11/28/2024 7:36:08 AM

Nëse nuk e dinit mësojeni tani, grupi juaj i gjakut mund të tregojë shumë për lidhjen tuaj në çift…

Duhet të lexoni

Ekspertët kanë kërkuar për shumë vite grupin e gjakut të dikujt për të parashikuar personalitetin e një individi, në të njëjtën mënyrë që njerëzit përdorin shenjat e zodiakut për ta bërë këtë. Në mënyrë të ngjashme, grupet e gjakut mund të përdoren gjithashtu për të përcaktuar pajtueshmërinë romantike të një çifti. Kur vjen puna te jeta dashurore apo kombinimet më perfekte të mundshme kryesisht i drejtohemi horoskopit, por në Japoni mund të mësosh diçka më shumë përmes grupit të gjakut. Ja çfarë kanë zbuluar hulumtimet…

Grupi A

Njerëzit me këtë grup gjaku njihen si perfeksionistë në ekstrem, në gjithçka që bëjnë japin maksimumin e tyre dhe duan që çdo gjë, çdo detaj i mundshëm të jetë në rregull. Janë shumë të përgjegjshëm dhe e analizojnë situatën me qetësi derisa ndërmarrin një vendim të rëndësishëm.

Në romancë njihen për përkujdesjen dhe durimin, çka do të thotë se mesazhet tuaja nuk do të rrinë pa një përgjigje nga pas. Ata janë aty për t’i diskutuar dhe sqaruar keqkuptimet. Gjithashtu ofrojnë siguri dhe qëndrueshmëri në një lidhje, por mungesa e spontanitetit dhe dëshira e tyre për të qenë të kontrolluar apo për të patur përkrah dikë që interesohet në çdo moment se çfarë po bëjnë, çon në konflikte, veçanërisht ndaj dikujt të grupit B apo një tjetër A-je. Kombinimi më i mirë është me dikë të grupit AB ose 0, i cili i premton siguri dhe stabilitet.

Grupi B

Në përgjithësi, personat e këtij grupimi njihen si shpirti i festës. Janë tepër të shoqërueshëm, bëjnë miq të rinj fare lehtë, përfshihen në marrëdhënie të shumta, kanë lindur për të thyer rregullat dhe nuk pranojnë kurrsesi t’u vendosësh caqe. Për më tepër heqin dorë menjëherë nga punët që nuk i lejojnë të shprehin kreativitetin e tyre.

Në jetën dashurore janë shumë pasionantë dhe surprizues. Shpesh kanë tendencën të jenë egoistë dhe të veprojnë pa i menduar shumë gjatë pasojat, pa u interesuar për palën tjetër. Njihen si zemërthyes të tmerrshëm. Kanë një stil jetese kaotik, jetojnë në rrëmujë dhe nëse bëhen bashkë për të jetuar me dikë të grupit A, nuk do të kujtohen kurrë për t’i paguar faturat. Kombinimi më i mirë është me dikë të grupit AB apo 0. Lloji AB i ndihmon të nxjerrin në pah individualitetin e tyre, ndërsa 0-ja do të ishte bashkëpunëtori më i mirë, shpirti binjak.

Grupi AB

Njerëzit e këtij grupi gjaku janë të vendosur të ndjekin ëndrrat e tyre dhe përgjithësisht kanë një sens të fortë morali. Pavarësisht objektivave që vendosin në jetë, nuk e masin suksesin e tyre me para, madje duhet thënë që është grupi më pak lakmitar.

Janë të qetë, racionalë, synojnë t’i zgjerojnë sa më shumë njohuritë e tyre si dhe merren me aktivitete të ndryshme në jetë. Si partnerë, po të lëmë mënjanë faktin se kritikojnë shumë, janë shumë mirëkuptues dhe përshtaten lehtë me tjetrin. Kreativiteti i tyre mund të jetë një cilësi shumë e pëlqyer për grupin B, por nga ana tjetër ndjeshmëria e lartë do t’i lëndojë përballë pamaturisë së B-së. Kombinimi më i mirë është me grupin A dhe 0.

Grupi O

Në përgjithësi, personat që i takojnë këtij grupi gjaku njihen për të qenit ambiciozë, romantikë dhe të guximshëm në përballimin e vështirësive të ndryshme. E kanë të pashmangshme të mos shprehin sensin e tyre të përkujdesjes kur vjen puna te dikush më i vogël apo me më pak eksperiencë se ata.

Përkushtohen shumë në punë, një arsye kjo pse përgjithësisht janë mirë me paratë. Në dashuri janë shumë bujarë dhe gjithë gjallëri. I trajtojnë partnerët me dashuri, u kushtojnë vëmendje pa pritur diçka të ngjashme në kthim. Por ama, nëse ndjejnë se diçka nuk po shkon, nuk do të hezitojnë t’jua kontrollojnë celularin mirë e mirë sapo t’u jepet rasti. Kombinimi më i mirë është me dikë të grupit A, ku të dy kanë etikë të ngjashme pune, ndajnë përgjithësisht të njëjtat ide dhe janë të gatshëm gjithsecili të marrë frenat e lidhjes në dorë, çka premton një romancë të gjallë dhe plot pasion.

  • Tags

- Hapsirë reklamuese - Metro Real Estate

Më shumë

Showbiz

“O qeli im” – Gresa puth Vullnetin në kokë, pasi hoqi flokët për të realizuar provën javore

Banorët e shtëpisë së Big Brother VIP Kosova u përballën me një provë javore që kërkonte heqjen e qi ...

Dedikim për Xhensilën? Bes Kallaku thyen HESHTJEN pas zhurmës në rrjet me këngët e tij!

Bes Kallaku, një prej emrave më të përfolur të momentit në showbiz-in shqiptar ka folur për herë të par&e ...

Xuxi, Vullnetit: Boll burrë ke dalë, hallall të qoftë që u puthe me Gresën

Xuxi e ka biseduar me Vullnetin puthjen që ky i fundit e shkëmbeu me Gresën.Ai i tha Vullnetit se “boll burrë ke dalë q ...

Jetë / Stil

Pesë shenja që tregojnë se nuk po i lani flokët mjaftueshëm

Është e vështirë të përgjithësohet se sa shpesh duhet t’i lani flokët, por ka disa shenja paralajmë ...

Jeni sëmurë apo jo? Këtë e kuptoni përmes gjuhës, ja si!

Nxjerrja e gjuhës jashtë është një formë përshëndetjeje në Tibet, ndërsa në shumë vende t& ...

Kur do të ndryshojë ora në tetor, ky është vendimi i fundit

Ora do të ndryshojë përsëri edhe këtë vit. Akrepat do të kthehen përsëri për një orë ...

Sport

Investim për të ardhmen, Real Madrid vihet pas Kobbie Mainoo

Ishte padyshim vendimtar, me golin e tij, ndaj “Të Kuqve” të Liverpool. I lindur në vitin 2005, “fantazisti” an ...

Shqipëria gjobitet rëndë nga UEFA

Shqipëria u gjobit për shkak të hedhjeve të sendeve në fushë nga tifozët “kuqezi” dhe për transmet ...

Arsenali mposhtet nga Newcastle United

Arsenali është mposhtur 1-0 në udhëtim te Newcastle United në ndeshjen e vlefshme për xhiron e 10-të në Lig&eu ...
- Hapsirë reklamuese - Brain Inside Sh.P.K

Të fundit

- Hapsirë reklamuese - Metro Real Estate