12/19/2025 3:11:55 PM

Dosja e Ahmetajt, Lulzim Basha: Është koha të hapim letrat dhe të tregojmë pasurinë e çdo politikani

Duhet të lexoni

Ish- kryedemokrati Lulzim Basha ka zhvilluar një takim në qytetin e Pogradecit me qytetarët. Teksa në PD dita ku do të zgjidhet kryetari po afron, Basha thotë se me të në krye PD-ja do të kthehet sërish në alternativë, e për këtë do duhet të hapen letrat e të tregohet pasuria e çdo politikani.

“Sot është koha t’i japim fuqi votës dhe zërit të qytetarëve përmes listave të hapura, vetting-ut në politikë, kufizimit të mandateve e votës së diasporës. Për këtë ne duhet të bëjmë gjithçka mundemi, bashkë me çdo shqiptar, të majtë e të djathtë, për të bërë të mundur këto ndryshime, duke kërkuar edhe referendum.

Sot është e qartë. Ata që duan monopol mbi politikën, median, ekonominë dhe duan që Shqipëria të mbetet në duart e tyre, janë kundër vetting-ut, janë kundër llogaridhënies për pasuritë e tyre dhe lidhjet me krimin, që përdorin në çdo palë zgjedhje.

Mjafton të shihen dosjet e korrupsionit të Ahmetajt, ministrave, deputetëve dhe kryebashkiakëve të Edi Ramës për të kuptuar si i vjedhin paratë e shqiptarëve, si e përdorin krimin për të blerë zgjedhjet, si kriminelët përcaktojnë përfaqësuesit e tyre në Kuvend, si shteti i tyre funksionon si një organizatë kriminale.

Sot është koha të hapim letrat dhe të tregojmë pasurinë e çdo politikani. Të shohim a i justifikojnë apo jo!

Sot është koha që shqiptarëve t’u japim mundësinë të zgjedhin përmes votës se drejtpërdrejt deputetët e tyre.

Partia Demokratike mund dhe do ta sjellë këtë ndryshim, duke u bashkuar përmes vlerave dhe ideve në Aleancën Qytetare për Demokracinë, nëpërmjet së cilës mund të formojmë një shumicë që tejkalon ndarjet politike, për të bërë ndryshimet kushtetues që u japin forcë dhe pushtet qytetarëve për të ndërtuar të ardhmen që meritojnë.”- thotë Basha.


- Hapsirë reklamuese - Metro Real Estate

Më shumë

Showbiz

Rudina Dembacaj thyen heshtjen, flet për fejesën me Eduart Grishaj

Rudina Dembacaj dhe marrëdhëniet e saj kanë qenë gjithmonë një temë mjaft e bujshme në median rozë.Por n& ...

Aksidentohet Osmani i “Stupcave”, kjo është gjendja e tij shëndetësore

Një aksident trafiku ka ndodhur minuta më parë në rrugën Prishtinë -Gjilan, saktësish në Graçanicë ...

Venera Lumani dhe Lind Islami bëhen prindër për herë të parë! Ja emri që i kanë vendosur djalit!

Një kapitull i ri ka nisur për çiftin Venera Lumani dhe Lind Islami, të cilët janë bërë prindër pë ...

Jetë / Stil

Konsumi i përditshëm i kosit ul rrezikun e prekjes nga kjo sëmundje

Njerëzit që hanë kos çdo ditë kanë një rrezik më të ulët të zhvillimit të osteoporoz&eum ...

Si të kuptoni personalitetin dhe karakterin e dikujt me vetëm një pyetje

Takimi me njerëz të rinj është një nga gjërat më të mira në jetë. Çdo person i rëndë ...

Shurupi i kollës me shegë dhe mjaltë! Si ta përdorni për shërim të shpejtë

Kolla nuk duhet nënvlerësuar apo anashkaluar. Ajo shkakton vështirësi në sistemin imunitar dhe e drobit organizmin. Pasi dob& ...

Sport

Tensione në Paris para ndeshjes PSG – Aston Villa, përleshen tifozët

Në prag të ndeshjes së shumëpritur të Ligës së Kampionëve mes Paris Saint-Germainit dhe Aston Villës jan& ...

Salah drejt largimit, Liverpooli përgatitë 140 milionë euro për yllin e Realit

Liverpool po përgatitet për largimin e mundshëm të Mohamed Salah duke ofruar 140 milionë euro për Rodrygo Goes të R ...

Pjesë e Bayern Munich prej 25 vitesh, Muller njofton largimin

Thomas Muller do të largohet nga Bayern Munich në fund të sezonit. Sulmuesi njoftoi këtë të Shtunë se janë mua ...
- Hapsirë reklamuese - Brain Inside Sh.P.K

Të fundit

- Hapsirë reklamuese - Metro Real Estate