12/21/2025 5:52:24 PM

Polonia ndjek me ankth rritjen e tensioneve në kufirin me Bjellorusinë

Duhet të lexoni

Tensionet janë të larta përgjatë kufirit Poloni-Bjellorusi pas futjes në hapësirën ajrore polake të dy helikopterëve bjellorusë. Korrespondentja e Zërit të Amerikës, Myroslava Gongadze, njofton se ushtria polake ka vendosur trupa shtesë dhe helikopterë luftarakë pranë kufirit, ndërsa shtohen zërat mbi mundësinë e një inkursioni ushtarak.

Banorët në qytetin polak Bialowieza, pranë kufirit me Bjellorusinë, kanë njoftuar për incidentet e shkeljes së kufirit nga dy helikopterë ushtarakë bjellorusë.

Ministria polake e mbrojtjes i ka konfirmuar incidentet, ka informuar NATO-n dhe ka dërguar trupa shtesë në kufi.

Duke qëndruar përkrah presidentit lituanez, Kryeministri polak Mateusz Morawiecki shprehu shqetësimet mbi lëvizjen e forcave ruse Wagner në Bjellorusi drejt kufirit polak.

“Kemi dy vjet që po përjetojmë sulme hibride në kufirin e Polonisë me Bjellorusinë. Me provokimet e tyre Rusia dhe Bjellorusia po rrisin trysninë përgjatë kufirit”.

Polonia ka dërguar trupa shtesë dhe helikopterë luftarakë në kufi për të rritur gatishmërinë, tha Ministri i Mbrojtjes Mariusz Blaszczak.

“Për të përballuar provokimin nga Bjellorusia, sepse ne e kuptojmë që Bjellorusia tani është pjesë e perandorisë ruse, kështu që sulmet hibride ndaj Polonisë janë patjetër të koordinuara me Kremlinin”.

Bjellorusia i ka mohuar shkeljet e hapësirës ajrore dhe ka akuzuar Poloninë se i ka ngritur akuzat për të justifikuar grumbullimin e trupave në kufi.

Më 1 gusht, banorët e qytetit polak Bialowieza raportuan se kishin parë dy helikopterë bjellorusë që fluturonin në lartësi të ulëta.

Mariusz Kurnyta, vullnetar me një grup lokal shpëtimi malor shtron pyetjen se pse qeveria i konfirmoi raportimet e banorëve vetëm pasi filmimet filluan të shfaqen në mediat sociale. Ai thotë se një e njohura e tij i kishte parë helikopterët.

“Ajo po shëtiste qenin në mëngjes në Bialowieza. Ata fluturuan mbi kokën e saj dhe ajo fotografoi helikopterët që kishin shenja identifikimi bjelloruse. Qeveria tha se radarët nuk kishin zbuluar gjë. Por nëse kemi një ushtri kaq të fuqishme siç thonë ata, është e çuditshme që nuk i vunë re helikopterët që fluturonin mbi kokat e tyre”.

Polonia akuzon Rusinë dhe Bjellorusinë se përdorin emigrantët për të destabilizuar Poloninë dhe vendet e tjera të BE-së, duke e quajtur taktikën një formë të luftës hibride.

Si kundërpërgjigje, Polonia ka ndërtuar një gardh çeliku 186 kilometra të gjatë me një lartë 5 metra, duke vënë sensor dhe pajisje të ndryshme survejimi.

Vullnetari i shpëtimit malor Mariusz Kurnyta thotë se gjatë dy viteve të fundit, ai ka ndihmuar shumë emigrantë, për të cilët thotë se ishin dërguar të kalonin kufirin ilegalisht.

“Bjellorusia po i sjell këtu dhe automatikisht i mashtron sepse nuk kanë se si të kthehen. Disa prej tyre rrihen, disa detyrohen. Më 3 gusht, 13 afganë kërkuan ndihmë, dy prej tyre ishin të plagosur dhe disa të tjerë kishin shenja të dukshme abuzimi fizik”.

Zyrtarët polakë po paralajmërojnë se mercenarët e Wagner-it mund të maskohen si roje kufitare bjelloruse për të ndihmuar migrantët të kalojnë ilegalisht dhe të paraqiten si emigrantë për të hyrë në vendet e NATO-s.

Qeveria bjelloruse ka mohuar provokimin e një krize kufitare, por ka thënë se trupat e saj kanë ndihmuar emigrantët të kalojnë kufirin drejt Polonisë./VOA


- Hapsirë reklamuese - Metro Real Estate

Më shumë

Showbiz

Rudina Dembacaj thyen heshtjen, flet për fejesën me Eduart Grishaj

Rudina Dembacaj dhe marrëdhëniet e saj kanë qenë gjithmonë një temë mjaft e bujshme në median rozë.Por n& ...

Aksidentohet Osmani i “Stupcave”, kjo është gjendja e tij shëndetësore

Një aksident trafiku ka ndodhur minuta më parë në rrugën Prishtinë -Gjilan, saktësish në Graçanicë ...

Venera Lumani dhe Lind Islami bëhen prindër për herë të parë! Ja emri që i kanë vendosur djalit!

Një kapitull i ri ka nisur për çiftin Venera Lumani dhe Lind Islami, të cilët janë bërë prindër pë ...

Jetë / Stil

Konsumi i përditshëm i kosit ul rrezikun e prekjes nga kjo sëmundje

Njerëzit që hanë kos çdo ditë kanë një rrezik më të ulët të zhvillimit të osteoporoz&eum ...

Si të kuptoni personalitetin dhe karakterin e dikujt me vetëm një pyetje

Takimi me njerëz të rinj është një nga gjërat më të mira në jetë. Çdo person i rëndë ...

Shurupi i kollës me shegë dhe mjaltë! Si ta përdorni për shërim të shpejtë

Kolla nuk duhet nënvlerësuar apo anashkaluar. Ajo shkakton vështirësi në sistemin imunitar dhe e drobit organizmin. Pasi dob& ...

Sport

Tensione në Paris para ndeshjes PSG – Aston Villa, përleshen tifozët

Në prag të ndeshjes së shumëpritur të Ligës së Kampionëve mes Paris Saint-Germainit dhe Aston Villës jan& ...

Salah drejt largimit, Liverpooli përgatitë 140 milionë euro për yllin e Realit

Liverpool po përgatitet për largimin e mundshëm të Mohamed Salah duke ofruar 140 milionë euro për Rodrygo Goes të R ...

Pjesë e Bayern Munich prej 25 vitesh, Muller njofton largimin

Thomas Muller do të largohet nga Bayern Munich në fund të sezonit. Sulmuesi njoftoi këtë të Shtunë se janë mua ...
- Hapsirë reklamuese - Brain Inside Sh.P.K

Të fundit

- Hapsirë reklamuese - Metro Real Estate