12/24/2025 3:20:07 PM

Pacolli: Qytetarët po i paguajnë çdo ditë vendimet e gabuara të qeverisë në veri

Duhet të lexoni

Ish-ministri i Punëve të Jashtme të Kosovës, Behgjet Pacolli ka kritikuar vendimet e gabuara të Qeverisë së Kosovës në pjesën veriore të vendit pasojat e të cilave, sipas tij, po vuajnë qytetarët.

Sipas tij mjafton të analizohen të gjitha vendimet e Qeverisë së Kosovës për pjesën veriore të vendit duke filluar nga reciprociteti për targa për të kuptuar se çfarë ka humbur e çfarë ka fituar Kosova si shtet.

“Me reciprocitetin për targat, u legalizuan targat ilegale. Me dërgimin e policisë speciale, u dashtë t’i tërhiqnim ata, madje u kushtëzuam me largimin e kriminelëve dhe barrikadave nga rruga.

Me aplikimin e gjobave për targa, serbët tërhiqen nga institucionet dhe kthimin e tyre e kushtëzojnë me themelimin e Asociacionit.

Pa asnjë nevojë, organizojmë zgjedhjet, tani ne vetë i anulojmë ato dhe sipas dëshirës së disubidientëve serb, organizojmë zgjedhje të reja”, ka shkruar Pacolli në rrjetin e tij social në Facebook.

Pacolli ndër të tjera ka cituar një medium ndërkombëtar, pa ia përmendur emrin, ku sipas tij shkruhej: “Serbia nuk ka nevojë të bëjë asgjë në Kosovë, çka i duhet asaj e bënë Kurti.

“Mos të flasim për deklaratat kontradiktore të vartësve të kryeministrit pas çdo takimi me serbët ose në kontekst me ta. Kjo dhemb, por kështu është realiteti fatkeqësisht”.


- Hapsirë reklamuese - Metro Real Estate

Më shumë

Showbiz

Rudina Dembacaj thyen heshtjen, flet për fejesën me Eduart Grishaj

Rudina Dembacaj dhe marrëdhëniet e saj kanë qenë gjithmonë një temë mjaft e bujshme në median rozë.Por n& ...

Aksidentohet Osmani i “Stupcave”, kjo është gjendja e tij shëndetësore

Një aksident trafiku ka ndodhur minuta më parë në rrugën Prishtinë -Gjilan, saktësish në Graçanicë ...

Venera Lumani dhe Lind Islami bëhen prindër për herë të parë! Ja emri që i kanë vendosur djalit!

Një kapitull i ri ka nisur për çiftin Venera Lumani dhe Lind Islami, të cilët janë bërë prindër pë ...

Jetë / Stil

Konsumi i përditshëm i kosit ul rrezikun e prekjes nga kjo sëmundje

Njerëzit që hanë kos çdo ditë kanë një rrezik më të ulët të zhvillimit të osteoporoz&eum ...

Si të kuptoni personalitetin dhe karakterin e dikujt me vetëm një pyetje

Takimi me njerëz të rinj është një nga gjërat më të mira në jetë. Çdo person i rëndë ...

Shurupi i kollës me shegë dhe mjaltë! Si ta përdorni për shërim të shpejtë

Kolla nuk duhet nënvlerësuar apo anashkaluar. Ajo shkakton vështirësi në sistemin imunitar dhe e drobit organizmin. Pasi dob& ...

Sport

Tensione në Paris para ndeshjes PSG – Aston Villa, përleshen tifozët

Në prag të ndeshjes së shumëpritur të Ligës së Kampionëve mes Paris Saint-Germainit dhe Aston Villës jan& ...

Salah drejt largimit, Liverpooli përgatitë 140 milionë euro për yllin e Realit

Liverpool po përgatitet për largimin e mundshëm të Mohamed Salah duke ofruar 140 milionë euro për Rodrygo Goes të R ...

Pjesë e Bayern Munich prej 25 vitesh, Muller njofton largimin

Thomas Muller do të largohet nga Bayern Munich në fund të sezonit. Sulmuesi njoftoi këtë të Shtunë se janë mua ...
- Hapsirë reklamuese - Brain Inside Sh.P.K

Të fundit

- Hapsirë reklamuese - Metro Real Estate