Në mëngjesin e djeshëm, një aksident trafiku ka ndodhur afër Bregut Diellit 2 në rrugën "Rrahim Beqiri" në Prishtinë, ku janë përfshirë disa vetura dhe një motoçiklet raporton Metropol Magazine.
Si pasojë e aksidentit ka pasur lëndime trupore, përfshirë dëme materiale, teksa dyshohet se gjithçka ndodhi për shkak të kushteve jo te mira të rrugës, si pasojë e vajit të naftës të derdhur në rrugë.
Mungesa e kujdesit të rrugëve nga ana e Komunës së Prishtinës, ka rrezikuar jetën e qytetarëve dhe duke shkaktuar dëme të konsiderueshme materiale. METROPOL MAGAZINE.


