1/23/2026 8:53:56 PM

Çfarë ndodh vërtet kur përjetoni një Déjà Vu

Duhet të lexoni

Déjà vu është ndjenja e veçantë që të krijon ndjesinë e diçkaje që e keni përjetuar më parë, ndërsa në të njëjtën kohë e dini që kjo gjë nuk është e vërtetë, shkruan Gazeta Metro.


Ekspertët vlerësojnë se afërsisht 2 në 3 persona e kanë përjetuar të paktën një herë një përvojë të tillë. Termi francez Déjà Vu, që përkthehet “i parë tashmë”, u shpik në vitin 1876 nga filozofi dhe psikiatri francez Emil Buarak.

Por njerëzit e kishin përjetuar një përvojë të tillë shumë kohë para se ajo të kishte një emër. Përgjatë shekujve, njerëzit e cilësonin Déjà Vu si dëshmi të asaj që e besonin tashmë. Sigmund Frojd analizoi Déjà Vu dhe pa tek ajo dëshirat e ndrydhura të njerëzve.

Ndërkohë Karl Jung mendoi se përvoja lidhej me pavetëdijen kolektive. Platoni përshkroi diçka të ngjashme me Déjà Vu si dëshmi të jetës së mëparshme. Dhe sigurisht, ekziston edhe ideja moderne e përshkruar nga Hollivudi në filmin e famshëm “Matrix”. Nuk është e vështirë të kuptohet pse Déjà Vu mori reputacionin e të qenit një dukuri e mbinatyrshme.

Në vitin 2003, psikologu Alan Braun publikoi një studim në revistën “Psychological Bulletin”, që rishikonte ato që diheshin mbi Déjà Vu, dhe i lidhte ato informacione me paradigmat ekzistuese në psikologjinë konjitive dhe kërkimet mbi kujtesën.

Bazat e studimi të tij u përdorën nga komuniteti i ekspertëve për të studiuar mënga afër fenomenin në vitet që do të pasonin. Përveç lidhjeve me dukuri paranormale, Déjà Vu ka paraqitur një pengesë tjetër për studiuesit. Kjo përvojë zakonisht zgjat jo më shumë se disa sekonda, dhe nuk ka asnjë paralajmërim se kur do të ndodhë, gjë që e bën shumë të vështirë studimin. Shumë nga gjërat që dihen deri tani mbi Déjà Vu bazohen në sondazhe. Gjithsesi, studiuesit kanë dalë me mënyra të reja për ta studiuar atë në natyrë. Në vitin 2006, një ekip në Angli hipnotizoi disa vullnetarë për të nxitur tek ata fenomenin Déjà Vu./gazetametro.


- Hapsirë reklamuese - Metro Real Estate

Më shumë

Showbiz

Rudina Dembacaj thyen heshtjen, flet për fejesën me Eduart Grishaj

Rudina Dembacaj dhe marrëdhëniet e saj kanë qenë gjithmonë një temë mjaft e bujshme në median rozë.Por n& ...

Aksidentohet Osmani i “Stupcave”, kjo është gjendja e tij shëndetësore

Një aksident trafiku ka ndodhur minuta më parë në rrugën Prishtinë -Gjilan, saktësish në Graçanicë ...

Venera Lumani dhe Lind Islami bëhen prindër për herë të parë! Ja emri që i kanë vendosur djalit!

Një kapitull i ri ka nisur për çiftin Venera Lumani dhe Lind Islami, të cilët janë bërë prindër pë ...

Jetë / Stil

Studimi: 2 mosha specifike kur plakja rritet në mënyrë dramatike!

Nëse keni vërejtur se po ju dalin rrudhat, një siklet ose një ndjenjë e përgjithshme e plakjes që duket se ndodh br ...

A mund t’i arrini gishtat e këmbëve? Nëse jo, trupi juaj po ju dërgon një mesazh të rëndësishëm

Shumë njerëz që ushtrojnë rregullisht dhe bëjnë jetë aktive i lënë pas dore ushtrimet e fleksibilitetit. ...

Tiroidet me probleme/ Mos i neglizhoni më këto simptoma!

Kur nuk ndihemi mirë shpesh fajësojmë ndonjë problem fizik, gripin, të ftohtin apo edhe vetë moshën, por injorojm&e ...

Sport

Tensione në Paris para ndeshjes PSG – Aston Villa, përleshen tifozët

Në prag të ndeshjes së shumëpritur të Ligës së Kampionëve mes Paris Saint-Germainit dhe Aston Villës jan& ...

Salah drejt largimit, Liverpooli përgatitë 140 milionë euro për yllin e Realit

Liverpool po përgatitet për largimin e mundshëm të Mohamed Salah duke ofruar 140 milionë euro për Rodrygo Goes të R ...

Pjesë e Bayern Munich prej 25 vitesh, Muller njofton largimin

Thomas Muller do të largohet nga Bayern Munich në fund të sezonit. Sulmuesi njoftoi këtë të Shtunë se janë mua ...
- Hapsirë reklamuese - Brain Inside Sh.P.K

Të fundit

- Hapsirë reklamuese - Metro Real Estate