Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshatin Gremnik të Klinës.
Zëdhënësi i Policisë Fadil Gashi ka thënë për Gazetën Online Reporteri.net se si pasojë e aksidentit, lëndime kanë pësuar dy persona.
“Rreth orë 18:30 ka ndodhur një aksident trafiku në mes të një veture dhe një traktori në fshatin Gremnik të Klinës. Lëndime kanë pësuar dy persona të cilët janë dërguar për trajtim në Emergjencë në Spitalin Rajonal”, ka thënë Gashi.
Ai shtoi se me rastin po merren hetuesit e trafikut. /Reporteri.net/
