12/19/2025 5:09:56 PM

Me miliona paund të krimit të organizuar drejt Dubait, dënohen “The Transporters”

Duhet të lexoni

Gjashtë persona që kontrabanduan miliona paund para kriminale të mbushura në valixhe nga Londra në Dubai janë dënuar. Jo-Emma Larvin, Jonathan Johnson, Beatrice Auty, Amy Harrison, Nicola Esson dhe Muhammad Ilyas lëvizën paratë gjatë vitit 2019 dhe 2020, thanë detektivët.

Në Gjykatën e Kurorës në Isleworth, Auty u dënua me burgim për 42 muaj, ndërsa të tjerët morën dënime me kusht. Ata ishin dënuar për largimin e pasurisë kriminale në muajin prill.

Agjencia Kombëtare e Krimit tha që të gjashtë ata ishin pjesë e një skeme të pastrimit të parave ku më shumë se 104 milionë euro u larguan nga MB, e cila u drejtua nga Abdullah Alfalasi, 48 vjeç, i cili u dënua në korrik të vitit 2022 me nëntë vjet e shtatë muaj.

Gjatë gjykimit ishe thënë se ata i transportuan paratë në Dubai, nëpërmjet Heathrow, gjatë 83 udhëtimeve të veçanta midis nëntorit të vitit 2019 dhe tetorit të vitit 2020 dhe ishin paguar rreth 3,000 euro për çdo udhëtim, duke udhëtuar në klasën e biznesit për të lejuar bagazhe shtesë.

Banda komunikoi në një grup WhatsApp të quajtur “Sunshine and Lollipops” dhe një letër nga një kompani e quajtur Omnivest iu dorëzua doganës në Dubai, ndërsa paratë ishin deklaruar, iu është thënë juristëve.

Oficerët thanë se rrjeti mblodhi paratë, që mendohej se ishin fituar nga shitja e drogës në të gjithë Mbretërinë e Bashkuar, dhe i paketoi në valixhe me vakum, secila përmbante rreth 500,000 euro, të spërkatura me kafe ose freskues ajri në një përpjekje për të fshehur përmbajtjen nga qentë e zbulimit.


- Hapsirë reklamuese - Metro Real Estate

Më shumë

Showbiz

Rudina Dembacaj thyen heshtjen, flet për fejesën me Eduart Grishaj

Rudina Dembacaj dhe marrëdhëniet e saj kanë qenë gjithmonë një temë mjaft e bujshme në median rozë.Por n& ...

Aksidentohet Osmani i “Stupcave”, kjo është gjendja e tij shëndetësore

Një aksident trafiku ka ndodhur minuta më parë në rrugën Prishtinë -Gjilan, saktësish në Graçanicë ...

Venera Lumani dhe Lind Islami bëhen prindër për herë të parë! Ja emri që i kanë vendosur djalit!

Një kapitull i ri ka nisur për çiftin Venera Lumani dhe Lind Islami, të cilët janë bërë prindër pë ...

Jetë / Stil

Konsumi i përditshëm i kosit ul rrezikun e prekjes nga kjo sëmundje

Njerëzit që hanë kos çdo ditë kanë një rrezik më të ulët të zhvillimit të osteoporoz&eum ...

Si të kuptoni personalitetin dhe karakterin e dikujt me vetëm një pyetje

Takimi me njerëz të rinj është një nga gjërat më të mira në jetë. Çdo person i rëndë ...

Shurupi i kollës me shegë dhe mjaltë! Si ta përdorni për shërim të shpejtë

Kolla nuk duhet nënvlerësuar apo anashkaluar. Ajo shkakton vështirësi në sistemin imunitar dhe e drobit organizmin. Pasi dob& ...

Sport

Tensione në Paris para ndeshjes PSG – Aston Villa, përleshen tifozët

Në prag të ndeshjes së shumëpritur të Ligës së Kampionëve mes Paris Saint-Germainit dhe Aston Villës jan& ...

Salah drejt largimit, Liverpooli përgatitë 140 milionë euro për yllin e Realit

Liverpool po përgatitet për largimin e mundshëm të Mohamed Salah duke ofruar 140 milionë euro për Rodrygo Goes të R ...

Pjesë e Bayern Munich prej 25 vitesh, Muller njofton largimin

Thomas Muller do të largohet nga Bayern Munich në fund të sezonit. Sulmuesi njoftoi këtë të Shtunë se janë mua ...
- Hapsirë reklamuese - Brain Inside Sh.P.K

Të fundit

- Hapsirë reklamuese - Metro Real Estate