12/23/2025 8:30:25 AM

Çfarë është prokurori i posaçëm dhe cilat janë kompetencat e tij?

Duhet të lexoni

Emërimi i një prokurori të posaçëm për të mbikëqyrur hetimin e Departamentit të Drejtësisë ndaj djalit të presidentit Joe Biden, Hunter Biden po rikthen vëmendjen mbi rolin që këta prokurorë kanë luajtur në historinë moderne amerikane.

Emërimi i një prokurori të posaçëm për të mbikëqyrur hetimin e Departamentit të Drejtësisë ndaj djalit të presidentit Joe Biden, Hunter Biden po rikthen vëmendjen mbi rolin që këta prokurorë kanë luajtur në historinë moderne amerikane.

Të premten, Prokurori i Përgjithshëm Merrick Garland caktoi prokurorin nga Delauer, David Weiss, i cili po heton aktualisht aktivitetet financiare dhe tregtare të djalit të presidentit, për të mbikëqyrur hetimin e Departamentit.

Zoti Garland deklaroi se zoti Weiss i kishte thënë se “sipas gjykimit të tij, hetimet kishin arritur në një fazë, ku funksionet e tij të mëtejshme mund të vazhdojnë vetëm me statusin e Prokurorit të Posaçëm dhe ka kërkuar nga unë, që ta emëroj atë në një pozitë të tillë.”

Në janar, zoti Garland caktoi ish-prokurorin nga Merilendi, Robert Hur, për të mbikëqyrur hetimin e departamentit lidhur me dokumentet e klasifikuara që u gjetën në shtëpinë e presidentit aktual Joe Biden në Delauer dhe në një institut të tij në Uashington, pasi ai kishte mbaruar mandatin si nënpresident.

Dhe vitin e kaluar, Prokurori i Përgjithshëm Garland caktoi ish-prokurorin e Departamentit të Drejtësisë, Jack Smith, për të drejtuar hetimet për mbajtjen e dokumenteve të klasifikuara në pronën e ish-presidentit Donald Trump në Florida, Mar-a-Lago, si dhe aspektet kryesore të një hetimi të veçantë që përfshinte sulmin e 6 janarit 2021, dhe përpjekjen për të përmbysur rezultatin e zgjedhjeve të vitit 2020.

Zoti Trump tani përballet me akuza për të dyja çështjet.

Po si u krijua posti i prokurorit të posaçëm dhe cilat janë kompetencat e tij?

ÇFARË ËSHTË KONKRETISHT NJË PROKUROR I POSAÇËM?

Një prokuror i posaçëm caktohet për të hetuar dhe nëse është e nevojshme për të ndjekur penalisht një çështje për të cilën Departamenti i Drejtësisë konsideron se ka një konflikt po ta ndjekë vetë, ose ku konsiderohet se është në interesin publik që dikush jashtë qeverisë të marrë përgjegjësinë për një çështje.

Sipas Kodit të Rregulloreve Federale, një prokuror i posaçëm duhet të ketë "një reputacion për integritet dhe vendimmarrje të paanshme", si dhe "një njohje të thellë të ligjit penal dhe politikave të Departamentit të Drejtësisë".

Megjithëse ata nuk i nënshtrohen mbikëqyrjes së zakonshme të Departamentit të Drejtësisë, prokurorët e posaçëm duhet të veprojnë gjithsesi në përputhje me rregulloret, politikat dhe procedurat e departamentit. Ata gjithashtu raportojnë te Prokurori i Përgjithshëm - i vetmi zyrtar qeveritar që mund t'i shkarkojë.

Prokurori i përgjithshëm ka të drejtë të kërkojë shpjegime nga një prokuror i posaçëm për çdo hap hetimor ose ndjekjes penale, por sipas rregulloreve ai duhet t’u japë hapësirë të gjerë edhe pikëpamjeve të prokurorit të posaçëm. Në rast se prokurori i përgjithshëm refuzon një hap që do të ndërmarrë prokurori i posaçëm, Departamenti i Drejtësisë duhet të njoftojë Kongresin në fund të hetimit.

tepruar në çështje delikate politike – si hetimet aktuale të lidhura me zotin Trump.

Zoti Mueller u emërua në vitin 2017 për të hetuar ndërhyrjen ruse në zgjedhje, një hetim dyvjeçar që solli si rezultat kallëzime penale kundër 34 personave, përfshirë disa bashkëpunëtorë të zotit Trump dhe tre subjekte biznesi.

Prokurori i posaçëm Mueller nuk ngriti akuza për një komplot kriminal midis fushatës së zotit Trump dhe Rusisë. Ai nuk arriti në përfundimin se zoti Trump pengoi drejtësinë, po as nuk e shfajësoi atë.

Disa javë para se Prokurori i Përgjithshëm, William Barr të largohej nga detyra, ai i dha kryeprokurorit federal të shtetit Konektikat, John Durham, titullin e prokurorit të posaçëm special në mënyrë që ai të mund të vazhdonte të hetonte origjinën e hetimit për Rusinë nën udhëheqjen e re të Departamentit të Drejtësisë pas ardhjes së demokratëve në pushtet.

Në maj, zoti Durham publikoi gjetjet e tij në formën e një raporti prej 300 faqesh, që arrinte në përfundimin se FBI-ja nxitoi në hetimin e lidhjeve midis Rusisë dhe fushatës së zotit Trump në vitin 2016 dhe u mbështet më shumë se ç’duhet në informacione zbulimi të papërpunuara dhe të pakonfirmuar./VOA


- Hapsirë reklamuese - Metro Real Estate

Më shumë

Showbiz

Rudina Dembacaj thyen heshtjen, flet për fejesën me Eduart Grishaj

Rudina Dembacaj dhe marrëdhëniet e saj kanë qenë gjithmonë një temë mjaft e bujshme në median rozë.Por n& ...

Aksidentohet Osmani i “Stupcave”, kjo është gjendja e tij shëndetësore

Një aksident trafiku ka ndodhur minuta më parë në rrugën Prishtinë -Gjilan, saktësish në Graçanicë ...

Venera Lumani dhe Lind Islami bëhen prindër për herë të parë! Ja emri që i kanë vendosur djalit!

Një kapitull i ri ka nisur për çiftin Venera Lumani dhe Lind Islami, të cilët janë bërë prindër pë ...

Jetë / Stil

Konsumi i përditshëm i kosit ul rrezikun e prekjes nga kjo sëmundje

Njerëzit që hanë kos çdo ditë kanë një rrezik më të ulët të zhvillimit të osteoporoz&eum ...

Si të kuptoni personalitetin dhe karakterin e dikujt me vetëm një pyetje

Takimi me njerëz të rinj është një nga gjërat më të mira në jetë. Çdo person i rëndë ...

Shurupi i kollës me shegë dhe mjaltë! Si ta përdorni për shërim të shpejtë

Kolla nuk duhet nënvlerësuar apo anashkaluar. Ajo shkakton vështirësi në sistemin imunitar dhe e drobit organizmin. Pasi dob& ...

Sport

Tensione në Paris para ndeshjes PSG – Aston Villa, përleshen tifozët

Në prag të ndeshjes së shumëpritur të Ligës së Kampionëve mes Paris Saint-Germainit dhe Aston Villës jan& ...

Salah drejt largimit, Liverpooli përgatitë 140 milionë euro për yllin e Realit

Liverpool po përgatitet për largimin e mundshëm të Mohamed Salah duke ofruar 140 milionë euro për Rodrygo Goes të R ...

Pjesë e Bayern Munich prej 25 vitesh, Muller njofton largimin

Thomas Muller do të largohet nga Bayern Munich në fund të sezonit. Sulmuesi njoftoi këtë të Shtunë se janë mua ...
- Hapsirë reklamuese - Brain Inside Sh.P.K

Të fundit

- Hapsirë reklamuese - Metro Real Estate