Reperi Mozzik na ka bërë konfuzë të gjithëve me deklaratat e shumta për jetën e tij sentimentale.
Herë tregon se është single e herë se dikush i ka rrëmbyer zemrën. Herë thumbon të dashurin e ri të Loredanës e herë na tregon të bijën, Hanën, duke i kërkuar llogari për vajzat me të cilat ai shfaqet në videoklipe.
Edhe kësaj here, Mozzik ka bërë një tjetër deklaratë në InstaStory ku i tregon ndjekësve se në fakt, ai nuk është single prej 11 muajsh. Ai shprehet se e do, por nuk e tregon se kush është vajza që ka në krah.
Në fakt, nuk jam single prej 11 muajsh dhe e dua”- shkruan reperi krahas fotos që na bëri kaq konfuzë.