Aktivizmi dhe nismat qytetare, të cilat ndihmojnë në promovimin e pasurive natyrore, botës së egër dhe kafshëve të egra në Kosovë, janë çdoherë të mirëseardhura.
Së fundmi, fotografi i njohur dhe ndër të paktit në Kosovë, Arian Mavriqi, ka nisur një fushatë aktiviste dhe tejet pozitive për faunën e Kosovës.
Fushata e Mavriqit ndërthur në vete disa aspekte: promovimin e botës së egër në vendin tonë, ndërgjegjësimin dhe përgjegjësinë ndaj kafshëve që na rrethojnë çdo ditë, përkujdesjen ndaj tyre në aspektin human si dhe aktivizmin si qytetarë të shtetit të Kosovës.
Fushata përfshin blerjen e bluzave verore, të cilat e kanë të shtypur njërën nga fotografitë nënshkruese të fotografit, ku shihet silueta e Lejlekut në prapavijë me Hënën.
Megjithatë, nisma e Mavriqit është tejet solide në krahasim me nevojën dhe përkujdesjen e vazhdueshme që duhet ta kenë kafshët dhe mjedisi që na rrethon, përkujdesje kjo që tashmë e disa vite po mungon nga institucionet.
Mavriqi, në një prononcim ekskluziv për Katror.info shpalosi se nga erdhi idea për ta nisur këtë kampanjë, dhe cili në fakt është qëllimi i inicativës.
“E kam filluar këtë kampanjë me shitjen e bluzave, me qëllim të mbledhjes sa mjeteve, të cilat do t’i dedikohen pasurive tona natyrore në përgjithësi. Me ato para kam menduar të investoj, ku do që të paraqitet nevoja, për ushqime për kafshë, qentë endacakë sidomos, për investime, për kamera kurthë, për rrugëtime ma të gjata, e kështu me radhë. Mirëpo kryesisht për promovimin e faunës dhe botës së egër”, tregoi Mavriqi për Katror.info.
Sipas tij, interesimi i qytetarëve për të kontribuuar sado pak është jashtëzakonisht i lartë, mirëpo nevoja dhe kostoja për promovimin e botës së egër është tejet e madhe.
“Njëherë për njëherë është duke ecë puna shumë mirë, deri tani i kam shitë diku afro 200 bluza, mirëpo akoma duhet shumë për me e mbrri atë cakun që po dëshiroj, me mbledh sa ma shumë mjete financiare, që me kriju kushte për me e bo promovimin e botës së egër, është fjala për krejt territorin e Kosovës”, shtoi ai.
Siç dihet, tash e sa vite, Mavriqi e ka vendosur Kosovën në hartën e rajonit dhe përtej, sa i përket promovimit dhe dokumentimit të botës së egër në Kosovë, si dhe fotografisë së botës së egër në përgjithësi në Ballkanin Perëndimor.
Megjithatë, vërehet mungesa e mbështetjes financiare dhe vëmendjes institucionale, pasi që pjesën më të madhe të këtij promovimi Mavriqi e bën me mjete vetanake financiare.
“Normalisht, vështirësit janë të mëdha, dhe kjo ka qenë një ndër shtysat, pasi që shumicën e kohës jam me mjete vetanake, mungesa e mbështetjes nga ana e qeverisë dhe institucioneve përkatëse na ka detyruar me ndërmarrë nisma të tilla, të cilat janë krejtsisht legjitime dhe mirëpriten nga qytetarët”, përfundoi Mavriqi.

Mundesh me e lexu edhe…
Federata Ndërkombëtare e vlerëson lartë FHK-në
Fushata përfshin blerjen e bluzave verore, të cilat e kanë të shtypur njërën nga fotografitë nënshkruese të fotografit, ku shihet silueta e Lejlekut në prapavijë me Hënën.
- ADVERTISEMENT -
FOTO: ARIAN MAVRIQI / FACEBOOK
Megjithatë, nisma e Mavriqit është tejet solide në krahasim me nevojën dhe përkujdesjen e vazhdueshme që duhet ta kenë kafshët dhe mjedisi që na rrethon, përkujdesje kjo që tashmë e disa vite po mungon nga institucionet.
Mavriqi, në një prononcim ekskluziv për Katror.info shpalosi se nga erdhi idea për ta nisur këtë kampanjë, dhe cili në fakt është qëllimi i inicativës.
- ADVERTISEMENT -
“E kam filluar këtë kampanjë me shitjen e bluzave, me qëllim të mbledhjes sa mjeteve, të cilat do t’i dedikohen pasurive tona natyrore në përgjithësi. Me ato para kam menduar të investoj, ku do që të paraqitet nevoja, për ushqime për kafshë, qentë endacakë sidomos, për investime, për kamera kurthë, për rrugëtime ma të gjata, e kështu me radhë. Mirëpo kryesisht për promovimin e faunës dhe botës së egër”, tregoi Mavriqi për Katror.info.
Sipas tij, interesimi i qytetarëve për të kontribuuar sado pak është jashtëzakonisht i lartë, mirëpo nevoja dhe kostoja për promovimin e botës së egër është tejet e madhe.
“Njëherë për njëherë është duke ecë puna shumë mirë, deri tani i kam shitë diku afro 200 bluza, mirëpo akoma duhet shumë për me e mbrri atë cakun që po dëshiroj, me mbledh sa ma shumë mjete financiare, që me kriju kushte për me e bo promovimin e botës së egër, është fjala për krejt territorin e Kosovës”, shtoi ai.
Siç dihet, tash e sa vite, Mavriqi e ka vendosur Kosovën në hartën e rajonit dhe përtej, sa i përket promovimit dhe dokumentimit të botës së egër në Kosovë, si dhe fotografisë së botës së egër në përgjithësi në Ballkanin Perëndimor.
Megjithatë, vërehet mungesa e mbështetjes financiare dhe vëmendjes institucionale, pasi që pjesën më të madhe të këtij promovimi Mavriqi e bën me mjete vetanake financiare.
“Normalisht, vështirësit janë të mëdha, dhe kjo ka qenë një ndër shtysat, pasi që shumicën e kohës jam me mjete vetanake, mungesa e mbështetjes nga ana e qeverisë dhe institucioneve përkatëse na ka detyruar me ndërmarrë nisma të tilla, të cilat janë krejtsisht legjitime dhe mirëpriten nga qytetarët”, përfundoi Mavriqi.
- ADVERTISEMENT -
Për të gjithë ju që dëshironi të kontribuoni sadopak në nismën qytetare të Arianit, mund ta porosisni bluzën tuaj për vetëm 20 euro (posta falas) në Heejprintingshop në Instagram apo në numrin +38349529447 në Viber.