12/22/2025 10:01:11 AM

10 ushqimet që shuajnë urinë dhe nuk të shëndoshin

Duhet të lexoni

Në dietë ose jo uria e papritur dhe pa fre i ngacmon të gjithë herë pas here.

Ushqimi është sigurisht shumë i rëndësishëm për trupin dhe energjinë, por edhe ky proces ka limitet e tij. Prandaj këshillohet që edhe ataket nga uria e tepërt të kontrollohen me shumë kujdes.

Ndonëse do dëshironit të konsumonit menjëherë çfarë ju del para në frigorifer, mos e bëni me çdo ushqim.

Ka disa ushqime plot vlera të cilat ngopin stomakun pa e dëmtuar dhe fryrë atë.

Në këtë artikull AgroWeb.org, ju liston disa nga këto ushqime të cilat ju ndihmojnë të ruani shëndetin dhe peshën tuaj ideale.

Më poshtë i gjeni të listuara dhe të shpjeguara njëra pas tjetrës.

Kosi

Kosi është padyshim është një burim proteinash që ndihmojnë në frenimin e urisë së tepërt. Rreth 150 gr kos përmban 130 kalori dhe 11 gramë proteina dhe shumë pak sheqerna apo yndyrë. Nëse ndiheni të uritur jashtë vakteve të zakonshme apo në mes të natës mund të konsumoni pa problem një gotë kos.

Supa

Supa padyshim është një ndër ushqimet më të përdorura në kuzhinat dhe traditën botërore. Përveç shumëllojshmërisë në përgatitje, supa këshillohet shpesh si një kurë e mirë edhe ndaj sëmundjeve inflamatore. Një supë me perime, erëza dhe lëng mishi do të ishtë zgjedhja ideale për të mbushur stomakun në mënyrë të shëndetëshme. Kini kujdes të mos i shtoni përbërës të tjerë si djathi apo shumë makarona në mënyrë që kaloritë të mos rriten.

Frutat e pyllit

Kombinimi i frutave të pyllit është i njohur për vetitë e mrekullueshme dhe shijen e mirë. Këto fruta të egra janë të pasura me antioksidantë të cilët ndihmojnë trupin të rigjenerohet. Rreth 150 gramë fruta të thata përmbajnë vetëm 90 kalori dhe 3,6 gramë fibra, gjë që është një shpëtim për organizmin tuaj. Përmbajnë me shumicë edhe një substancë të quajtur pektinë e cila ndihmon në parandalimin e zbrazjes së shpejtë të stomakut nga ushqimet.

Vezët

Vezët konsiderohen si një nga ushqimet më me vlera në botë që i dhurojnë trupit shumë energji. Një vezë mesatare përmban 70 gramë kalori dhe 6 gramë proteina të përziera me një sërë vitaminash dhe antioksidantësh. Në këtë mënyrë stomaku juaj qëndron i ngopur dhe organizmi pasurohet me vlera duke mos shtuar në peshë.

Peshku

Gjiza

Si një nënprodukt i qumështit sigurisht është e pasur me proteina. Sigurohuni të zgjidhni gjizën pa kripë në mënyrë që të mos merrni më shumë kalori nga sa duhet në trupin tuaj. Konsumimi i pak gjize të freskët do të ishte ideal për të ndaluar urinë.

Patatet

Patatet mund të jenë shumë të shëndetëshme nëse gatuhen në mënyrën e duhur. Përzgjidhini ato sa më të freskëta dhe konsumojini të ziera me gjithë lëkurë. Mund ti spërkasni me shumë pak vaj ulliri pak kripë dhe rigon të zi për të përfituar shumë vlera dhe shije të mrekullueshme.

Mishi i bardhë

Tek mishi i bardhë futet ai i pulës, i gjelit apo gjelit të detit. Janë të pasur me proteina dhe kanë shumë pak kalori. Prandaj gatuajini me pak vaj dhe konsumojini kur ndiheni të uritur, pasi nuk do të ndikojnë peshën tuaj dhe do t’ju mbajnë të ngopur.

Bishtajoret

E gjithë familja e bishtajorëve është një zgjedhje e mirë, por kini kujdes me gatimin e tyre. Të mbani parasysh sasinë e vajit apo kripës që i shtoni është shumë e rëndësishme. Këshillohen si një mënyrë e mirë për të qëndruar të ngopur për një kohë të gjatë.

Tërshëra

Tërshëra këshillohet nga dietologët si një nga mënyrat më të sigurta dhe të shkëlqyera për të humbur në peshë. Jo vetëm që nuk ka shumë kalori, ky ushqim është i pasur me fibra dhe ka veti të mëdha ngopëse. Një tas tërshërë përmban vetëm 150 kalori dhe plot fibra e proteina që kanë një efekt të madh mbi frenimin e urisë.

Sa kalori duhet të konsumoni

Dietologët prek kohësh sugjerojnë disa shifra përsa i përket kalorive. Sasitë e yndyrnave, energjisë apo mineraleve të tjera që njeriu merr nëpërmjet ushqimit janë shumë të rëndësishme në mbajtjen e peshës së dëshiruar. Nga këto shifra për femrat rekomandohet 1300-1500 kalori për të humbur në peshë ndërsa 2000 kalori për të shtuar në peshe. Tek meshkujt shifrat janë më të larta dhe fillojnë nga 2000 kalori për të humbur në peshë ndër mbi 2500 për të shtuar./AgroWeb.org


- Hapsirë reklamuese - Metro Real Estate

Më shumë

Showbiz

Rudina Dembacaj thyen heshtjen, flet për fejesën me Eduart Grishaj

Rudina Dembacaj dhe marrëdhëniet e saj kanë qenë gjithmonë një temë mjaft e bujshme në median rozë.Por n& ...

Aksidentohet Osmani i “Stupcave”, kjo është gjendja e tij shëndetësore

Një aksident trafiku ka ndodhur minuta më parë në rrugën Prishtinë -Gjilan, saktësish në Graçanicë ...

Venera Lumani dhe Lind Islami bëhen prindër për herë të parë! Ja emri që i kanë vendosur djalit!

Një kapitull i ri ka nisur për çiftin Venera Lumani dhe Lind Islami, të cilët janë bërë prindër pë ...

Jetë / Stil

Studimi: 2 mosha specifike kur plakja rritet në mënyrë dramatike!

Nëse keni vërejtur se po ju dalin rrudhat, një siklet ose një ndjenjë e përgjithshme e plakjes që duket se ndodh br ...

A mund t’i arrini gishtat e këmbëve? Nëse jo, trupi juaj po ju dërgon një mesazh të rëndësishëm

Shumë njerëz që ushtrojnë rregullisht dhe bëjnë jetë aktive i lënë pas dore ushtrimet e fleksibilitetit. ...

Tiroidet me probleme/ Mos i neglizhoni më këto simptoma!

Kur nuk ndihemi mirë shpesh fajësojmë ndonjë problem fizik, gripin, të ftohtin apo edhe vetë moshën, por injorojm&e ...

Sport

Tensione në Paris para ndeshjes PSG – Aston Villa, përleshen tifozët

Në prag të ndeshjes së shumëpritur të Ligës së Kampionëve mes Paris Saint-Germainit dhe Aston Villës jan& ...

Salah drejt largimit, Liverpooli përgatitë 140 milionë euro për yllin e Realit

Liverpool po përgatitet për largimin e mundshëm të Mohamed Salah duke ofruar 140 milionë euro për Rodrygo Goes të R ...

Pjesë e Bayern Munich prej 25 vitesh, Muller njofton largimin

Thomas Muller do të largohet nga Bayern Munich në fund të sezonit. Sulmuesi njoftoi këtë të Shtunë se janë mua ...
- Hapsirë reklamuese - Brain Inside Sh.P.K

Të fundit

- Hapsirë reklamuese - Metro Real Estate