12/25/2025 3:36:56 AM

Zjarri në Gllogjan: 48 vetura, punëtoria dhe një pjesë e shtëpisë u dogjën si pasojë e rrymës

Duhet të lexoni

Një zjarr i madh përfshiu një servis të veturave në fshatin Gllogjan të Deçanit. Nga zjarri që u shkaktua si pasojë e rrymës, u dogjën 48 vetura dhe një traktor.

Kështu ka bërë të ditur në një prononcim për Telegrafin, pronari i servisit të veturave, Haradin Zeqiraj.

“48 vetura janë djegur dhe një traktor, shkaku i rrymës. Rasti ka ndodhur rreth orës 12:29 të shtunën. Ka filluar zjarri dhe për 10-15 minuta ka përfshirë çdo gjë”, tha Zeqiraj.

Ai shtoi se përveç veturave është djegur magazina e po ashtu edhe një pjesë e shtëpisë.

Veturat kanë qenë të parkuara jashtë, është djegur e gjithë magazina që ka pasur edhe pjesë të veturave, dhe shtëpia është dëmtuar nga tymi dhe një pjesë e saj është djegur gjithashtu”, u shpreh Zeqriaj për Telegrafin.

Haradin Zeqiraj më tej shtoi se dëmi i shkaktuar mund të jetë mbi 200 mijë euro, ndërkaq tregoi se nuk ka pasur të lënduar në njerëz.

Njësitë policore kanë kryer ekzaminimet e nevojshme në vendin e ngjarjes, teksa me urdhër të prokurorit, rasti është cilësuar si “Zjarrvënie”.

Rastin në fjalë e ka konfirmuar edhe zëdhënësi i Policisë për rajonin e Pejës, Driton Rugova.

“Dje rreth orë 12:40, Policia është njoftuar nga një qytetar se ne fshatin Gllogjan- Deçan janë duke u djegur disa vetura. Policia menjëherë kanë dal në vendngjarje, gjithashtu edhe zjarrfikësit dhe është bërë lokalizimi i zjarrit, rasti mbetet të hetohet”, u shpreh Rugova.


- Hapsirë reklamuese - Metro Real Estate

Më shumë

Showbiz

Rudina Dembacaj thyen heshtjen, flet për fejesën me Eduart Grishaj

Rudina Dembacaj dhe marrëdhëniet e saj kanë qenë gjithmonë një temë mjaft e bujshme në median rozë.Por n& ...

Aksidentohet Osmani i “Stupcave”, kjo është gjendja e tij shëndetësore

Një aksident trafiku ka ndodhur minuta më parë në rrugën Prishtinë -Gjilan, saktësish në Graçanicë ...

Venera Lumani dhe Lind Islami bëhen prindër për herë të parë! Ja emri që i kanë vendosur djalit!

Një kapitull i ri ka nisur për çiftin Venera Lumani dhe Lind Islami, të cilët janë bërë prindër pë ...

Jetë / Stil

Konsumi i përditshëm i kosit ul rrezikun e prekjes nga kjo sëmundje

Njerëzit që hanë kos çdo ditë kanë një rrezik më të ulët të zhvillimit të osteoporoz&eum ...

Si të kuptoni personalitetin dhe karakterin e dikujt me vetëm një pyetje

Takimi me njerëz të rinj është një nga gjërat më të mira në jetë. Çdo person i rëndë ...

Shurupi i kollës me shegë dhe mjaltë! Si ta përdorni për shërim të shpejtë

Kolla nuk duhet nënvlerësuar apo anashkaluar. Ajo shkakton vështirësi në sistemin imunitar dhe e drobit organizmin. Pasi dob& ...

Sport

Tensione në Paris para ndeshjes PSG – Aston Villa, përleshen tifozët

Në prag të ndeshjes së shumëpritur të Ligës së Kampionëve mes Paris Saint-Germainit dhe Aston Villës jan& ...

Salah drejt largimit, Liverpooli përgatitë 140 milionë euro për yllin e Realit

Liverpool po përgatitet për largimin e mundshëm të Mohamed Salah duke ofruar 140 milionë euro për Rodrygo Goes të R ...

Pjesë e Bayern Munich prej 25 vitesh, Muller njofton largimin

Thomas Muller do të largohet nga Bayern Munich në fund të sezonit. Sulmuesi njoftoi këtë të Shtunë se janë mua ...
- Hapsirë reklamuese - Brain Inside Sh.P.K

Të fundit

- Hapsirë reklamuese - Metro Real Estate