1/20/2026 7:58:45 AM

Çfarë ka ndryshe personi që ju dashuroni, nisur nga shenja e tyre

Duhet të lexoni

Dashi

Zakonisht dashuroheni me meshkuj të kujdesshëm dhe magjepsës. Por fatkeqsisht, ndonjëherë ata kërkojnë më shumë kohë dhe energji nga ajo çka ju jeni të gatshme të jepni. Merrni lirinë që t’u thoni që keni nevojë për hapsirën tuaj, ose thjesht bllokojini nga telefoni.

Demi

Meshkujt pasionantë dhe të vendosur gjithnjë ju tërheqin vëmendjen. Nga ana tjetër, ju njiheni për këmbëngulje deri në vdekje, pra Zoti qoftë me ju nëse jeni të dy kaq kokëshkëmb.

Binjakët

Duke qenë shumë vetë shumë argëtuese, përgjithësisht keni tendencën të dashuroheni me meshkuj karizmatikë dhe aventurierë. Pra, nëse shihni një djalë që është i gatshëm të ndërmarrë rreziqe të çmendura, e hëngrët! Edhe nëse nuk janë domosdoshmërisht të tillë, duhet të tregohen të aftë për të mbajtur ritmin tuaj, përndryshe do të harrohen shumë shpejt.

Gaforrja

Duke qenë tipa shumë emotivë, zakonisht preferoni meshkuj karizmatikë por që ju japin stabilitet emocional. Dhe duke qenë se me shumë mundësi preferoni një natë në shtëpi sesa një në club, jeni shenja që ka më shumë probabilitet për t’u dashuruar me një koleg. Shiheni me ta gjatë gjithë kohës, u besoni dhe e dini që do të jenë gjithmonë aty.

Luani

Ju dashuroni tipat inteligjentë dhe kreativë që ju frymëzojnë me unikalitetin, shijen dhe vendosmërinë e tyre. Ju jeni një udhëheqëse e lindur dhe sigurisht që doni të dukeni, kështu që vendi ideal i “gjuajtjes” për ju, do të ishte padyshim një tapet i kuq. Dhe njerëzit duhet të ndalojnë së ju gjykuari që shkoni të paftuar nëpër evente.

Virgjëresha

Keni tendencën të dashuroheni me tipa artistikë dhe emocionalë, që ju mbështesin dhe kujdesen për ju. Por kjo ndonjëherë mund të kthehet në anën e kundërt nëse përfundoni me ndonjë gomar që i pëlqen kaq shumë që ju kujdeseni për të sa nuk jep asgjë në këmbim. Nëse kjo ndodh, jepini vetes mundësinë të gjeni atë tipin për të cilin po flisnim në fillim.

Peshorja

Energjia, vetbesimi dhe shpirti i iniciativës gjithmonë ju tërheq vëmendjen. Duke qenë vetë shumë energjike, i vlerësoni meshkujt që arrijnë dhe duan të mbajnë ritmin tuaj. Më shumë sepse nëse do t’ju duhej të vraponit sërish pas një tjetër idioti për të mbajtur ritmin e tij, do t’ju zërë gjumi në mes të ndonjë rruge.

Akrepi

Keni dobësi për partnerët e kujdesshëm, praktikë dhe të durueshëm, që do të jenë në krahun tuaj për një kohë të gjatë dhe që do t’ju përkushtohen kur të keni nevojë. Jeni një shenjë që jepni shumë, por le të themi të vërtetën: Keni gjithashtu nevojë që t’ju japin shumë. Në momentin që gjeni dikë që di si të përballet me humorin tuaj të paqëndrushëm, mbajeni sepse është i duhuri.

Shigjetari

Ju dashuroni meshkujt inteligjentë dhe mendje-hapur që janë të gatshëm të jenë me ju në çdo aventurë që do të ndërmerrni. Ata që janë të mbushur me energji dhe që s’kanë frikë nga asgjë, do t’ju rrëmbejnë zemrën.

Bricjapi

Duke qenë se jeni pothuajse gjatë gjithë kohës në punë, preferoni meshkujt besnikë, të ndjeshëm dhe të dashur, që ju bëjnë të ndiheni të sigurta. Axhenda juaj s’ka aspak kohë për ata që nuk e dinë nëse ju duan ose jo.

Ujori

Natyra juaj ëndërrimtare dhe gjithnjë në ndryshim, është perfekte për tipat artistikë, të guximshëm dhe që e dinë me saktësi cilët janë. Meshkujt që kanë një këndvështrim origjinal të cilin nuk e vënë në kompromis për asgjë, janë ata që bëjnë për ju.

Peshqit

Dashuroni meshkujt e qëndrueshëm, që ju ndihmojnë kur keni nevojë si dhe ata që janë enciklopedi të vërteta. Keni nevojë që një mashkull të sjellë strukturë dhe mbështetje në jetën tuaj ëndërrimtare dhe të mbushur me kaos. Në këmbim, ai ka për të marrë parteneren më romantike që ka pasur ndonjëherë.anabel

Top Channel


- Hapsirë reklamuese - Metro Real Estate

Më shumë

Showbiz

Rudina Dembacaj thyen heshtjen, flet për fejesën me Eduart Grishaj

Rudina Dembacaj dhe marrëdhëniet e saj kanë qenë gjithmonë një temë mjaft e bujshme në median rozë.Por n& ...

Aksidentohet Osmani i “Stupcave”, kjo është gjendja e tij shëndetësore

Një aksident trafiku ka ndodhur minuta më parë në rrugën Prishtinë -Gjilan, saktësish në Graçanicë ...

Venera Lumani dhe Lind Islami bëhen prindër për herë të parë! Ja emri që i kanë vendosur djalit!

Një kapitull i ri ka nisur për çiftin Venera Lumani dhe Lind Islami, të cilët janë bërë prindër pë ...

Jetë / Stil

Studimi: 2 mosha specifike kur plakja rritet në mënyrë dramatike!

Nëse keni vërejtur se po ju dalin rrudhat, një siklet ose një ndjenjë e përgjithshme e plakjes që duket se ndodh br ...

A mund t’i arrini gishtat e këmbëve? Nëse jo, trupi juaj po ju dërgon një mesazh të rëndësishëm

Shumë njerëz që ushtrojnë rregullisht dhe bëjnë jetë aktive i lënë pas dore ushtrimet e fleksibilitetit. ...

Tiroidet me probleme/ Mos i neglizhoni më këto simptoma!

Kur nuk ndihemi mirë shpesh fajësojmë ndonjë problem fizik, gripin, të ftohtin apo edhe vetë moshën, por injorojm&e ...

Sport

Tensione në Paris para ndeshjes PSG – Aston Villa, përleshen tifozët

Në prag të ndeshjes së shumëpritur të Ligës së Kampionëve mes Paris Saint-Germainit dhe Aston Villës jan& ...

Salah drejt largimit, Liverpooli përgatitë 140 milionë euro për yllin e Realit

Liverpool po përgatitet për largimin e mundshëm të Mohamed Salah duke ofruar 140 milionë euro për Rodrygo Goes të R ...

Pjesë e Bayern Munich prej 25 vitesh, Muller njofton largimin

Thomas Muller do të largohet nga Bayern Munich në fund të sezonit. Sulmuesi njoftoi këtë të Shtunë se janë mua ...
- Hapsirë reklamuese - Brain Inside Sh.P.K

Të fundit

- Hapsirë reklamuese - Metro Real Estate