1/28/2026 12:26:04 AM

A e pastrojnë ajrin lulet që mbajmë brenda shtëpive apo zyrave?

Duhet të lexoni

Mbajtja në ambientet e brendshme e luleve dhe bimëve të tjera, është një praktikë tepër popullore vitet e fundit. Por a e pastrojnë ajrin këto bimë? Dhe në çfarë mase? Që nga fillimi i pandemisë së Covid-19 , ka pasur një fokus më të madh mbi rëndësinë e cilësisë së ajrit të brendshëm, pasi shumë nga ne kanë kaluar shumë kohë brenda.

Për më tepër, Agjencia për Mbrojtjen e Mjedisit në SHBA (EPA), raporton se amerikanët kalojnë deri në 90 për qind të kohës së tyre në ambiente të mbyllura, ku nivelet e ndotësve mund të jenë deri në 5 herë më të larta sesa në ajrin e jashtëm.

Kjo është një nga arsyet, pse është thelbësore të sigurohemi që ajri që thithim brenda të jetë sa më i pastër që të jetë e mundur. Lulet dhe bimët që kultivojmë në shtëpisë, reklamohen shpesh si pastruese të ajrit. Por a është e vërtetë kjo gjë?

Siç mund ta dini tashmë, cilësia e ajrit në përgjithësi, varet nga niveli i dioksidit i karbonit , monoksidi i karbonit, oksidi i azotit, si dhe komponimet organike të paqëndrueshme (VOC), të cilat mund të ekzistojnë në disa nga produktet dhe materiale brenda shtëpive tona.

Nëpërmjet procesit të fotosintezës , bimët e konvertojnë dioksidin e karbonit që ne nxjerrim përmes frymëmarrjes, dhe largojnë gazrat e dëmshëm nga ajri përmes një procesi të quajtur përthithje.

Në një raport të NASA-s të vitit 1989 , shkencëtari Bill Uollverton pohoi se bimët shtëpiake mund të ofrojnë një “zgjidhje ekonomike premtuese për zvogëlimin e ndotjes së ajrit të brendshëm”. Ai studioi aftësinë e bimëve për të hequr komponimet organike të paqëndrueshme nga mjedisi, dhe potencialin e tyre për t’u përdorur në misionet hapësinore. Por kërkimet më të fundit nuk janë aq entuziaste mbi këtë ide. Shkencëtarët që studiojnë efektivitetin e bimëve në ambientet e brendshme për heqjen pasive të ozonit, zbuluan se këto të fundit japin “në rastin më të mirë, një kontribut modest prej rreth 0.9-9 për qind në zhdukjen e gazrave të dëmshëm”, raportuan ata në një studim të viti 2017, të botuar në revistën “Building and Environment”.


- Hapsirë reklamuese - Metro Real Estate

Më shumë

Showbiz

Rudina Dembacaj thyen heshtjen, flet për fejesën me Eduart Grishaj

Rudina Dembacaj dhe marrëdhëniet e saj kanë qenë gjithmonë një temë mjaft e bujshme në median rozë.Por n& ...

Aksidentohet Osmani i “Stupcave”, kjo është gjendja e tij shëndetësore

Një aksident trafiku ka ndodhur minuta më parë në rrugën Prishtinë -Gjilan, saktësish në Graçanicë ...

Venera Lumani dhe Lind Islami bëhen prindër për herë të parë! Ja emri që i kanë vendosur djalit!

Një kapitull i ri ka nisur për çiftin Venera Lumani dhe Lind Islami, të cilët janë bërë prindër pë ...

Jetë / Stil

Studimi: 2 mosha specifike kur plakja rritet në mënyrë dramatike!

Nëse keni vërejtur se po ju dalin rrudhat, një siklet ose një ndjenjë e përgjithshme e plakjes që duket se ndodh br ...

A mund t’i arrini gishtat e këmbëve? Nëse jo, trupi juaj po ju dërgon një mesazh të rëndësishëm

Shumë njerëz që ushtrojnë rregullisht dhe bëjnë jetë aktive i lënë pas dore ushtrimet e fleksibilitetit. ...

Tiroidet me probleme/ Mos i neglizhoni më këto simptoma!

Kur nuk ndihemi mirë shpesh fajësojmë ndonjë problem fizik, gripin, të ftohtin apo edhe vetë moshën, por injorojm&e ...

Sport

Tensione në Paris para ndeshjes PSG – Aston Villa, përleshen tifozët

Në prag të ndeshjes së shumëpritur të Ligës së Kampionëve mes Paris Saint-Germainit dhe Aston Villës jan& ...

Salah drejt largimit, Liverpooli përgatitë 140 milionë euro për yllin e Realit

Liverpool po përgatitet për largimin e mundshëm të Mohamed Salah duke ofruar 140 milionë euro për Rodrygo Goes të R ...

Pjesë e Bayern Munich prej 25 vitesh, Muller njofton largimin

Thomas Muller do të largohet nga Bayern Munich në fund të sezonit. Sulmuesi njoftoi këtë të Shtunë se janë mua ...
- Hapsirë reklamuese - Brain Inside Sh.P.K

Të fundit

- Hapsirë reklamuese - Metro Real Estate