12/24/2025 5:19:50 PM

Qeveria i dha Kastratit një “minierë ari”, fitime kolosale në Rinas, biletat mbeten të shtrenjta

Duhet të lexoni

Të ardhurat e aeroportit të Tiranës u rritën me 48.5 për qind vitin e kaluar duke arritur në 8.3 miliardë lekë (80 milionë euro), teksa rritja e turizmit dhe fluksi i lartë i pasagjerëve e ka shndërruar biznesin e aeroportit në një minierë ari.

Të dhënat nga bilanci zyrtar që TIA dorëzoi në Qendrën Kombëtare të Biznesit tregojnë se vitin e kaluar fitimi para taksave, i kompanisë që ka koncesionin e aeroportit, kërceu në 3.62 miliardë lekë (35 milionë euro) duke u rritur me 65.3 për qind krahasuar me vitin 2021.

Vitin e kaluar aeroporti i Rinasit përpunoi mbi 5 milionë pasagjerë. Por këtë vit shifra vlerësohet se do të rritet sërish në nivelin 30-40 për qind duke e bërë Rinasin një nga aeroportet me rritjen më të madhe në Europë.

Një makineri parash

Aeroporti i Rinasit zotërohet nga grupi Kastrati. Në dhjetor të vitit 2020, Shefqet Kastrati e bleu koncesionin e aeroportit nga një kompani e quajtur “Real Fortress Private Limited” për një çmim total prej 71 milionë eurosh.

Vetëm për dy vjet nga blerja, koncesioni i aeroportit ka prodhuar 54 milionë euro fitime para taksave. Çmimi i paguar nga Kastrati për blerjen e aeroportit mund të jetë shlyer tërësisht ndërkohë, teksa të dhënat zyrtare se fluksi i pasagjerëve ka qenë rekord edhe në gjysmën e parë të këtij viti.

Kjo e bën blerjen e aeroportit një nga investimet më të arta në Shqipëri me kthim 100 për qind të investimit për vetëm 2 vite e gjysmë, pa përfshirë të ardhurat e tjera dytësore që burojnë nga ky koncesion si qiratë e duty free-ve apo shërbimet e tjera mbështetesë duke përfshirë parkingjet.

Por kompania thote se ajo ka angazhuar nje program agresiv investimesh te financuar permes kredive bankare, qe arrijne ne mbi 100 milione euro.

TIA është angazhuar të kryejë investime për zgjerimin dhe përmirësimin e aeroportit. Megjithatë ajo ka të drejtën e koncesionit për operimin e Rinasit deri në vitin 2040, pasi qeveria shqiptare e e zgjati dhe me 13 vite të tjera koncesionin pas shitjes së tij nga kinezët tek grupi Kastrati.

Me këto tregues financiarë, Aeroporti Nënë Tereza është në podin e bizneseve më fitimprurëse në Shqipëri dhe parashikohet të qëndrojë aty për shumë gjatë.

Vitin e kaluar kompania regjistroi një fitim para taksave sa 43 për qind e xhiros, që do të thotë se në çdo 100 lekë që arkëton, 43 lekë janë fitim direkt për kompaninë koncesionare./oligarkia/


- Hapsirë reklamuese - Metro Real Estate

Më shumë

Showbiz

Rudina Dembacaj thyen heshtjen, flet për fejesën me Eduart Grishaj

Rudina Dembacaj dhe marrëdhëniet e saj kanë qenë gjithmonë një temë mjaft e bujshme në median rozë.Por n& ...

Aksidentohet Osmani i “Stupcave”, kjo është gjendja e tij shëndetësore

Një aksident trafiku ka ndodhur minuta më parë në rrugën Prishtinë -Gjilan, saktësish në Graçanicë ...

Venera Lumani dhe Lind Islami bëhen prindër për herë të parë! Ja emri që i kanë vendosur djalit!

Një kapitull i ri ka nisur për çiftin Venera Lumani dhe Lind Islami, të cilët janë bërë prindër pë ...

Jetë / Stil

Konsumi i përditshëm i kosit ul rrezikun e prekjes nga kjo sëmundje

Njerëzit që hanë kos çdo ditë kanë një rrezik më të ulët të zhvillimit të osteoporoz&eum ...

Si të kuptoni personalitetin dhe karakterin e dikujt me vetëm një pyetje

Takimi me njerëz të rinj është një nga gjërat më të mira në jetë. Çdo person i rëndë ...

Shurupi i kollës me shegë dhe mjaltë! Si ta përdorni për shërim të shpejtë

Kolla nuk duhet nënvlerësuar apo anashkaluar. Ajo shkakton vështirësi në sistemin imunitar dhe e drobit organizmin. Pasi dob& ...

Sport

Tensione në Paris para ndeshjes PSG – Aston Villa, përleshen tifozët

Në prag të ndeshjes së shumëpritur të Ligës së Kampionëve mes Paris Saint-Germainit dhe Aston Villës jan& ...

Salah drejt largimit, Liverpooli përgatitë 140 milionë euro për yllin e Realit

Liverpool po përgatitet për largimin e mundshëm të Mohamed Salah duke ofruar 140 milionë euro për Rodrygo Goes të R ...

Pjesë e Bayern Munich prej 25 vitesh, Muller njofton largimin

Thomas Muller do të largohet nga Bayern Munich në fund të sezonit. Sulmuesi njoftoi këtë të Shtunë se janë mua ...
- Hapsirë reklamuese - Brain Inside Sh.P.K

Të fundit

- Hapsirë reklamuese - Metro Real Estate