Arbër Gumnishta, i njohur edhe si DJ Dagz, ka treguar brenda shtëpisë më të famshme në Shqipëri, një histori të trishtë.
Teksa kalonte natën jashtë me banorët e tjerë të “Big Brother VIP”, ai ka treguar sesi fjalët e tij e kishin ndihmuar një fans për t’u çuar nga koma.
Teksa fliste me këngëtaren Beatrix Ramosaj, ai ka treguar me detaje gjithë ngjarjen, duke marrë pas reagime të shumta nga banorët.
“I pata folur, i thosha se dashuria për jetën është ajo që të çon nga koma. I thosha çohu dil e takohemi. Ai është çuar nga koma më 6 korrik. Pasha shpirtin e motrës. U çua dhe ma uroi ditëlindjen,”-u shpreh ai.