12/25/2025 5:42:17 PM

Treni del nga binarët! 30 të vdekur deri tani, dhjetëra njerëz të bllokuar poshtë vagonave

Duhet të lexoni

Një aksident i rëndë hekurudhor ka ndodhur mesditën e kësaj të diele në jug të Pakistanit, ku të paktën 30 persona kanë vdekur dhe mbi 100 të tjerë janë plagosur.

Mësohet se 10 vagonë të trenit kanë dalë nga binarët, pranë stacionit hekurudhor Sahara, në qytetin Nawabshah.

Pamjet e publikuara në rrjetet sociale, tregojnë dhjetëra njerëz të cilët ndodhen në vendngjarje, disa prej të cilëve kanë ngecur poshtë vagonëve të rrokullisur.,

Ndërsa autoritetet thonë se ekipet e shpëtimit kanë mbërritur në vendin ku u shënua aksidenti tragjik dhe po punojnë për nxjerrjen e të mbijetuarve, që kanë ngecur poshtë vagonëve.

Aksidentet dhe daljet e trenit nga binarët ndodhin shpesh në sistemin e vjetruar hekurudhor në Pakistan. Në qershor 2021, dy trena u përplasën mes vete afër Daharkit në Sindh, duke i vrarë të paktën 65 njerëz dhe duke i lënduar rreth 150 të tjerë.

Të paktën 75 udhëtarë u dogjën në një zjarr që e kishte kapluar trenin Tezgam në tetor 2019, derisa nga përplasja e dy trenave në Ghotkit u vranë më shumë se 100 njerëz më 2005.


- Hapsirë reklamuese - Metro Real Estate

Më shumë

Showbiz

Rudina Dembacaj thyen heshtjen, flet për fejesën me Eduart Grishaj

Rudina Dembacaj dhe marrëdhëniet e saj kanë qenë gjithmonë një temë mjaft e bujshme në median rozë.Por n& ...

Aksidentohet Osmani i “Stupcave”, kjo është gjendja e tij shëndetësore

Një aksident trafiku ka ndodhur minuta më parë në rrugën Prishtinë -Gjilan, saktësish në Graçanicë ...

Venera Lumani dhe Lind Islami bëhen prindër për herë të parë! Ja emri që i kanë vendosur djalit!

Një kapitull i ri ka nisur për çiftin Venera Lumani dhe Lind Islami, të cilët janë bërë prindër pë ...

Jetë / Stil

Konsumi i përditshëm i kosit ul rrezikun e prekjes nga kjo sëmundje

Njerëzit që hanë kos çdo ditë kanë një rrezik më të ulët të zhvillimit të osteoporoz&eum ...

Si të kuptoni personalitetin dhe karakterin e dikujt me vetëm një pyetje

Takimi me njerëz të rinj është një nga gjërat më të mira në jetë. Çdo person i rëndë ...

Shurupi i kollës me shegë dhe mjaltë! Si ta përdorni për shërim të shpejtë

Kolla nuk duhet nënvlerësuar apo anashkaluar. Ajo shkakton vështirësi në sistemin imunitar dhe e drobit organizmin. Pasi dob& ...

Sport

Tensione në Paris para ndeshjes PSG – Aston Villa, përleshen tifozët

Në prag të ndeshjes së shumëpritur të Ligës së Kampionëve mes Paris Saint-Germainit dhe Aston Villës jan& ...

Salah drejt largimit, Liverpooli përgatitë 140 milionë euro për yllin e Realit

Liverpool po përgatitet për largimin e mundshëm të Mohamed Salah duke ofruar 140 milionë euro për Rodrygo Goes të R ...

Pjesë e Bayern Munich prej 25 vitesh, Muller njofton largimin

Thomas Muller do të largohet nga Bayern Munich në fund të sezonit. Sulmuesi njoftoi këtë të Shtunë se janë mua ...
- Hapsirë reklamuese - Brain Inside Sh.P.K

Të fundit

- Hapsirë reklamuese - Metro Real Estate