12/19/2025 8:17:01 PM

Avokati i Albulena Haxhiut ia huq sërish, Prokuroria hedh poshtë kallëzimin e tij penal kundër zyrtarëve të OAK-së

Duhet të lexoni

Prokuroria Themelore në Prishtinë ka hedhur poshtë kallëzimin penal të parashtruar nga Nasuf Hasani avokati i ministres së Drejtësisë, Albulena Haxhiu, kundër prokurorit disiplinor, Rexhep Veseli dhe avokatëve Bajram Lajqi, Besiana Syla dhe Sarandë Beqiri, raporton Gazeta Sinjal

Sipas aktvendimit të Prokurorisë të cilin e ka siguruar Gazeta Sinjali, rezulton se nuk ka prova të besueshme të cilat përbëjnë dyshim të arsyeshëm se zyrtarët e Odës së Avokatëve të Kosovës kanë kryer vepër penale.

Në arsyetimin e saj, Prokuroria thotë se pas dërgimit të lëndës në kompetencë të Departamentit të Përgjithshëm dhe shqyrtimit të përmbajtjes së kallëzimit penal të parashtruar nga Hasani, Prokurori i Shtetit nuk ka gjetur dyshim të arsyeshëm se mund të jetë kryer ndonjë vepër penale.

“Parashtruesi i kallëzimit penal pretendon se: i dyshuari, Rexhep Veseli, më datë 4 gusht 2022, në cilësinë e Prokurorit Disiplinor ka ngritur propozimin kundër të dëmtuarit Nasuf Hasani, për shkak të shkeljeve disiplinore të avokatit Nasuf Hasani, i cili më 13 mars 2021 në email-in drejtuar 472 adresave elektronike, ka përdorur shprehje joadekuate “Po rren Behar Ejupi… është rrenc dhe i pa besë” dhe sipas parashtruesit të kallëzimit penal, propozimi për fillimin e procedurës disiplinore nuk i përmban kushtet e parapara me Rregulloren për Procedurën Disiplinore për Avokatë dhe Praktikantë neni 13”, thuhet në arsyetimin e Prokurorisë.

Ndërsa për avokatët, Bajram Lajqi, Besiana Syla dhe Sarandë Beqiri, sipas Prokurorit të Shtetit në përmbajtjen e kallëzimit penal, Nasuf Hasani nuk ka cekur asnjë veprim konkret të tyre.

Në aktvendimin e siguruar nga Sinjali, thuhet se pretendimet e paraqitura nga avokati Hasani, janë të natyrës administrative dhe nuk ofrojnë asnjë provë të besueshme nga e cila formohet dyshimi i arsyeshëm se është kryer vepër penale.

Për më tepër, i dëmtuari nuk e mohon faktin se ka publikuar një e-mail me përmbajtje “Po rren Behar Ejupi… është rrenc dhe i pa besë”. Në këtë drejtim, çështja se ndaj të dëmtuarit i cili është avokat, ka filluar procedura disiplinore, nuk përbën element të veprës penale, sidomos kur ende nuk ka vendim të formës së prerë nga organet përkatëse të Odës së Avokatëve të Kosovës”, thuhet në gjetjet e Prokurorisë.

Ky nuk është rasti i parë që Nasuf Hasani ia huq keq. Ditë më parë Gjykata Themelore në Prishtinë e ka cilësuar si krejt të palejuar padinë e tij kundër OAK-së, të cilët e kishin gjobitur për shkelje të etikës.

Kujtojmë se, ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, pati autorizuar për avokat Hasanin, që të ngrejë padi ndaj avokatit Besnik Berisha, pasi e quajti prokurorin e rastit “Brezovica”, Rasim Malokun “këlysh të pushtetit” dhe tha se u arrestua me urdhër të ministres Haxhiu.

Avokati Hasani, i cili është edhe kryetar i OAK-së në degën e Prishtinës, përpara disa javësh u gjobit për shkelje të etikës nga ky institucion.


- Hapsirë reklamuese - Metro Real Estate

Më shumë

Showbiz

Rudina Dembacaj thyen heshtjen, flet për fejesën me Eduart Grishaj

Rudina Dembacaj dhe marrëdhëniet e saj kanë qenë gjithmonë një temë mjaft e bujshme në median rozë.Por n& ...

Aksidentohet Osmani i “Stupcave”, kjo është gjendja e tij shëndetësore

Një aksident trafiku ka ndodhur minuta më parë në rrugën Prishtinë -Gjilan, saktësish në Graçanicë ...

Venera Lumani dhe Lind Islami bëhen prindër për herë të parë! Ja emri që i kanë vendosur djalit!

Një kapitull i ri ka nisur për çiftin Venera Lumani dhe Lind Islami, të cilët janë bërë prindër pë ...

Jetë / Stil

Konsumi i përditshëm i kosit ul rrezikun e prekjes nga kjo sëmundje

Njerëzit që hanë kos çdo ditë kanë një rrezik më të ulët të zhvillimit të osteoporoz&eum ...

Si të kuptoni personalitetin dhe karakterin e dikujt me vetëm një pyetje

Takimi me njerëz të rinj është një nga gjërat më të mira në jetë. Çdo person i rëndë ...

Shurupi i kollës me shegë dhe mjaltë! Si ta përdorni për shërim të shpejtë

Kolla nuk duhet nënvlerësuar apo anashkaluar. Ajo shkakton vështirësi në sistemin imunitar dhe e drobit organizmin. Pasi dob& ...

Sport

Tensione në Paris para ndeshjes PSG – Aston Villa, përleshen tifozët

Në prag të ndeshjes së shumëpritur të Ligës së Kampionëve mes Paris Saint-Germainit dhe Aston Villës jan& ...

Salah drejt largimit, Liverpooli përgatitë 140 milionë euro për yllin e Realit

Liverpool po përgatitet për largimin e mundshëm të Mohamed Salah duke ofruar 140 milionë euro për Rodrygo Goes të R ...

Pjesë e Bayern Munich prej 25 vitesh, Muller njofton largimin

Thomas Muller do të largohet nga Bayern Munich në fund të sezonit. Sulmuesi njoftoi këtë të Shtunë se janë mua ...
- Hapsirë reklamuese - Brain Inside Sh.P.K

Të fundit

- Hapsirë reklamuese - Metro Real Estate