12/22/2025 8:04:00 AM

Komuna e Prishtinës së shpejti do të pajiset me biçikletat e qytetit

Duhet të lexoni

Qytetarët e Prishtinës, së shpejti do t’i kenë në dispozicion biçikletat, të cilat mund t’i shfrytëzojnë gjatë ditës. Komuna e Prishtinës sot ka nënshkruar kontratën për blerjen e biçikletave të qytetit dhe se afati i implementimit të këtij projekti është 60 ditë.

Nënkryetari i Komunës së Prishtinës Alban Zogaj ka thënë për “Indeksonlione” se Prishtina për herë të parë po blen biçikleta që janë publike dhe që janë në dispozicion për qytetarët. Ai ka thënë se me këtë projekt është paraparë blerja e 100 biçikletave, por se numri i tyre mund të jetë dhe më i madh.   

“Është hera e parë që kryeqyteti Prishtina po blen biçikleta që janë publike me një sistem të njohur “Share Sistem”, ku qytetarët e marrin në një stacion biçikletën, e përdorin për një kohë të caktuar dhe pastaj e dorëzojnë në stacionin tjetër. Do të jenë dhjetë stacione të biçikletave në qytetin e Prishtinës. Projektin e kemi filluar me rreth 100 biçikleta, por nëse mjaftojnë paratë ndoshta do të blejmë më shumë se 100 biçikleta”, tha ai.

Zogaj thotë se dhjetë stacionet për bicikleta do të vendosen në krejt Prishtinën dhe se qytetarët mund ta marrin biçikletën në një stacion dhe ta dorëzojnë në stacionin tjetër.

Qytetarët biçikletat mund t’i shfrytëzojnë gjatë ditës një orë, gjysmë ore, pesë orë apo më shumë dhe pastaj i kthejnë prapë. Idea është që tërë kohën me qenë në dispozicion dhe të shfrytëzohen nga qytetarët. Stacionet do të jenë të vendosura në krejtë Prishtinën. E merr në një stacion, e len në stacionin tjetër dhe vazhdon tutje. Si në të gjitha kryeqytetet e vropës dhe me gjërë”, tha ai.

Zogaj thotë se ende nuk është caktuar çmimi i shfrytëzimit të biçikletave, duke pohuar se në ditët në vazhdim do të dalin me detaje rreth projektit.

Por e gjithë idea sipas tij është që veturat në kryeqytet të shfrytëzohen sa më pak që të jetë e mundur.

“Idea është me u shfrytëzu veturat sa më pak që është e mundur. Me i ndihmu studentët, të rinjtë në mënyrë që Prishtina me shtu mobilitetin në qytet. 60 ditë është koha e implementimit të këtij projekti . Në tre muajt e ardhshëm besoj që do t’i kemi të instaluara. Pastaj e bëjmë përgatitjet tjera si trajnimi i ekipit për mirëmbajtje. Në pranverë veç mund t’i shfrytëzojmë “, tha ai./Katror


- Hapsirë reklamuese - Metro Real Estate

Më shumë

Showbiz

Rudina Dembacaj thyen heshtjen, flet për fejesën me Eduart Grishaj

Rudina Dembacaj dhe marrëdhëniet e saj kanë qenë gjithmonë një temë mjaft e bujshme në median rozë.Por n& ...

Aksidentohet Osmani i “Stupcave”, kjo është gjendja e tij shëndetësore

Një aksident trafiku ka ndodhur minuta më parë në rrugën Prishtinë -Gjilan, saktësish në Graçanicë ...

Venera Lumani dhe Lind Islami bëhen prindër për herë të parë! Ja emri që i kanë vendosur djalit!

Një kapitull i ri ka nisur për çiftin Venera Lumani dhe Lind Islami, të cilët janë bërë prindër pë ...

Jetë / Stil

Konsumi i përditshëm i kosit ul rrezikun e prekjes nga kjo sëmundje

Njerëzit që hanë kos çdo ditë kanë një rrezik më të ulët të zhvillimit të osteoporoz&eum ...

Si të kuptoni personalitetin dhe karakterin e dikujt me vetëm një pyetje

Takimi me njerëz të rinj është një nga gjërat më të mira në jetë. Çdo person i rëndë ...

Shurupi i kollës me shegë dhe mjaltë! Si ta përdorni për shërim të shpejtë

Kolla nuk duhet nënvlerësuar apo anashkaluar. Ajo shkakton vështirësi në sistemin imunitar dhe e drobit organizmin. Pasi dob& ...

Sport

Tensione në Paris para ndeshjes PSG – Aston Villa, përleshen tifozët

Në prag të ndeshjes së shumëpritur të Ligës së Kampionëve mes Paris Saint-Germainit dhe Aston Villës jan& ...

Salah drejt largimit, Liverpooli përgatitë 140 milionë euro për yllin e Realit

Liverpool po përgatitet për largimin e mundshëm të Mohamed Salah duke ofruar 140 milionë euro për Rodrygo Goes të R ...

Pjesë e Bayern Munich prej 25 vitesh, Muller njofton largimin

Thomas Muller do të largohet nga Bayern Munich në fund të sezonit. Sulmuesi njoftoi këtë të Shtunë se janë mua ...
- Hapsirë reklamuese - Brain Inside Sh.P.K

Të fundit

- Hapsirë reklamuese - Metro Real Estate