Banorët e Moskës duhet të presin më shumë sulme të përditshme në kryeqytetin rus, deklaroi Andriy Yusov, zëdhënës i inteligjencës ushtarake ukrainase.
Ai tha se ditët e fundit, dronët ukrainas kanë mbërritur rregullisht në kryeqytetin e Moskës të cilat kanë shkaktuar shumë dëme.
"Duke pasur parasysh dinamikën e muajve të fundit, numrin, gjeografinë dhe intensitetin, do të ishte logjike të supozohej një rritje e sulmeve të përditshme", tha zëdhënësi