12/25/2025 6:53:07 AM

Kurti ia kalon Haradinajt me këshilltarë, dikur thoshte se i mjaftojnë vetëm 5

Duhet të lexoni

Afro 100 është numri i zyrtarëve që këshillojnë e ndihmojnë kryeministrin Albin Kurti e tre zëvendësit e tij. Kurti që vetë ka qenë kritikues i drejtuesve të mëhershëm të qeverisë për numrin e lartë të këshilltarëve, numëron 38 të tillë.

Sipas ligjit, pagat e anëtarëve të kabinetit të Kurtit sillen nga 987 deri në 1155 euro, pa llogaritur këtu edhe përfitimet e tjera që gëzojnë, si mëditjet, shpenzimet e biletave, reprezentacionit, e të tjera. Qeveria Haradinaj të cilën e kritikonte Kurti numëronte 35 këshilltar.

Para se të bëhej kryeministër, Albin Kurti vlerësonte se pesë këshilltarë do të ishin të mjaftueshëm.

“Nuk kanë çfarë më duhen as 35 këshilltarë, jo naj pretencioziteti intelektual timin por nashta 5 këshilltarë më mjaftojnë. 35 janë si mos të jenë asnjë, ose tregojnë një farë paaftësie fundamentale të vetë kryeministrit…”, kishte deklaruar ai në shtator të vitit 2019.

Por, në mes të mandatit si kreu i Qeverisë, Kurti numëron 38 këshilltarë. Prej tyre, 18 janë këshilltarë politikë, 10 nëpunës e 10 të jashtëm, të cilët nuk paguhen nga buxheti i shtetit.

Emërimi i stafit të kryeministrit është e përcaktuar me rregulloren për fushat e përgjegjësisë administrative të Zyrës së Kryeministrit dhe Ministrive. Sipas nenit 23 të kësaj rregulloreje, “kryeministri mund të emërojë deri në 15 këshilltarë politikë”.

Por, në rregullore theksohet edhe mundësia që kryeministri ka të emërojë deri në 9 këshilltarë nga secili prej komuniteteve. Nga Zyra e Kryeministrit, është sqaruar se në mesin e 18 këshilltarëve që numëron Kurti, katër janë nga komunitetet, derisa Andin Hoti, ndonëse renditet në listën e këshilltarëve, është kryetar i delegacionit të Kosovës për bisedime për çështjen e personave të zhdukur.

Sipas Ligjit të Pagave, këshilltarët në Zyrën e Kryeministrit kanë koeficientin nga 12.4 më i larti deri në 4.7. Rrjedhimisht, llogaritur me vlerën e tij prej 105 eurosh i bie që pagat e anëtarëve të kabinetit të Kurtit sillen nga 493 euro deri në 1302 euro, pa llogaritur këtu edhe përfitimet e tjera që gëzojnë, si mëditjet, shpenzimet të biletave, reprezentacionit, e të tjera.

Të drejtën për këshilltarë e nëpunës gëzojnë edhe zëvendësit e Kurtit. Zv.kryeministri i parë Besnik Bislimi, në kabinetin e tij numëron 18 zyrtarë. Prej tyre 10 janë politikë, 2 të jashtëm e 6 nëpunës.

Tre zyrtarë më shumë se te zyra e Bislimit janë në atë të Donika Gërvallës, që është edhe ministre e Punëve të Jashtme dhe Diasporës. Nga 21 sa janë gjithsej, 10 janë politikë, 1 këshilltar i jashtëm dhe 10 nëpunës.

Në numrin e përgjithshëm, nga të dhënat e ofruara nga Zyra e Gërvallës, përfshihen edhe katër zyrtarët që punojnë për dy zv.ministrat Liza Gashi e Kreshnik Ahmeti. 10 këshilltarë politikë, ka edhe zv.kryeministrja Emilja Rexhepi. Përveç tyre, në kabinetin e saj janë edhe 6 nëpunës e 1 këshilltarë i jashtëm.

Në bazë të rregullores, zv.kryeministrat kanë të drejtë të emërojnë 10 këshilltarë politikë, 5 të jashtëm e deri në 6 nëpunës. Po ashtu, secili prej tyre mund të emërojë edhe nga një këshilltar për komunitetet.

Për numër të lartë të këshilltarëve, edhe nga vetë Kurti, në vazhdimësi është kritikuar ish-kryeministri Ramush Haradinaj./Koha.net


- Hapsirë reklamuese - Metro Real Estate

Më shumë

Showbiz

Rudina Dembacaj thyen heshtjen, flet për fejesën me Eduart Grishaj

Rudina Dembacaj dhe marrëdhëniet e saj kanë qenë gjithmonë një temë mjaft e bujshme në median rozë.Por n& ...

Aksidentohet Osmani i “Stupcave”, kjo është gjendja e tij shëndetësore

Një aksident trafiku ka ndodhur minuta më parë në rrugën Prishtinë -Gjilan, saktësish në Graçanicë ...

Venera Lumani dhe Lind Islami bëhen prindër për herë të parë! Ja emri që i kanë vendosur djalit!

Një kapitull i ri ka nisur për çiftin Venera Lumani dhe Lind Islami, të cilët janë bërë prindër pë ...

Jetë / Stil

Konsumi i përditshëm i kosit ul rrezikun e prekjes nga kjo sëmundje

Njerëzit që hanë kos çdo ditë kanë një rrezik më të ulët të zhvillimit të osteoporoz&eum ...

Si të kuptoni personalitetin dhe karakterin e dikujt me vetëm një pyetje

Takimi me njerëz të rinj është një nga gjërat më të mira në jetë. Çdo person i rëndë ...

Shurupi i kollës me shegë dhe mjaltë! Si ta përdorni për shërim të shpejtë

Kolla nuk duhet nënvlerësuar apo anashkaluar. Ajo shkakton vështirësi në sistemin imunitar dhe e drobit organizmin. Pasi dob& ...

Sport

Tensione në Paris para ndeshjes PSG – Aston Villa, përleshen tifozët

Në prag të ndeshjes së shumëpritur të Ligës së Kampionëve mes Paris Saint-Germainit dhe Aston Villës jan& ...

Salah drejt largimit, Liverpooli përgatitë 140 milionë euro për yllin e Realit

Liverpool po përgatitet për largimin e mundshëm të Mohamed Salah duke ofruar 140 milionë euro për Rodrygo Goes të R ...

Pjesë e Bayern Munich prej 25 vitesh, Muller njofton largimin

Thomas Muller do të largohet nga Bayern Munich në fund të sezonit. Sulmuesi njoftoi këtë të Shtunë se janë mua ...
- Hapsirë reklamuese - Brain Inside Sh.P.K

Të fundit

- Hapsirë reklamuese - Metro Real Estate