Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq është pritur nga Manuel Sarrazin, i dërguar i Gjermanisë për Ballkanin Perëndimor.
Ata kanë folur për takimin e djeshëm të Brukselit të kryeministrin Albin Kurti me Vuçiq, ndërmjetësuar nga Josep Borrell dhe Miroslav Lajçak.
“Diskutuam po ashtu edhe përfshirjen e aktorëve relevant të fortë në shtesnionimin e situatës në veri të Kosovës, por po ashtu edhe dhënien e një momentumi të ri për integrimin evropian të rajonit”, është shprehur Vuçiq.
Sipas tij integrimi do të kontribuonte në një stabilitet afatgjatë dhe të qëndrueshëm në Ballkanin Perëndimor.