar?

Ashton: Ai ka plotësisht të drejtë kur thotë se koha e Ashtonit, Thaçit dhe Daçiqit kanë ikur. Por unë shpresoj se trashëgimia dhe ajo që u përpoq të arrihet atëbotë të mbetet ende. Shpresoj që njerëzit e Kosovës e dinë se sa shumë jam duke u mbështetur për ta, ndërsa ne të vazhdojmë.

Për shkak të veprimeve të caktuara në veri të Kosovës, BE-ja ka vendosur masa ekonomike ndaj Kosovës. A ka ndërmarrë qeveria hapa të mjaftueshëm për të de-përshkallëzuar situatën dhe a duhet të hiqen këto masa tani?

Ashton; I takon BE-së kur vendos të heqë masat dhe do ta bëjë këtë kur të mendojë se situata është përmirësuar. Në çdo qeveri është vërtet e rëndësishme të siguroheni që të kërkoni vazhdimisht mënyra për të de-përshkallëzuar situatën. Përgjegjësia e liderëve dhe e qeverisë në çdo situatë është e madhe. Përgjegjësia e parë është të sigurohemi që njerëzit të jenë të sigurt dhe jo të rrezikuar. Duhet siguruar që po përpiqeni t’i zgjidhni problemet, ngado që vijnë, pavarësisht nga ato që shkaktohen. Kështu që unë do t’i thoja çdo qeverie dhe e përfshij edhe këtë aktualen, sa më shumë të bësh është më mirë.


- Hapsirë reklamuese - Metro Real Estate

Më shumë

Showbiz

Rudina Dembacaj thyen heshtjen, flet për fejesën me Eduart Grishaj

Rudina Dembacaj dhe marrëdhëniet e saj kanë qenë gjithmonë një temë mjaft e bujshme në median rozë.Por n& ...

Aksidentohet Osmani i “Stupcave”, kjo është gjendja e tij shëndetësore

Një aksident trafiku ka ndodhur minuta më parë në rrugën Prishtinë -Gjilan, saktësish në Graçanicë ...

Venera Lumani dhe Lind Islami bëhen prindër për herë të parë! Ja emri që i kanë vendosur djalit!

Një kapitull i ri ka nisur për çiftin Venera Lumani dhe Lind Islami, të cilët janë bërë prindër pë ...

Jetë / Stil

Konsumi i përditshëm i kosit ul rrezikun e prekjes nga kjo sëmundje

Njerëzit që hanë kos çdo ditë kanë një rrezik më të ulët të zhvillimit të osteoporoz&eum ...

Si të kuptoni personalitetin dhe karakterin e dikujt me vetëm një pyetje

Takimi me njerëz të rinj është një nga gjërat më të mira në jetë. Çdo person i rëndë ...

Shurupi i kollës me shegë dhe mjaltë! Si ta përdorni për shërim të shpejtë

Kolla nuk duhet nënvlerësuar apo anashkaluar. Ajo shkakton vështirësi në sistemin imunitar dhe e drobit organizmin. Pasi dob& ...

Sport

Tensione në Paris para ndeshjes PSG – Aston Villa, përleshen tifozët

Në prag të ndeshjes së shumëpritur të Ligës së Kampionëve mes Paris Saint-Germainit dhe Aston Villës jan& ...

Salah drejt largimit, Liverpooli përgatitë 140 milionë euro për yllin e Realit

Liverpool po përgatitet për largimin e mundshëm të Mohamed Salah duke ofruar 140 milionë euro për Rodrygo Goes të R ...

Pjesë e Bayern Munich prej 25 vitesh, Muller njofton largimin

Thomas Muller do të largohet nga Bayern Munich në fund të sezonit. Sulmuesi njoftoi këtë të Shtunë se janë mua ...
- Hapsirë reklamuese - Brain Inside Sh.P.K

Të fundit

- Hapsirë reklamuese - Metro Real Estate