9/4/2025 3:10:33 PM

Ish-bashkëshorti i Amy Winehouse: Nuk dua ta mbaj më përgjegjësinë për vdekjen e saj

Duhet të lexoni

Ish-bashkëshorti i Amy Winehouse, Blake Fielder-Civil, është shprehur se nuk mund ta mbajë më barrën për vdekjen e këngëtares, e cila sot do të festonte 40-vjetorin e lindjes. Winehouse takoi asistentitn e produksionit, Fielder-Civil, në një pab në 2005-ën. Ata u martuan në vitin 2007-të por të dy ata ishin të varur nga droga dhe si pasojë marrëdhënia e tyre ndonjëherë ishte e dhunshme.

Gjatë gjithë martesës së tyre ata kishin përdorur drogëra të ndryshme dhe çifti vendosi t’i jepte fund lidhjes në 2009-ën ndërkohë që ende takoheshin me njëri-tjetrin. Amy u nda nga jeta në korrikun e vitit 2011 për shkak të helmimit me alkool, në moshën 27-vjeçare.

Winehouse do kishte festuar 40-vjetorin e lindjes sot dhe për ta përkujtuar atë, ish-bashkëshorti ka dhënë një intervistë për “Good Morning America”, për të folur më shumë për marrëdhënien e tij me artisten e ndjerë dhe për faktin se njerëzit ende bëjnë atë fajtor për vdekjen e saj.

Kjo është arsyeja pse dua të flas sot. Po ndihem fajtor dhe nuk mund ta ndryshoj atë që njerëzit ndjejnë por unë personalisht kam vendosur të mos e mbaj më fajin për vdekjen e saj. E kam mbajtur këtë barrë për 10 vite rresht dhe të them të drejtën duket sikur unë jam i vetmi përson që duhet të jap llogari dhe të mbaj përgjegjësi për vdekjen e saj. Po, kam bërë shumë gabime. Ishte rreth 20 e ca vjeç dhe isha i varur nga droga. Kështu që unë nuk ia kisha idenë se si mund të shkëputesha nga droga dhe aq më tepër të shkëpusja dikë tjetër, e cila ishte në qendër të vëmendjes, sillte të ardhura pafund për shtëpinë diskografikë dhe kishte një interes të madh që ajo të vazhdonte të performonte edhe pse ishte në atë gjendje. Ajo ishte shumë e ndjeshme, siç të gjithë mund ta dini”, ka thënë Fielder-Civil në intervistën e tij.

Ai u ndalua të merrte pjesë në funeralin e Winehouse nga familje me pretendimin se ai e prazantoi artisten me drogërat.


- Hapsirë reklamuese - Metro Real Estate

Më shumë

Showbiz

Jozi ofendon shumë keq Gjestin, priten të merren masa drastike

Pak ditë para finales së Big Brother VIP Albania 4, një situatë e tensionuar ka rikthyer në qendër të vëmendje ...

Nuk përmbahet Rozana, hedh në pishinë Loredanën!

Atmosfera në oborrin e “Big Brother VIP Albania” u ndez nga batutat dhe të qeshurat, ndërsa Rozana Radi dhe Loredana Zefi k ...

Aferdita Paqarada shfaqet e zhveshur si asnjëherë më parë

Afërdita Paqarada është ndër më të komentuarat në media rozë.Ajo merr vëmendje nga fotot e ndryshme q&eum ...

Jetë / Stil

Konsumi i përditshëm i kosit ul rrezikun e prekjes nga kjo sëmundje

Njerëzit që hanë kos çdo ditë kanë një rrezik më të ulët të zhvillimit të osteoporoz&eum ...

Si të kuptoni personalitetin dhe karakterin e dikujt me vetëm një pyetje

Takimi me njerëz të rinj është një nga gjërat më të mira në jetë. Çdo person i rëndë ...

Shurupi i kollës me shegë dhe mjaltë! Si ta përdorni për shërim të shpejtë

Kolla nuk duhet nënvlerësuar apo anashkaluar. Ajo shkakton vështirësi në sistemin imunitar dhe e drobit organizmin. Pasi dob& ...

Sport

Tensione në Paris para ndeshjes PSG – Aston Villa, përleshen tifozët

Në prag të ndeshjes së shumëpritur të Ligës së Kampionëve mes Paris Saint-Germainit dhe Aston Villës jan& ...

Salah drejt largimit, Liverpooli përgatitë 140 milionë euro për yllin e Realit

Liverpool po përgatitet për largimin e mundshëm të Mohamed Salah duke ofruar 140 milionë euro për Rodrygo Goes të R ...

Pjesë e Bayern Munich prej 25 vitesh, Muller njofton largimin

Thomas Muller do të largohet nga Bayern Munich në fund të sezonit. Sulmuesi njoftoi këtë të Shtunë se janë mua ...
- Hapsirë reklamuese - Brain Inside Sh.P.K

Të fundit

- Hapsirë reklamuese - Metro Real Estate